Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje kulinare ekologjike në malin Rodope

Kryetarja e kooperativës për prodhimin e djathit në fshatin Smiljan – Milkana Jordanova demonstron si përgatitet gjalpi në kushte shtëpiake.
Foto: Veneta Nikollova

Në qoftë se ju pëlqejnë ëmbëlsirat gjatë kohës së pushimeve, atëherë mos hezitoni të zgjidhni malin Rodope për të pushuar. Përveç me peizazhet e bukura, vendi do t’ju magjepsë edhe me shijen e gjellëve, që gatuhen në çdo shtëpi ose hotel familjar. Këtu kuzhina tradicionale, e përgatitur sipas recetave të vjetra, është shumë e përhapur, ndërsa produktet ushqimore janë prodhime vendase. D.m.th. ato janë ekologjikisht të pastra dhe pa organizma të modifikuara gjenetikisht. Ushqimet e malit Rodepe janë të shëndetshme dhe organizmi i përvetëson lehtësisht. Ia vlen të vizitoni fermat biologjike dhe baxhot në vend, në të cilat organizohen degustime të gjellëve tradicionale.

Karakteristike për malin Rodope janë gjellët me patate, erëzat e ndryshme dhe ushqimet barbekju. Të gjitha këto mund të ndikojnë mbi rritjen e peshës, por shumë shpejt pas pushimeve mund t’jua ktheni formën e mëparshme të trupit. Gjellët e shijshme mund ta ndryshojnë pozitën tuaj ndaj ushqimit. Po të provoni një herë ushqimin e shëndetshëm, nuk do të kërkoni më hamburgerë, çips ose desertë. Për malësorët është çështje nderi që të vendosin në tryezë gjellë tradicionale, të gatuara me produkte vendase – djathë, qumësht, vezë, suxhukë derri ose viçi. Perimet, të cilat janë të freskëta dhe të shijshme, kultivohen në oborr. Ka shumëllojshmëri të ëmbëlsirave, kompostove, marmelatave dhe mjaltit, ndërsa përgatitja e rakisë në kushte shtëpiake është bërë një rit familjar. Pija karakteristike e këtij rajoni është e ashtuquajtura “bërkanica”, e cila përgatitet nga lëngu që mbetet pasi nxirret yndyrshmëria e kosit. Turistët mund të shohin si përgatitet gjalpi në kushte shtëpiake, pohon kryetarja e kooperativës për prodhimin e djathit në fshatin Smiljan – Milkana Jordanova. Në kooperativë prodhohen djathëra karakteristike për rajonin, të cilat nuk dallohen nga ato zvicerane, franceze dhe italiane. Me këtë bindet secili që ka vizituar sallën e degustimit. Më i njohuri është djathi “Rodopi”, i përgatitur sipas traditave të vjetra.

Në dyqanet vendase ka shumëllojshmëri të ëmbëlsirave, kompostove, marmelatave të përgatitura nga fruta biologjike.

“E quajmë “djathë burri” – shpjegon Milkana Jordanova. – Ai është prototip i djathit italian parmigiano dhe në shumë raste e konkurron në shije dhe në ngurtësi. Fatkeqësisht në botë nuk dihet për të. Prodhohet nga qumështi i lopës, i cili në malin Rodope është me lyrësi të madhe. Lartësia mbi nivelin e detit dhe shtypja atmosferike ndikojnë mbi procesin e fermentimit, d.m.th. djathi “Rodopi”mund të prodhohet vetëm në baxhot vendase.”

Kosi i malit Rodope

Ia vlen të provoni kosin e malit Rodope, i cili është aq i trashë se mund ta presësh me thikë. Ndikimi i kosit mbi shëndetin është i habitshëm. Të zonjat e shtëpive do t’ju tregojnë si e përgatisin nga tharmi, i cili përmban bakterin lactobacillus bulgaricus, në sajë të të cilit kosi fermenton. Zakonisht bakteri gjendet në gjethet e barbarozës dhe në lëvoren e shelgut. “Ndodh që kosi vetë të thartohet, sepse ky bakter ekziston në sasi të madhe në kullotat tona dhe depërton në kos” – tregon zonja Jordanova. Gjellët speciale të lokaleve vendase përgatiten nga fasulja e fshatit Smiljan, e cila kultivohet vetëm në Rodopet e Mesme. Shumë e shijshme është fasulja e ndenjur në kungull.

Dimitër Stojnov – pronar i së ashtuquajturës “fermë dinamike biologjike” në fshatin Baçkovo iu ofron miqve të tij lëngun e mollëve të rritura sipas fazave të ndryshme të Hënës.

Në qoftë se ngrënia e shëndetshme është bërë mënyra e jetesës suaj, ia vlen të vizitoni fshatin Baçkovo. Atje ndodhet e ashtuquajtura “fermë dinamike biologjike” e familjes Stojanovi, e cila shpeshherë pret turistë. Miqtë njihen me metodat ekologjike unike për kultivimin e frutave, perimeve dhe drithërave, sipas fazave të ndryshme të Hënës.

“Kemi kuzhinë, e cila i ofron miqve tanë ushqime ekologjike, të përgatitura nga ne. – tregon pronari i fermës Dimitër Stojanov. – Gatuajmë petulla, gjellë brumi, të cilat piqen në saç ose turli zarzavatesh nga ferma. Në çdo kohë të vitit turistët mund të provojnë produktet tona.”

Japrakë me oriz është një gjellë tipike për fshatin Baçkovo.

Me siguri në malin Rodope ushqimi do t’ju pëlqejë, do të nxisë dëshirën tuaj për të jetuar në mënyrë të shëndetshme dhe në karmoni me natyrën.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD