Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Edhe Sofja tashmë e njeh faktin: ka migracion të forcuar ndaj Bullgarisë

Автор:
БНР Новини
Снимка: BGNES

Pasi itinerari ballkanik i migracionit u ndërpre, deri në dje për shkaqe të ndryshme Sofje pohonte se drejt Bullgarisë nuk ka forcim të presionit të migracionit dhe nuk pret një itinerar të ri përmes territorit të saj, por bën përpjekje për të mos e lejuar krijimin e tij. Pohime se ka të ngjarë që presioni i migracionit drejt BE-së përmes Bullgarisë të forcohet kishte që gjatë muajit mars.

Vetëm përpara dhjetë ditësh mediat gjermane shkruan duke u mbështetur te një raport i fshehtë të shërbimeve speciale të Berlinit se tashmë ka ridrejtim të organizuar të migrantëve ilegalë drejt Bullgarisë. Sipas publikimeve, trafikantët tashmë preferojnë rrugën nga Turqia përmes Bullgarisë drejt Evropës Perëndimore për shkak të masave të NATO-s në Detin Egje. Sofja vazhdoi edhe atëherë të refuzojë pohimet për presion të forcuar të migracionit. Madje shprehu dyshime se ky informacion i shërbimeve gjermane nuk është i vërtetë. Mirëpo, dje vetë Kryeministri Bojko Borisov njohu se “presioni i forcuar i migracionit drejt Bullgarisë tashmë është fakt”. Rasti për këtë pohim të Kryeministrit janë provat për kalimin e kufirit shtetëror të dy grupeve – njëri prej tyre përbëhet prej 40 vetash, kurse tjetri prej 56 vetash. Shumica e tyre u dërguan menjëherë në Greqi, kurse të tjerët do të transportohen në kuadrin e një jave. Pala bullgare nuk ka pretendime ndaj palës greke dhe madje thekson se midis dy vendeve tona ka një bashkëpunim të mirë. Prapëseprapë në pjesën perëndimore të kufirit me Greqinë u dërguan trupa ushtarake, që ta ndihmojnë policinë kufitare në rast një presioni të ri.

Një përshtypje të madhe bëri fakti se kjo nuk është një prej hyrjeve më të mëdha ilegale në Bullgari, por shkaktoi një shqetësim të madh dhe një mbledhje të ngutshme në rajonin e kapjes, me pjesëmarrjen e ministrave, ushtarakëve të lartë dhe përfaqësuesve të autoriteteve vendase.

Shqetësimet filluan një ditë para fillimit të një mbledhjeje në Sofje, në të cilën Bullgaria do të dorëzojë kryesinë e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Lindore sipas parimit të rotacionit. Një prej prioriteteve kryesore të vendit gjatë gjashtë muajve, kur ai e ushtronte këtë funksion, ishte pikërisht migracioni. Në fund të prillit në Selanik ministrat e jashtëm dhe ata të brendshëm të Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë ranë dakord se megjithë pakësimin e presionit të migracionit duhet ta forcojnë luftën kundër rrjeteve të trafikantëve dhe filluan të flasin për miratimin e “Planit B”, që të mos shpresojnë vetëm te masat e ndalimit të BE-së dhe Turqisë. Për “Planin B” filluan bisedime edhe në rrethet e BE-së. Në takimin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, që fillon sot në Sofje, ka përfaqësues edhe të vendeve ballkanike, edhe të BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare. Tema e migracionit është e përbashkët për të gjithë dhe është e sigurt se do të diskutohet.

Në qoftë se kihen parasysh pozitat kryesore të deritanishme të Bullgarisë mbi këtë çështje, në forum ajo do të vazhdojë të ngulë këmbë se ka nevojë për një metodë unike për përballimin e krizës së refugjatëve si në nivel regjional, ashtu dhe në nivel evropian. Kurse shtetet në vijën e parë duhet të mund të shpresojnë te përkrahja e BE-së, që të vazhdojnë të mbrojnë kufijtë e jashtëm të Bashkimit dhe jo të kërkojnë vendime individuale.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени