Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biomasa – lënda e lirë djegëse, e cila nuk i dëmton natyrës

Foto: arkiv
Me fillimin e dimrit në plan të parë del problemi me ngrohjen, problem ky i cili është jo vetëm shumë i vështirë, por jetik për bullgarët. Si ngrohja të jetë e lirë dhe efikase, dhe në të njëjtën kohë t’i mos dëmtojë natyrës? Kjo pyetje qëndron para shumë njerëzve. Mirëpo, është fakt se ky problem ka edhe zgjidhjen e vet. Bëhet fjalë për shfrytëzimin e biomasës për ngrohje. Kjo është një metodë me përparësi ekonomike, ekologjike dhe sociale. Vetëm nga mbeturinat e industrisë së përpunimit të drurit Bullgaria mund të nxjerr për vit ngrohje dhe energji në përmasë 13.5 teravatorë.

Sipas të dhënave të Asociacionit të Agjencive Energjetike Bullgare, biomasa përbën afro 40 për qind nga potenciali i burimeve ripërtëritëse energjetike në vend. Bëhet fjalë për mbeturina drusore dhe për mbeturina nga puna bujqësore. Para vitesh Këshilli i Ministrave miratoi një program afatgjatë për inkurajimin e shfrytëzimit të biomasës për periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2020. Në dokument theksohet, se gjatë vitit 2020 afro 38 për qind nga biomasa, gjë që përafërsisht përbën 837 mijë tonë naftë i baras 9.7 teravatorë, do të shfrytëzohet për ngrohje dhe rrymë elektrike.

Biomasa është një burim ripërtëritës i energjisë, të cilin njeriu e shfrytëzon që kur u zbulua zjarri. Më shumë hollësi sjell zëvendëskryetari i Asociacionit të Agjencive Energjetike Bullgare Zdravko Georgiev:

“Përparësia e biomasës si një burim energjetik është, se ajo është kudo rreth nesh. Në praktikë biomasa zëvendëson lëndët e ngurta djegëse. Mirëpo, ato lënda djegëse janë të shtrenjta dhe shtojnë emisionet e gazeve të serrave. Në Bullgari për fat të keq jo rrallë shfrytëzohen teknologji me efekt të ulët në djegien e druve në oxhakët dhe sobat. Kohët e fundit tek ne filluan të shfrytëzohen briketa nga kashta ose nga tallashi. Përdoren edhe peleti të prodhuara me presim të tallashit dhe mbeturinave të tjera drusore dhe bujqësore. Si rezultat i kësaj teknologjie të re përmbajtja e ujit kufizohet deri në 10 për qind, përderisa te druri kjo përmbajtje ngandonjëherë është edhe mbi 50 për qind. Për një efekt të mirë energjetik është e domosdoshme të shfrytëzohet një sasi të vogël nga briketat dhe peletet. Krahas kësaj ato, jo vetëm që transportohen dhe ruhen më lehtë, por mund të shfrytëzohen për ngrohjen e instilacioneve të mëdha si për shembull sisteme të tëra ngrohëse.”

Centrali i parë i madh ngrohës mbi bazë të biomasës në Bullgari u krijua në pushimoren Bansko. Ai është me kapacitet 10 megavate dhe deri tashti siguron ngrohje për shtëpi private, hotele, banesa, godina administrative, shkolla, kopshte fëmijësh, muzeun, spitalin, kishën. Edhe në qytetin Ihtiman u krijua një sistem i ngjashëm i ngrohjes. Lëndët djegëse të lëngëta dhe të ngurta në këtë central u zëvendësuan me pelete druri nga biomasa mbeturinore. Çmimi i energjisë ngrohëse, prodhuar në këtë mënyrë është më i lirë nga çmimi i energjisë ngrohëse siguruar nga nafta. Krahas kësaj shfrytëzimi i rezervave krahinore për prodhimin e peleteve siguron vende të reja të punës. Me rëndësi është edhe efekti ekologjik, sepse biomasa është një burim ripërtëritës energjetik. Si rezultat i mbarë ciklit të rritjes së biomasës dhe djegies së saj nuk lëshohen emisione të gazit të serrave. Lidhur me këtë Zdravko Georgievi thekson:

“Gjatë shfrytëzimit të lëndëve konvencionale djegëse si qymyrguri dhe nafta në ajër lëshohen dioksine dhe furane, të cilat janë me efekt të vërtetuar kancerogjen. Te biomasa ato probleme nuk ekzistojnë. Në praktikë, përveç efektit ekologjik, grumbullimi mbledhja dhe shfrytëzimi i lëndës drusore kufizon rrezikun nga zjarre. Shumë shpesh degëzat e pashfrytëzuara dhe lënda drusore, tallashi dhe gjethet, nga industria e nxjerrjes së drurit përbën rrezik për zjarre në pyll. Për prodhimin e biomasës njëkohësisht bëhet një prerje sanitare të pyllit, si rezultat i së cilës hiqen pemët e sëmura dhe të rrezikshme. E gjithë kjo reflekton pozitivisht edhe mbi ekonominë pyjore.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD