Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rodopet në top dhjetëshen e klasifikimit evropian të National Geographic Traveler

Foto: Veneta Nikollova

Rodopet janë në dhjetëshen e parë të destinacioneve më të mira për udhëtime nëpër kontinentin e vjetër për vitin 2011 të National Geographic Traveler. Në klasifikimin e revistës së njohur për udhëtime, mali i Orfeut dallohet si një nga vendet më tërheqëse për ekskursione aventureske, krahas me Alpet dhe Kaukazi.

Malet Rodope në Bullgarinë Jugore është një vend i shkëlqyer për turizëm, ngjitje shkëmbore, hipizëm dhe eksplorim të shpellave. Meriton të përjetosh një aventurë plotë me të gjitha këto sporte bashkë me familjen. Do të mund të ndërmarrësh dhe një shëtitje mes pyjeve të vendit të mbrojtur Çairite, ku do të mund të vendosësh çadër dhe të flesh nën yjet. Me këto shpjegime të entuziazmuara botimi apelon ndej udhëtarit të njohë një nga skajet më piktoreske të Evropës. Pjesa bullgare e malit, e cila shtrihet dhe mbi territorin e Greqisë është caktuar si një vend i përshtatshëm jo vetëm për vizita aventureske, por dhe për një pushim familjar. Në fakt, Rodopet janë i vetmi destinacioni malor, bashkë me Kaukazin dhe Alpet e Zvicrës, përfshirë në klasifikimin e National Geographic Traveler. Botimi rekomandon akoma që qytetet mesjetare dhe qytezat e peshkimit të Kroacisë, Piemonte dhe Veneto në Itali të njohura me verërat e veta të zgjedhura dhe specialitete kulinare, brigjet e Danibit në territorin e Austrisë, Hungarisë dhe Sllovakisë me mundësitë e tyre të shkëlqyera për rrethe turistike me biçikletë dhe akoma disa itinerare evropiane për njerëz kureshtarë.

Jo rastësisht në top dhjetëshen e National Geographic Traveler, Rodopet janë treguar si një nga destinacionet më të mira evropiane për një turizëm malor. Në këtë janë bindur dhe mijëra të huajt të cilët çdo vit kalojnë nëpër itinerare të ndryshme malore të motivuar nga dëshira të komunikojnë me natyrën e egër. Në botim është përmendur dhe vendi i mbrojtur Çairite. Të paprekura nga kthesat e kohës në të janë ruajtur jo një, jo dy por gjashtë liqene çuditërisht të bukura, në ujërat e të cilave të kristalta shikohen majat e Rodopeve të Mesme. Rajoni është i mbuluar me luadhe të gjelbra dhe pyje halore shekullore, të përmbushur me aromën e rrëshirës dhe të luleve të pyllit. Fare afër gjendet gryka e Trigradit në të cilën ndodhen Shpella e Jagodinit dhe Gryka e Djallit. Njeriu mund të qëndrojë bashkë me familjen e vet në shtëpitë e fshatrave të afërta Jagodina, Trigrad ose Borino.

Nga baza e kuajve në Trigrad mund të marrësh një kalë të shpejtë, me të cilin të arrish deri në skajet me të thella të malit. “Në kundërshtim me krizën dhe me xhepin e holluar” të turistëve, pronarët e bazave vendase të kuajve nuk mund të ankohen nga mungesa e klientëve – kryesisht entuziastë nga Evropa Perëndimore, për të cilët kjo është mënyra më e sigurt të çlodhen nga stresi i grumbulluar. Nganjëherë vizitat e organizuara me kalë kalojnë përmes vendeve të paprekura nga dora e njeriut dhe të çojnë deri tek mali fqinjë Stranxha dhe deri te brigjet e Detit të Zi. Kalorësit flenë në shtëpitë për miq, në kampet me çadra ose... krejt nën yjet.



Kurse sa u përket mundësive të shkëlqyera për ngjitje shkëmbore, turisti duhet të ketë një përvojë të mjaftueshme. Çdo vit qindra veta nja vendi dhe nga jashtë, nën kujdeset e instruktorëve me certifikatë në alpinizëm, sulmojnë disa nga çukat e Rodopeve. Për shumicën kjo është një mënyrë jo vetëm të risin adrenalinën, por dhe të transportohen në një realitet, të rrethuar me mite dhe legjenda. Shkaku është se, shkëmbinjtë e Rodopeve kanë qenë vende të shenjta të hyjnive akoma nga lashtësia. Rastis që ngjitësit të bien në gropa të gdhendura thellë në gurë dhe puse, të shfrytëzuar nga paraardhësit tanë për rite fetare. Vendi më i përshtatshëm për eksplorim janë shkëmbinjtë rreth qytetit Smoljan, nga të cilat hapet një pamje e bukur drejt luginës së Smoljanit dhe kodrat përreth.

A do ta kalosh malin në këmbë me torbë në kurriz ose mbi ndonjë kalë të shpejtë, a do të lartësohesh drejt kurorave shkëmbore në qiell ose do të depërtosh në mbretërinë e Hadesit, që të mund të mahnitesh nga shpellat e çuditshme dhe lumenjtë nëntokësore të formuara, një është e sigurt – udhëtimi nëpër Rodopet do të kthehet në një përjetim shpirtëror, për të cilin do të kujtohesh për një kohë të gjatë!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Veneta Nikollova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD