Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e parë e kryeministrit Borisov për vitin 2012 është në Gjermani

Foto: BGNES
Më 17 dhe 18 janar kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov do të jetë për vizitë në Gjermani, i shoqëruar nga ministrat e punëve të brendshme, të ekonomisë, të energjetikës dhe turizmit, të transportit, të teknologjive informative dhe të komunikacioneve dhe të bujqësisë dhe ushqimeve. Vizita është e para, të cilën e bën kryeministri jashtë kufirit gjatë këtij viti, por tanimë të 5 në Gjermani, qëkurse është në këtë post, dhe ka një karakter pune.

Republika Federale Gjermane është një partnere prijëse tregtare e Bullgarisë. Gjatë vitit 2010 ajo formon mbi 10% nga eksporti i përgjithshëm dhe mbi 11% nga importi i përgjithshëm i Bullgarisë. Pavarësisht nga kriza, që nga muaji janar deri në tetor të këtij viti, eksporti bullgar për në Gjermani është shtuar me pothuajse 49%. Por pavarësisht dhe tradicionalisht të mira, marrëdhëniet nuk janë të privuar nga probleme. Një prej tyre është pagimi përpara afatit i borxhit të Hekurudhave Shtetërore Bullgare ndaj kompanisë gjermane “Siemens” për 25 motrisat elektrike. Në kushtet e krizës për Bullgarinë është me rëndësi që borxhi prej rreth 150 milionë euro të shtyhet ose të ndahet në pjesë. Përvoja e ministrave të financave dhe të transportit ta lidhin këtë marrëveshje me kolegët e tyre gjermanë mbetën pa rezultat. Supozohet se, kryeministri Borisov do ta çojë këtë çështje deri te kancelarja Angela Merkel. Shans për sukses ka, më në veçanti duke pasur parasysh faktin se, në fillim të vitit Hekurudhat Shtetërore Bullgare rinovuan pagesat mbi borxhin.

Në rend të ditës në marrëdhëniet bilaterale është dhe furnizimi eventual i Bullgarisë i gjuajtësve të përdorur gjerman Eurofighter. Pala gjermane tanimë ka bërë një propozim konkret dhe çështja do të shqyrtohet mbi bazën e tij në nivelin e kryeministrit dhe të kancelares federale. Nga të gjitha duket se, deri në marrëveshje nuk do të mund të arrihet gjatë këtij viti, por gjatë vitit 2013, siç tha kohët e fundit ministri ushtarak Anju Angjellov, dhe kjo në qoftë se sigurohen mjete. Por gjatë kohës së vizitës së Bojko Borisovit do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim midis forcave ushtarako ajrore të të dyja vendeve, mbi bazën e së cilës të realizohen trajnime të përbashkëta dhe stërvitje të personelit.

Në bisedat midis kancelares Merkell dhe kryeministrit Borisov do të preken jo vetëm çështjet bilaterale, por dhe çështje të rendit të ditës të Bashkimit Evropian. Mund të pritet që, kryeministri Borisov të parashtrojë tezën e tij, se pasi Bashkimi Evropian ndihmon shtete me krizë të borxheve, duhet që ai të japë bonos dhe atyre të cilët janë të disiplinuar nga ana financiare, siç është Bullgaria, eventualisht përmes pakësimit të përqindjes të kofinancimit kombëtar të projekteve me mjete evropiane. Kjo tezë në fund të vitit të kaluar ishte parashtruar nga kryeministri përpara kryeministres të Danimarkës Hale Tornin-Shmit, vendi i së cilës sot kryeson Bashkimin Evropian. Në tezën ka rezon, sepse aktualisht Bullgaria kofinancon projekte të realizuara me mjete evropiane në përmasë të 20% dhe më shumë, kurse për shtetet me vështirësi financiare nga Bashkimi Evropian kjo përqindje është 5 për qind.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD