Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjet aviacion bullgar

Avioni i parë bullgar “Express” pas fluturimit të suksesshëm më 10 gusht 1915.
Foto: 100.airshow-bg.com
Kush është më i shpejt – bolidi i Formulës 1 apo gjuajtësi bombardues MiG 29? Rezultati i garës midis dy makinave të fuqishme do të bëhet i ditur gjatë festimeve zyrtare të kushtuara përvjetorit të 100-të të aviacionit bullgar. 40 avionë, 10 helikopterë dhe teknikë fluturuese të aviacionit të lehtë të 10 vendeve do të bëjnë një shou madhështore më 3 e 4 shtator në aeroportin e qytetit të Plovdivit. Nga ky aeroport u realizuan fluturimet e para në Bullgari. Gjatë Ekspozitës së parë ndërkombëtare të Plovdivit në qiell u ngritën me balonë tre bullgarë. Kjo u bë gjatë vitit 1892. Kurse para 100 vjetëve me një urdhër të mbretit Ferdinand u krijua aviacioni ushtarak, i cili më tej u bë themeli i zhvillimit të aviacionit civil.

© Foto: 100.airshow-bg.com


Në Festivalin ndërkombëtar të aviacionit në Bullgari “Qiell për të gjithë” do të marrin pjesë Forcat ushtarake ajrore të Bullgarisë, Italisë, Gjermanisë, Rusisë, Zvicrës, Suedisë, Rumanisë, Greqisë, Serbisë, Turqisë. Me një pilotazh interesant dhe dinamik do të prezantohen tri shkollat prijëse dhe prodhuesit më të mëdhenj të aviacionit në botë – Evropa, Amerika dhe Rusia. Forcat ushtarake ajrore të Turqisë do të marrin pjesë me F-16, kurse Rusia do të prezantojë modelin e ri të avionit MiG – 29M OVT. Shikuesit tek ne për herë të parë do të shohin gjuajtësit Gripen dhe Eurofighter. Asët e aviacionit bullgar do të tregojnë të gjitha llojet e teknikës fluturuese, me të cilat është armatosur ushtria bullgare. Muzeu i aviacionit do të marrë një dhuratë zyrtare – katër avionë të vjetër, ndër të cilët Albatros F2 dhe Newport 25.

© Foto: aviator.am

Modeli i ri i avionit MiG – 29M OVT.

Para shous atraktive të aviacionit do të zhvillohet një Konferencë shkencore dhe praktike me moton “100 vjet aviacion bullgar” me pjesëmarrje ndërkombëtare, do të hapen ekspozita të avionëve të vjetër dhe të teknikës bashkëkohore. Filozofia e festimeve projektohet në tri drejtime – të kaluarën, të sotmen dhe perspektiva e aviacionit bullgar. Në programin e posaçëm për përvjetorin e 100-të të aviacionit bullgar u përfshinë dhe asët amerikanë nga eskadrila e famshme Thunderbirds (“Zogjtë e stuhisë”), të cilët demonstruan pilotazh të lartë para dy muajve në Bullgari. Në festival do të tregohen avionë emblematikë, me të cilët ishte armatosur ushtria bullgare në të kaluarën. Mysafirët e shous do të kenë mundësi të hyjnë në avionë dhe helikopterë për t’i parë nga brenda.

© Foto: 100.airshow-bg.com

Skuadrilja e njohur amerikane “Zogjtë e stuhisë”.

“Na pret një ngjarje e jashtëzakonshme – një shekull aviacion bullgar – tha në konferencën e posaçme për shtyp gjenerali i brigadës Rumen Radev, zëvendëskryetar i Forcave ushtarake ajrore të Bullgarisë. – Pak vende në botë mund të lavdërohen me një historik kaq të pasur të aviacionit. Me rast të përvjetorit në festival Forcat ushtarake ajrore të Bullgarisë do të prezantohen me një program shumë dinamik. Ai përfshin veprimet e aviacionit gjuajtës, të transportit, të sulmit, të trajnimit. Do të demonstrohen misionet dhe detyrat kryesore të llojeve të ndryshme të aviacionit.”

© Foto: 100.airshow-bg.com

Radul Millkovi në aeroplanin “Albatros F2” pas fluturimit të parë ushtarak më 16 tetor 1912.

Ka një datë shumë të rëndësishme për aviacionin bullgar, e cila hyri në historinë ushtarake botërore. Kjo është data 16 tetor i vitit 1912. Këtë ditë, gjatë Luftës ballkanike dy togerë bullgarë bënë njëkohësisht një fluturim zbulues dhe një bombardim. Kjo datë konsiderohet pagëzimi në zjarr i avionit dhe mësohet në shumë akademi ushtarake në botë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova

© Foto: 100.airshow-bg.com

По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD