Sivjet për herë të parë në anketën tradicionale ndaj gazetarëve bullgarë për zgjedhjen e sportistit të vitit u përfshi kategoria “skuadër e vitit”. Fitues në këtë kategori u bë skuadra kombëtare bullgare e volejbollit për meshkuj. Më 21 dhjetor në një ceremoni në Teatrin Popullor “Ivan Vazov” çmimin e morën kombëtarët Georgi Bratoev, Teodor Todorov dhe Vlladisllav Ivanov, bashkë me presidentin e Federatës Bullgare të Volejbollit Danço Llazarov.
“Luanët” ishin padyshim skuadra më e mirë bullgare në sportet kolektive. Gjatë vitit 2009 ata fituan medalje të bronzta në Kampionatin Evropian dhe arritën të klasifikohen për Kampionatin Botëror në vitin 2010, duke fituar në mënyrë bindëse turneun e kualifikimeve në qytetin e Varnës.
Në klasifikimin individual për sportist të vitit, të fituar nga kampioni botëror i boksit Detelin Dallakliev, në vend të pestë ishte shënuar një prej liderëve të skuadrës kombëtare bullgare të volejbollit për meshkuj Matej Kazijski, i cili është shpallur një prej volejbollistëve më të mirë në botë.
Përveç sukseseve me kombëtarët Kazijski arriti të fitojë këtë vit dy çmime shumë të vlershme me skuadrën e tij të klubit. Skuadra kombëtare e volejbollit e Italisë, në të cilën përveç Kazijskit luan dhe një kombëtar tjetër bullgar Cvetan Sokollov, dhe e cila udhëhiqet nga trajneri bullgar Radostin Stojçev fitoi kupën evropiane dhe botërore të klubit.
Nuk është e rastit se Stojçevi u bë i tretë, kurse trajneri italian i bullgarëve Silvano Prandi – i dytë në anketën për trajner të vitit, fitues i së cilës u bë trajneri i skuadrës kombëtare të boksit Petër Lesov.
Çmimi, i fituar nga volejbollistët bullgarë, është një njohje e merituar për punën e tyre shumëvjeçare. Shumë vite me radhë ata vazhdojnë të jenë skuadra e vetme kombëtare me vend të rezervuar në elitën botërore. Akoma më i gëzueshëm është fakti se për herë të radhës ndërrimi i brezave bëhet pa asnjë tronditje.
Në vendin e Pllamen Konstantinovit dhe të Evgeni Ivanovit, të cilët tashmë përfunduan pjesëmarrjen e tyre në skuadër, dhe duke zëvendësuar volejbollistët tanë me përvojë Vlladimir Nikollov, Hristo Cvetanov dhe Andrej Zhekov, në skuadrën tonë kombëtare gjithnjë e më shumë imponohen lojtarët e rinj Georgi dhe Vladimir Bratoevi, Viktor Josifov, Teodor Bogdanov dhe Cvetan Sokollov. Gërshetimi i përvojës dhe rinisë, bashkë me volejbollistët tanë tashmë të njohur Todor Aleksiev, Danaill Millushev, Krasimir Gajdarski dhe Teodor Sallparov – një prej më të mirëve në botë në postin libero, jep shpresë se adhuruesit e sportit bullgar do të mund të gëzojnë sukseset e kombëtarëve bullgarë të volejbollit edhe në të ardhmen.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..