Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Urime të Shenjtërisë së tij mitropoliti i SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë Josif

Gëzuar Krishtlindjet!
Foto: BGNES
“Gëzohem shumë se edhe këtë vit mund t’ju përshëndes me anë të Radio Bullgarisë me rastin e festës së Krishtlindjeve! E di se e bëj këtë me bekimin e plotë të Jisu Krishtit. Të gjithë ne çdo vit më 25 dhjetor festojmë ditëlindjen e Jisu Krishtit, të cilin e duam dhe nuk do ta harrojmë gjersa Toka rrotullohet rreth Diellit. Kush është Jisu Krishti? Engjëlli, i cili u duk para barinjve gjatë Natës së lindjes trupore të Zotit tonë Jisu Krisht i përgjigjet kësaj pyetjeje: “Sot lindi Shpëtimtari, i cili është Zoti Juaj!” Krishti është Zoti. Para shumë shekujsh Krijuesi na premtoi se ai do të vijë tek ne. Krishti është Zoti, është Alfa dhe Omega, Fillimi dhe Fundi, Drita e botës, Ringjallja, Udha, E vërteta dhe Jeta. Jisu Krishti ulet djathtas Atit, por vazhdon të kujdeset për dobinë dhe të mirën tonë.

Krishti lindi, që të bindemi se të gjithë ata, të cilët nuk ishin lajmëruar për ardhjen e tij dhe nuk kishin dëgjuar për të, do të mësojnë se ky është Krishti, i cili na bën thirrje, që të bëhemi kryqëzatës që nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij, të kemi të njëjtat mendime dhe ndjenja, të cilat i ka pasur vetë ai. Kështu ai do të jetë në zemrat tona dhe të gjithë ne do ta shohim Krishtin në sytë dhe zemrat e njerëzve, me të cilët komunikojmë çdo ditë.

Krishti erdhi nga qielli në tokë, që të jetë gjithashtu kreu i Kishës Ortodokse Bullgare në atdheun tonë dhe në botë. Prandaj, në emrin e tij, ne i bëjmë apel Bullgarisë për të lindur më shumë njerëz të ndershëm. Kështu rrezet e diellit do të kenë kuptim dhe çdonjëri, i cili na dëgjon tani, duhet të rishikojë jetën e vet dhe të vendosë cilit të shërbejë – Krishtit të Lindur, i cili është i njëjtë dje, sot e përgjithmonë, ose gënjeshtrës.

Krishti tashmë është në tokë, ndër ne, që të na bindë se pa besimin nuk mund t’i shërbejmë Zotit dhe se duhet të besojmë se Ai ekziston dhe se i shpërblen ata, të cilët e kërkojnë. Ne duhet të çlirohemi nga mëkati dhe të kemi si shembull Krishtin, si mbajtës i besimit, dhe të mos jepemi pas besimeve të tjera.

Në këtë kohë krizash shpirtërore dhe financiare Krishti përsëri lindi, që të na rikujtojë fjalët: “Unë erdha, që të keni jetë dhe mirëqenie...”

“Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar Vitin e Ri 2012!” – kjo ishte përshëndetja e Shenjtërisë së tij mitropoliti i SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë Josif.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Svetllomira Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD