Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Efikasiteti i legjislacionit bullgar

Foto: arkiv
Çdo një ligj në Bullgari ndryshohet mesatarisht dy herë në vit dhe është në fuqi rreth 9 vjet. Ky është përfundimi i një analize të bërë nga Qendra për Studime Juridike. Analiza është bërë për periudhën janar – qershor 2010. Gjatë këtyre 6 muajve Parlamenti bullgar ka miratuar 71 akte legjislative – 6 ligje të reja, 43 ligje për ndryshim dhe shtesë të 39 ligjeve të vjetra. Ligjet në Bullgari ndryshohen në mënyrë intensive dhe kjo është shkak për paqëndrueshmërinë e bazës normative. Kjo e pakëson besimin në punën e Parlamentit dhe provokon dyshime për cilësinë e ligjeve – është përfundimi i drejtorit të projektit docent Daniell Vëllçev – profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, ish deputet, dhe ish ministër i arsimit dhe shkencës në qeverinë e mëparshme të Sergej Stanishevit (2005-2009).

“Një shembull shumë tipik është Ligji për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura, tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Daniell Vëllçev. Ai është miratuar gjatë majit të vitit 2009 dhe prej shtatorit të të njëjtit viti deri në shkurtin e këtij viti ka 5 ndryshime dhe shtesa. Nuk kuptoj çfarë ndodhet në fushën e mbrojtjes dhe forcave të armatosura për të pasur nevojë për ndryshime aq të shpeshta. Një ligj i tillë është Ligji për Radion dhe Televizionin, i cili vetëm për 6 muajit e parë të këtij viti është ndryshuar 4 herë.”

Për këtë periudhë gjashtëmujore dinamika e ndryshimeve të 39 ligjeve të studiuara është e madhe. Që prej hyrjes së tyre në fuqi ato janë ndryshuar në përgjithësi 777 herë, domethënë 20 herë çdo një prej tyre.
“Lideri në këtë kuptim është Ligji për shëndetin – një ligj shumë i rëndësishëm për të gjithë qytetarët bullgarë, i cili është miratuar në vitin 2005, deri tani ka 35 ndryshime dhe shtesa, domethënë është ndryshuar 7 herë në vit. Për këtë arsye situata në shëndetësinë bullgare është aq e keqe.”

Aktualisht flitet shpesh për skandale me prona të patundshme të ndërtuara mbi tokë shtetërore dhe të gjithë bullgarët jemi shumë të habitur - shtoi Daniell Vëllçevi.
“Mirëpo prej çfarë jemi aq të habitur? Ligji për planifikimin e territoreve është në fuqi prej vitit 2001 dhe derti tani është ndryshuar 44 herë, domethënë nja 5 herë çdo vit. Njerëzit, të cilët i shkelin ligjet dinë se ligjet ndryshohen shpesh dhe presin që ato të ndryshohen në favor të tyre.

Një studim i agjencisë MBMD me porosi të Qendrës së nismave juridike, i bërë në mesin e shtatorit tregon se bullgari e cilëson sistemin legjislative me notën 3 sipas shkalës me 6 pika. 50% të të anketuarve janë kategorikë se ndryshimi i shpeshtë është pika më e dobët e legjislacionit bullgar dhe fajtori për këtë është Parlamenti.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Iliana Rajçeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD