Para disa ditësh Kori Akademik “Angell Manollov” u kthye nga Franca ku pati një turne tepër të suksesshme. Ansambli është një nga koret më të vjetra bullgare. Ai ka një numër të konsiderueshëm pjesëmarrjesh në skenën ndërkombëtare.
Që prej vitit 1933 e deri më sot Kori Akademik “Angell Manollov” bashkon të rinj të talentuar nga të gjitha shkollat e kryeqytetit. Ai u themelua në Shtëpinë Nacionale të Studentit në Sofje nga dirigjenti Angell Manollov, emrin e të cilit mban sot kori. Mjeshtri qëndron në pultin e dirigjentit për 57 vite me radhë – një “rekord” artistik në historinë e muzikës bullgare. Gjatë këtyre 80-të viteve kori ka fituar dhjetëra çmime të arta nga konkurse dhe festivale. Budapest, Berlin, Moskë, Britani e Madhe – janë vetëm një pjesë e kryeqyteteve botërore të artit të korit, ku është i njohur emri i ansamblit.
Prej vitit 1998 ansambli drejtohet nga Darena Popova, e cila ka mbaruar studimet e larta në Akademinë Nacionale të Muzikës “Panço Vlladigerov”. Nga ky vit kori fitoi disa nga çmimet më të mëdha. Ndërsa zonja Popova fitoi për të tretën herë çmimin për dirigjentin më të mirë në Konkursin Ndërkombëtar për Artin e Korit në Freamunde të Portugalisë në vitin 2010-të. Ndër vite ndërrohet edhe vetë përbërja e ansamblit – së bashku me studentët në skenë u ngjitën edhe mësues të rinj, inxhinierë, avokatë.
“Çdo vit Kori ynë ka disa pjesëmarrje jashtë vendit, përveç koncerteve që mbajmë këtu në Bullgari – rrëfen Darena Popova. Ftesat që na vijnë nga jashtë sa vjen e shtohen. Ç'është e vërteta ne çdo vit fitojmë çmime. Ndoshta për këtë arsye kemi marrë dhe emrin “Kori – kampion”. Gjatë vitit 2010 kori morri pjesë në edicionin e pesëdhjetë të Festivalit Ndërkombëtar “Provans” të Francës. Kishim shtatë koncerte, shtatë përjetime të mrekullueshme në skenë para një publiku të entuziazmuar. Suksesi i madh që patëm atje është arsyeja që edhe këtë vit të kemi ftesë. Ne ishim të ftuar në të njëjtin forum, por jashtë programit të festivalit. Sapo mbaroi turneu ynë në tetë qytetet më të mëdha të Francës – Nicë, Marsejë, Lion, Tur, Paris, etj. Të gjithë mendonin se jemi profesionalistë. Askush nuk besonte se kori ynë ishte amator. Kritika shkroi se koncertet tona ishin të përkryera. Kishim një program prej dy orësh ku përfshiheshin tridhjetë e dy pjesë muzikore. Kishim muzikë nga epoka e Rilindjes, Barokut, pjesë klasike dhe romantike, këngë kishtare ortodokse, pjesë nga shkolla e kompozitorëve bullgarë. Nga organizatorët e festivalit na kërkuan të përfshijmë edhe pjesë opere si dhe aria. Ne zgjodhëm “Kasta Diva” pjesë e “Normës” së Bethovenit, “Kori i hebrenjve” nga “Nabuko” të Verdit. Pjesë nga “Traviata”, “Karmen” e Bizesë, etj. Kemi mahnitur publikun francez.”
Po të doni të dëgjoni disa interpretime të Korit “Angell Manollov” klikoni AUDIO. Ju urojmë minuta të këndshme!
Përgatiti në shqip: Sofika Male
Fotografitë janë ofruar nga Kori “Angell Manollov”
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..