Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kultura dhe zakonet e turlakëve bullgarë

Në fshatrat Çuprene, Salash, Kriçim, Stakevci dhe Polaznica që ndodhen në Bullgarinë Veriperëndimore, si edhe në qytetin Belogradçik që u bë i njohur me formimet shkëmbore piktoreske, banojnë njerëz interesantë. Ata e quajnë veten turlakë.

“Të gjitha gratë nga fshati ynë Çuprene jemi bukuroshe. Dhe kur i bojatisim flokët, kur vëmë stolisje, nuk mund të flasësh me ne!” – me këto fjalë na presin gratë nga grupi folklorik i fshatit Çuprene. Të folurit e tyre është i afërt me atë të fqinjëve tanë perëndimorë, serbët, për shkak të afërsisë me kufirin midis dy shteteve dhe për shkak të lidhjes së natyrshme që kanë popullsitë në dy anët e kufirit në zakone dhe në mënyrën e jetesës.

Turlakët janë një grup etnografik që numëron afro 20 mijë veta. Ata kanë bashkëvëllezër përtej kufirit me Serbinë, pranë lumit Timok. Në fjalorin e tij të parë të shkruar në periudhën e viteve 1895-1904, folkloristi dhe gjuhëtari bullgar Najden Gerov i përshkruan turlakët si bullgarë ballkanas të egër. Vetë ata pohojnë se janë një popull i zgjuar dhe i pashtruar, pra njerëz kokëfortë. Shpesh herë ata pikturohen me thika dhe pushkë, me kallpakë të zinj deleje dhe me veshje të bardhë me brez të kuq. Deri në Çlirimin e Bullgarisë nga robëria osmane gjatë vitit 1878 madje priftërinjtë e tyre visheshin me rroba të bardha dhe për shërbimin e tyre fetar flisnin vetëm mjekrat e tyre të gjata. Deri më sot turlakët ruajnë të folurin e tyre interesant. Fjala e urtë më karakteristike për këtë krahinë thotë: “Kur kumbari derr, ti torbë”. Do të na e shpjegon Venecia Rangelovska nga vatra e kulturës e fshatit Çuprene:

“Çdo kumbarë premton shumë. Por kur të japë një derr, ti duhet të kesh një torbë për ta marrë menjëherë. Sepse pastaj mund të jetë vonë – kumbari do të ndryshojë mendimin dhe ndoshta nuk do ta zbatojë premtimin. Pra, kjo fjalë e urtë do të thotë se kur diçka të jepet në jetë, ti duhet të kesh gatishmëri ta marrësh, sepse pastaj mund të jetë vonë.”

Siç kuptuam nga fjalët e Venecia Rangelovskës, turlakët janë njerëz praktikë. Por jo vetëm. “Turlakët janë njerëz të gëzuar, punëtorë dhe mikpritës – vazhdon ajo. – Gjithmonë i presin mysafirët me raki dhe byrek me djathë që është shumë i shijshëm.”

Studimet e folkloristëve dëshmojnë se kur bëhet fjalë për martesë, gruaja turlake ka shumë pretendime dhe ambicie. “Ajo sillet me druajtje, por shikimi i saj shkon pandërprerë tek pantallonat e burrit.” Prandaj djemtë, që t’u pëlqehen vajzave, i tërheqin fort pantallonat. Sa më të gjera janë pantallonat e turlakut, aq ai është një burrë më i madh.

“Njerëzit nga Gabrovo janë të njohur me shakatë e tyre – shpjegon Venecia Rangelovska. – Ndërsa për njerëzit nga krahina e Sofjes dihet se janë këmbëngulës. Pra, po të pyesni se çfarë njeri është turlaku, do t’ju përgjigjem se për nga humori ai është si banorët e Gabrovos, kurse për nga këmbëngulja, është vëlla i sofianasve.”

Turlaku është një njeri interesant. E çuditshme është jo vetëm gjuha e tij, por gjithashtu zakonet, besimet, paragjykimet e tij. Kështu për shembull turlaku thotë se bën kryq jo vetëm para Krishtit, por dhe para kafshëve, barërave, druve. Prandaj turlakët kanë një Ditë të Ariut, një Ditë të Ujkut dhe festa të tjera të çuditshme. Por kur është festë, hidhen valle të mëdha.

Njerëzit në fshatin Çuprene deri më sot e ruajnë folklorin vendës. Çdo vit gjatë qershorit bëjnë një tubim, në të cilin mund të mësoni tërë historinë e tyre. Po të shkoni në fshatin Çuprene, doemos kërkoni t’ju gatuajnë të paktën një nga gjellët e tyre tradicionale.

“Byreku ynë me djathë është në vend të parë – shpjegon Venecia Rangelovska. – Mysafirëve u pëlqen shumë dhe gjella “Bjel muzh” (Burri i bardhë) – ajo përgatitet prej djathi të freskët dhe mielli. Një gjellë tjetër karakteristike quhet “Oc” – kjo është një sallatë prej specash të thata, kastraveci, kopre, hudhre të freskët, uji dhe uthulle. Gratë gatuajnë dhe speca të mbushura me fasule ose “Xipka” – një gjellë prej specash të thata, preshi, fasulesh dhe mielli. Ju bëftë mirë!”

Klikoni AUDIO për të dëgjuar një këngë të turlakëve

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

По публикацията работи: Krasimir Martinov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD

Një pemë e bukur bullgare e Krishtlindjeve shkëlqen sërish në Muzeun e Industrisë në Çikago

Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..

botuar më 24-11-16 8.40.PD
Një valle e përfaqësuesve të pakicës bullgare në Shqipëri dhe e pjesëmarrësve bullgarë në Takimin Botëror të Mediave Bullgare në Tiranë (22-25.11. 2019)

Tirana njoftoi të dhëna zyrtare të përditësuara për bullgarët në Shqipëri

Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..

botuar më 24-11-15 2.07.MD