Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari tendencat demografike vazhdojnë të jenë negative

Tendencat negative demografike si plakja e popullsisë, lindshmëria e ulët, shpopullimi i vendbanimeve të vogla shkaktojnë probleme të shumta në sistemin tonë të pensionimit, në punësi dhe në parametrat sociale dhe ekonomike të lidhura me ta. Për këtë alarmuan përfaqësues të Këshillit Ekonomik dhe Social. Sipas tyre për të ndërprerë tendencat negative demografike ka nevojë që Parlamenti të pranojë një strategji afatgjatë për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve, për inkurajimin e lindshmërisë, për më shumë përfitime për familjet e reja, kështu që ato të stimulohen të lindin më shumë fëmijë dhe të mos mbeten vetëm me një fëmijë, siç është situata tani. Sipas përfaqësuesve të Këshillit Ekonomik dhe social këto masa janë të detyrueshme, në se shteti dëshiron t’u përgjigjet kërkesave dhe sfidave të strategjisë “Evropa 2020”. Domosdoshmëria e vendimeve dhe veprimeve efektive në fushën e politikave sociale, shëndetësisë dhe arsimit, të cilat do të ndryshojnë tendencat demografike pohohet edhe nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë të kryer gjatë shtatorit të këtij viti.

Të dhënat e regjistrimit tregojnë se popullsia e Bullgarisë pakësohet me ritme më të shpejta në BE. Vetëm për çerekshekull (nga viti 1985 deri në vitin 2011) bullgarët janë pakësuar me më se milion e gjysmë veta. Një përfundim tjetër është se emigracioni bullgar përbën 1/3 të shtimit negativ të popullsisë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Shumë negativ është fakti se fluksi i emigrantëve është vetëm prej njerëzve të rinj me arsim të mirë, të cilët krijojnë familje dhe mbeten të jetojnë jashtë shtetit. Shqetësues është edhe konstatimi i KE-së, sipas të cilit në aspekt afatgjatë zhvillimi demografik i shteteve evropiane do të shkaktojë më shumë shpenzime nga ana e shteteve – rreth 4,5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Ndërkohë nga Këshilli Ekonomik dhe Social konstatojnë se për shkak të specifikës kombëtare të proceseve demografike kjo shtypje mbi financat publike në Bullgari do të jetë më e lartë. Argument për këtë është tendenca që po thellohet të disbalancës në raportin “punëtorë – të papunë” – diçka që vështirëson përcaktimin e shpenzimeve buxhetore . Plakja e popullsisë është edhe në dëm të shëndetësisë. Rritja e sëmundjeve kronike ndër njerëzit e moshuar, sëmundjet e zemrës, rritja e sëmundjeve onkologjike janë një tendencë shqetësuese. Analizatorët nga Këshilli Ekonomik dhe Social janë të mendimit se ka nevojë për më shumë programe profilaktike, kështu që të pakësohet numri i sëmundjeve kronike dhe të rënda.

Duke folur për punësinë, nga Këshilli Ekonomik dhe Social na kujtojnë se niveli i arsimit dhe përgatitjes profesionale kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen ekonomike dhe financat publike të shtetit. Ekzistojnë shumë njerëz të rinj në Bullgari, të cilët janë pothuaj të analfabetë që nuk kanë përgatitje profesionale. Për 100 veta me arsim të mesëm ose fillestar , numri i njerëzve të rrezikuara nga varfëria është dy herë më i lartë në krahasim me nivelin e mesëm për Evropën. Kjo do të thotë: shtypje dy herë më të madhe mbi financat publike. Niveli arsimor dhe plakja e forcës punëtore janë sfidat kryesore në Programin Kombëtar për reforma (2011-2015) në zbatim të strategjisë “Evropa 2020”. Sipas Këshillit Ekonomik dhe Social rritja e prodhimtarisë së punës, studimi gjatë tërë jetës dhe rritja e të ardhurave janë vendime të mundshme për kapërcimin e tendencave negative demografike në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD