Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Foshnja e vitit” – për herë të trembëdhjetë me radhë

Edhe sivjet fushata “Foshnja e vitit” përqendron vëmendjen e shoqërisë mbi problemet demografike në Bullgari.
Foto: arkiv
Më 21 janar festohet Dita e mamisë. Tashmë 13 vite ma radhë këtë ditë përcaktohet fati i foshnjës së fundit të lindur gjatë vitit të kaluar në territorin e Bullgarisë dhe i foshnjës së parë të lindur gjatë vitit të ri. Organizator i fushatës kombëtare përsëri është revista për nënë të ardhshme “9 muaj”. Kjo është një mënyrë për t’u përqendruar vëmendja e familjeve bullgare në rritjen e fëmijëve dhe në sfidat serioze, të cilat janë rrjedhim i krizës demografike tek ne. Ndoshta pikërisht për këtë shkak fushata zhvillohet me moton: “Që të ekzistojmë”.

Që të shpallet foshnja e fundit e vitit 2011 dhe foshnja e parë e vitit 2012, ekipi i revistës “9 muaj” është në pritje të informacionit nga materinetet në tërë vendin, si dhe nga të afërmit e nënave të ardhshme. Ata duhet të shpallin në telefon orën e saktë të lindjes dhe të dhënat për spitalin, ku ka lindur bebja. Në qoftë se konstatohet se disa foshnja kanë lindur në një kohë, atëherë hidhet short në prani të noterit. Pas përpunimit të informacionit të marrë, do të shpallen dy foshnjat e lindura, emrat e të cilave do të shpallen më 21 janar të vitit 2012, kur festojmë ditën e mamisë. Nuni i tyre do të jetë ministri i shëndetësisë doktor Stefan Konstantinov.

Sipas statistikës lindshmëria te ne ulet, por rritet përqindja e bullgarëve të moshës mbi 65 vjeç. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave për herë të tretë me radhë në historinë demografike të Bullgarisë është konstatuar ulje e numrit të popullsisë në periudhën midis dy regjistrimeve të fundit. Ai i fundit prej tyre ishte gjatë muajit mars të vitit 2011. Sipas statistikës shkaku kryesor për këtë është rritja negative, domethënë nataliteti i ulur. Të dhënat tregojnë se ulja e lindshmërisë ka filluar që në vitin e largët 1950, kur koeficienti i natalitetit ka qenë 25,2 fëmijë për 1000 veta. Viti me tregues më të këqij demografikë është 1997. Atëherë lindën 7,7 foshnja për 1000 veta. Pas vitit 2007 lindshmëria te ne lëkundet rreth 10 për 1000, thotë Magdalena Kostova, shefe e degës “Statistikë demografike” në Institutin Kombëtar të Statistikave.

“Numri i grave në moshën fertile ndikon jashtëzakonisht shumë mbi nivelin e lindshmërisë, është e mendimit zonja Kostova. Në fakt ulet numri i femrave në këtë moshë. Në vitin 1990 ato kanë qenë pak mbi 2 milionë, kurse gjatë vitit 2010 numri i tyre është 1 milion e 757 mijë. 90 për qind e lindjeve janë të grave të moshës nga 15 deri në 34 vjeç. Ulet përqindja e lindjeve të grave më të reja të moshës nga 20 deri në 29 vjeç. Është shqetësuese tendenca e rritjes së lindjeve të nënave të moshës nën 15 vjeç.”

Më e lartë është lindshmëria në rrethin Sliven të Bullgarisë Jugore, ku një pjesë e madhe e popullsisë është rome. Pas kësaj radhitet kryeqyteti i Sofjes dhe qyteti ynë bregdetar Varna. Më e ulët është lindshmëria në rrethin e Kjustendilit (në kufirin me Maqedoninë) dhe në Vidin (në lumin Danub). Sipas Evrostatit koeficienti i natalitetit për BE-në është gjithsej 10,7 foshnja të lindura për 1000 veta.

“Gjatë dy viteve të fundit nataliteti në Bullgari është afër atij mesatar në shtetet evropiane, shton Magdalena Kostova. Lindshmëria është më e ulët në Gjermani, Letoni, Hungari, Itali dhe Austri, ku lindshmëria është nën 10 promilë. Më e lartë është lindshmëria në Irlandë – 16,5 për 1000 veta, pas saj radhiten Franca dhe Britania e Madhe.”

Sipas të dhënave paraprake statistikore për numrin e lindjeve te ne gjatë vitit 2011 pritet një ulje e re e foshnjave të lindura në krahasim me vitin 2010. Kështu Bullgaria kthehet në nivelin e lindshmërisë nga viti 2004.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD