Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Investimet në prodhimin e energjisë diellore

Foto: arkiv
Bullgaria duhet të zhvillojë prodhimin e energjisë nga burime ripërtëritëse energjetike, pjesë prej të cilëve janë dielli dhe era. Angazhime për prodhimin e energjisë së pastër, e cila nuk ndot ambientin rrethues, vendi ynë mori përsipër me hyrjen në BE-në. Tani për tani kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike nga dielli, domethënë sistemet fotovoltaike përbëjnë vetëm 3 megavate. Kohët e fundit 17 kompani bullgare nga sfera e energjisë diellore dhe institucione financiare krijuan Asociacionin Kombëtar Fotovoltaik. Qëllimi i tij është që kjo degë e energjetikës bullgare të fillojë të zhvillohet me ritme më të shpejta.

Në Bullgari sistemet fotovoltaike janë pak. Deri në vitin 2020 parashikohet që 16 për qind nga energjia elektrike që prodhohet në vend të sigurohet nga burime ripërtëritëse energjetike, kryesisht era dhe dielli. Në se kjo nuk do të realizohet, atëherë Komisioni Evropian do të dënojë Bullgarinë me gjoba. Si rezultat i prodhimit të energjisë nga burime ripërtëritëse do të garantohet pastërtia e natyrës dhe do të hapen vende të reja të punës. Mirëpo, Bullgaria nuk disponon strategji për zhvillimin e energjisë nga burime ripërtëritëse energjetike.

Sipërmarrësi Rumen Hristov, i cili investon në kapacitete fotovoltaike komenton: “Në Asociacionin Kombëtar Fotovoltaik ka ekspertë, të cilët do të studiojnë të gjitha mundësitë për instalimin e sistemeve fotovoltaike. Për plotësimin e detyrimit të vendit, që deri në vitin 2020, 16 për qind nga energjia e prodhuar të sigurohet nga burime ripërtëritëse, çdo vit duhet të instalohen nga150 megavate sisteme fotovoltaike. Krahas kësaj edhe kapaciteti i turbinave të erës gjithashtu duhet të arrijë 150 megavate. Duke marrë parasysh se aktualisht vendi disponon vetëm 3 megavate sisteme fotovoltaike, duhet të avancojmë shumë brenda viteve të ardhshme. Asociacioni do të analizojë shkaqet për këtë situatë, njëra prej të cilëve fshihet në legjislacion.”

Që nga viti 2007 Bullgaria ka ligj për burimet ripërtëritëse dhe alternative energjetike dhe lëndët djegëse biologjike. Ai garanton blerjen e energjisë fotovoltaike për një periudhë 25 vjeçar, aq sa është afati i punës së sistemeve fotovoltaike. Mirë po, kjo energji nuk ka një çmim të saktë. Ai caktohet çdo vit dhe prandaj bankat refuzojnë kredi për ndërtimin e sistemeve të reja fotovoltaike. Sipas asociacionit, investitorët nuk janë në gjendje të prezantojnë para bankave llogari të sakta, sepse nuk dinë çmimin blerës të kësaj energjie. Rumen Hristovi shpjegon:

“Do të jetë mirë, në se çmimi blerës i energjisë fotovoltaike do të caktohet në euro, sepse kreditë që merren janë në valutë evropiane. Në se çmimi blerës do të caktohet, atëherë Bullgaria më lehtë do të fillojë të plotësojë angazhimet e marra përsipër në marrëveshjen e aderimit me BE-në.”

Për arritjen e qëllimit, që deri në vitin 2020, 16 për qind nga energjia të sigurohet nga burime ripërtëritëse energjetike, asociacioni ka ndërmend të realizojë programin “10 mijë çati me instilacione diellore”. Kështu secili që ka shtëpi do të jetë në gjendje të rregullojë kapacitete fotovoltaike me procedurë të thjeshtësuar. Asociacioni bëri propozim për disa korrigjime në ligj me qëllim mënyra e instalimit të sistemeve diellore mbi shtëpitë private të bëhet më e lehtë. Sot ligjësimi dhe vënia në shfrytëzim vetëm i një moduli fotovoltaik mbi çatinë fsheh shumë vështirësi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD