Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e vallëzimit dhe e detit...

Qyteti bregdetar Primorsko për herë të parë organizoi një festival kushtuar vallëzimit.
Foto: wikipedia.org
Për herë të parë qyteti bregdetar Primorsko organizoi Festivalin “Në magjinë e vallëzimit dhe të detit”, i cili mblodhi vallëzues nga vendi dhe nga jashtë. Nga data 1 deri më 3 korrik ai e ktheu vendpushimin në një skenë të vërtetë verore. Në të fëmijë dhe të rinj nga 6 deri më 21 vjeç, përfaqësues të gjashtë klubeve të vallëzimit, i paraqitën mjeshtëritë e veta në nëntë kategori – nga vallëzimi klasik deri te teknikat moderne dhe hip-hopi. Posaçërisht për ngjarjen organizatorët kanë ftuar Raull Tores – ish kërcimtar në kabarenë më të madhe në botë “Tropikana” në Kuba. Artisti i njohur, përveçse vlerësonte si arbitër interpretuesit në stilin shou latine, por realizoi dhe një spektakël të posaçëm me partneren e vet Nadja Tonçeva.

Ideja për festën verore të vallëzimit është e Iva Petrovës, koreografe në një klub të Primorskos, në të cilin arsimohen mbi 120 fëmijë nga regjioni: “Klubi ekziston prej 4 vjetëve – thotë ajo. – Punojmë në stile të ndryshme të vallëzimit modern si balet klasik, shou të vallëzimit, hip-hop, latino... Fëmijët janë në moshë nga 3 deri më 15 vjeç. Me kolegët specialistë në stilet e ndryshme, po përpiqemi të zhvillojmë një art modern të vallëzimit. Marrim pjesë në festivale, fitojmë dekorata. Folklori është mjaft i përqendruar në këtë regjion, prandaj qëllimi im është të ketë dhe diçka të ndryshme. Fëmijët të mund të zgjedhin midis vallëzimit modern dhe valleve popullore. Gjatë dimrit këtu nuk ka një larmi shumë të madhe dhe vallet u japin energji dhe stimul. Pjesëmarrja në festivalet dhe më në veçanti mikpritja e një ngjarjeje të tillë për ta është një krenari e madhe. Prandaj dua që ata ta përjetojnë dhe t’u mbetet një kujtim i mirë. Do të qe mirë kjo të bëhet një traditë e përvitshme, e cila të tërheq miq dhe pjesëmarrës nga e gjithë bota.”

Sipas fjalëve të Iva Petrovës, Primorsko, përveç plazheve të shkëlqyera, ka dhe të gjitha mundësitë të jetë mikpritës të një shfaqje të ngjashme, sepse disponon me një sallë sportive për mësime praktike dhe kalojë në një estradë verore, në të cilën fëmijët të tregojnë se çfarë kanë mësuar. Gjatë kohës së festivalit “Në magjinë e vallëzimit dhe të detit” fëmijët dhe të rinjtë u përfshinë në trajnime me Raull Toresin në stilin latino, me Vlladisllava Popovën – në stilin shou dens, dhe me Petja Stojkovën, e cila iu tregoi bukurinë e vallëzimit modern.

“Trajnimi është një mësim praktik, i cili ju jep shumë, sepse afrohen deri tek interpretimi i profesionalistit – shton Iva Petrova. – I pasuron dhe i ngre me një shkallë përpjetë. Kurse për mua kjo është shumë e rëndësishme dhe shpresoj se vitin e ardhshëm do të kemi profesionalistë më të mirë nga jashtë, të cilët të tregojnë stilet e veta në punë. Ky është dhe qëllimi i Federatës bullgare të sportit – të zhvillojë një art modern të vallëzimit jo vetëm me pjesëmarrje në festivale ndërkombëtare, por dhe duke ftuar specialistë të tillë në Bullgari.”

Siç shënon kryetari i Bashkisë së Primorskos Dimitër Germanov, ngjarja është pjesë nga kalendari i pasur kulturor, i cili pret miqtë e qytetit gjatë stinës së verës. Prandaj në bashki me gëzim përkrahin çdo iniciativë, e cila pasuron pushimet e tyre detare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Darina Grigorova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD