Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një tension i lart në energjetikën bullgare

Qeveria shpalli qëllimin e vet deri në fund të muajit qershor të shpërbëhet Holldingu Energjetik Bullgar
Foto: Tanja Harizanova
Gjatë javës së fundit në degën energjetike mbretëron “një tension i lartë”. Qeveria shpalli qëllimin e vet deri në fund të muajit qershor të shpërbëhet Holldingu Energjetik Bullgar (BEH), sepse nuk është mirë që të ekzistojë një strukturë e tillë, e cila nuk kryen destinimin e vet të investojë në objekte të mëdha energjetike. “Gjenerohet fitim, shpërndahen stimuj material, rrogat e tyre arrijnë nivele të larta, kurse në praktikë funksioni i tyre nuk ekziston”, argumentohet kryeministri Bojko Borisov. Aktualisht bëhet analizë se si mund të ndryshohet struktura e mega-kompanisë, në të cilën hyjnë shoqëri të mëdha shtetërore energjetike dhe të gazit.

“Në këtë etapë më e arsyeshme është të ecet drejt një modeli maksimalisht të thjeshtuar të shoqërive shtetërore në energjetikë, të cilët të jenë më vete, direkt ndaj ministrisë të ekonomisë dhe energjetikës - tha ministri Trajkov. Në këtë mënyrë dhe shpenzimet do të pakësohen.”

“Një temperaturë të lartë” ngritën dhe furnizuesit e korrentit pasi kryeministri Borisov shpalli se, gjatë kohës së otitit të terë sistemit energjetik ata do të hetohen për shkak të shërbimeve të jashtme. Paketat mazhoritare në firmat për furnizim të korrentit kanë kompania çeke ÇEZ, ajo gjermane EON dhe austriake EVN. 33% të tjerat janë pronë e shtetit. Kompanitë u privatizuan gjatë vitit 2004. Kryeministri Borisov saktësoi se, 40% nga shpenzimet e kompanive vijnë nga veprimtaritë e kryera si konsultative dhe shërbime teknike, mbledhjen e llogarive e të tjera. “Me fjalë të tjera 40% nga veprimtaria e tyre hyn në një pistë tjetër, e cila mund të kontrollohet nga organi shtetëror”, tha kryeministri dhe shtoi se, do të kontrollohet nëse kanë paguar tatimet dhe për çfarë veprimtarie bëhet fjalë më saktë, sepse këto janë dhjetëra milionë leva.

“Konsumatori përfundimtar mund ta marrë korrentin me një çmim shumë më të ulët, në qoftë se janë mbrojtur interesat e shtetit gjatë marrëveshjeve privatizuese dhe nuk janë saktësuar në këtë mënyrë çmimet - komenton kryeministri Borisov. - Do t’u jap një shembull. Spitali shtetëror paguan korrentin nga kompanitë private me çmim të konsumatorëve nga 137 leva (afro 69 euro) për megavat, kurse në të njëjtën kohë centrali elektrik atomik “Kozlloduj” e shet në 62 leva (afro 31 euro). Dhe e gjithë kjo rrjedh përmes NEK, BEH dhe struktura të tjera. Në qoftë se NEK kishte një program investues dhe e kryente, tani ajo do të zotëronte shoqëritë shpërndarëse të korrentit në Gjermani, Austri ose Çeki, dhe nuk do të paguante një korrent dy herë më të shtrenjtë.”

“Me këto 600 milionë euro, të cilat NEK (Kompania elektrike Kombëtare) i ka investuar në projekte pa u rikthyer, mund të blinte një shoqëri shpërndarëse të korrentit në Çeki, në qoftë se ka qenë e tillë strategjia - dha si shembull ministri Trajkov. Vetëm NEK - për një pranim dhe transport të korrentit me një tension të lartë, merr sa çmimi mesatar evropian dhe nuk mundet të fitojë. Përse?”

Piqet dhe një problem tjetër. Për 5 vjetët e fundit shteti nuk ka fituar disidente nga pjesa e vet në shoqëritë private. Sipas ekspertëve në degë, në buxhetin e shtetit duhet të hyjnë afro 300 milionë leva (rreth 150 milionë euro). Për herë të parë kryeministri përmendi idenë, shoqërive private t’u propozohet për blerje pjesa shtetërore prej 33%, sepse gjatë shpërndarjes së tanishme, shteti nuk mund të ndikojë mbi veprimtarinë e tyre. Ministri Trajkov njoftoi se dy nga pronarët e tanishëm të huaj të shoqërive shpërndarëse të korrentit tregojnë interes ndaj kësaj gjendjeje. Këto janë firma çeke ÇEZ dhe ajo austriake EVN. Qeveria po planifikon akoma të propozoi në bursë pjesët e shtetit nga kompanitë e shpërndarjes së elektricitetit, si dhe pjesë nga NEK ose të aktiveve të saj në centralet e mëdha të ngrohjes dhe centralet elektrike të ujit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD