Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasiguria masive ndikon në proceset demografike në Bullgari

Në Bullgari lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Në qoftë se situata nuk ndryshohet, popullsia bullgare do të vazhdojë të pakësohet. Pritet që gjatë 2050-ës popullsia në vend të numërojë 5 mln 748 mijë veta. Për shkak të situatës specifike në Bullgari, proceset demografike zhvillohen shumë shpejt në raport me të njëjtat në vendet e tjera të Evropës. Ekspertët theksojnë disa faktorë negativë: migrimi, pakësimi i numrit të grave në moshë pjellorie, pa dëshira e familjeve të reja për t’u trashëguar për shkak të pasigurisë ose të zhvillimit profesional.

Dekadat në vijim mundësitë për rritjen e lindshmërisë janë të kufizuara. Sipas strategjisë së aktualizuar demografike të Bullgarisë deri në 2030 një bullgareje në moshë pjellorie do t’i bjerë mesatarisht 1.5 fëmijë. Drejtoresha e Institutit për hulumtime të popullsisë dhe njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, znj. Antoaneta Hristova komentoi: “Tani jemi në një periudhë të pleqërisë së popullsisë dhe të rënies së numrit të grave në moshë pjellorie – sqaroi ajo. – Para 4-5 vitesh flitej për bum të lindjeve. Arsyeja ishte që atëherë në Bullgari kishte të ashtuquajtura lindje të shtyra. Brezi, i cili e kishte lënë për më vonë lindjen e fëmijës, në një moment e realizua këtë. Për sa i përket situatës aktuale, procesi negativ nuk mund të stopohet, sepse nuk merren masat e duhura.”

Kriza ekonomike, pasiguria financiare në të ardhmen bëjnë që shumë familje bullgare të migrojnë në vende ku lehtësisht të rritin fëmijët e tyre. Në periudhën 2001-2011 popullsia në Bullgari u pakësua me 170 mijë veta për shkak të migrimit. Mirëpo, pushimet për lindjen dhe rritjen të fëmijës në vend janë më të gjatat në Evropë – 410 ditë. Nga ana tjetër ndihma financiare për rritjen e sapolindurit është në vlerë 120 euro në muaj.

Znj. Hristova theksoi dokumentin e Strategjisë së Zhvillimit Demografik. Në të janë të hartuara disa masa në lidhje me arsimin, mënyrën e rritjes së fëmijës, lehtësimin e kujdesit familjar dhe përshtatjen më të shpejtë të nënave me vendin e punës. Të gjitha këto masa kërkojnë para, të cilat shteti duhet t’i sigurojë, tha ekspertja, duke shtuar: “Shteti gjithashtu konstatoi se kriza demografike është problemi numër një në Bullgari, po ashtu se kjo krizë ka të bëjë me sigurinë kombëtare. Mirëpo, mungojnë mjetet financiare falë të cilave të fillojë së funksionari strategjia. Jam pesimiste për sa i përket përballimit të sfidës demografike në vend. Vështirësisht mund të ndryshohet situata, sepse shteti nuk drejton edhe pak parat me të cilat disponon ndaj zgjidhjes së problemit më kryesor në vend.” Për mendimin e znj. Hristova do të ishte sukses nëse në të ardhmen së paku nuk ndryshon niveli aktual i lindshmërisë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD