Mbi 70 për qind të studentëve të Universitetit të Pylltarisë dhe Teknikës në Sofje tregojnë gatishmëri të fillojnë biznes më vete. Motivimi i tyre ka të bëjë me mundësitë për të mbajtur familje dhe për të marrë vendime në mënyrë të pavarur. Disa nga aftësitë e ndërmarrësit janë profesionalizmi, sipëmarrësia, ambicia dhe idetë e reja, mendojnë të anketuarit. 95 për qind e studentëve të anketuar janë kategorikë se në universite patjetër duhet të studiohet ndërmarrësia. Studimet në këtë degë e formojnë dhe e zhvillojnë rininë për të komunikuar, për të punuar në ekip dhe për të marrë vendime të rëndësishme për biznesin.
Këtë e tregon sondazhi i Qendrës së Ndërmarrësisë pranë Universitetit të Pylltarisë dhe Teknikës në Sofje që sondazh u zhvillua vitin e kaluar mes maturantëve. Qendra të tilla kanë edhe në tri universitete të tjera në vend. Qendrat e Ndërmarrësisë janë të hapura falë një programi të Ministrisë të Ekonomisë, Energjetikës dhe Turizmit në Bullgari. Që nga viti 2009 janë lëshuar mbi 350 mijë euro. Në kuadër të projektit janë trajnuar më se 1300 studentë. Po ashtu u themeluan 13 firma për trajnim studentësh, janë zhvilluar 13 konkurse të ndërmarrësisë dhe janë shpërblyer 67 studentë. Sivjet Ministria e Ekonomisë ka shpërndarë 100 mijë euro. Falë financimit do të hapen qendra ndërmarrësie në tri universitete të tjera.
Qendra e Ndërmarrësisë pranë Universitetit të Pylltarisë dhe Teknikës në Sofje është themeluar më 2006. Hollësirat i sjell zëvendësdrejtori i Qendrës, prof. Nikolla Stojanov:
“Veprimtaritë janë të shumëllojshme. Në vend të parë është studimi në fushën e ndërmarrësisë. Për këtë qëllim ndaj planit mësimor u shtua lënda “Bazat e ndërmarrësisë”. Përveç kësaj, kjo i ndihmoi studentët që të themelojnë kompani trajnuese. Çdo vit formohet nga një kompani e tillë e cila funksionon si ajo e vërteta por nuk regjistrohet zyrtarisht. Çdo ekip zgjedh organet drejtuese, ka program të përpiluar dhe detyra përkatëse. Falë qendrës, studentët zhvillojnë idetë e tyre gjatë vitit akademik. Ata marrin financim, po ashtu ua sigurojmë vendin ku të mblidhen dhe të diskutojnë. Disponojnë edhe pajisje teknike. Në fund të çdo viti zhvillohet një konkurs ku garohen të gjitha kompanitë e studentëve dhe këta të fundit prezantojnë biznesin e tyre. Përveç kësaj, Qendra e Ndërmarrësisë ndihmon kompanitë e regjistruara nga studentët të cilët sapo kanë mbaruar studimet në Universitetin e Pylltarisë dhe Teknikës në Sofje. Për këtë qëllim ka një fond special ku parat shpërndahen nga Ministria e Ekonomisë dhe nga Universiteti. Studentët shfaqen në një konkurs dhe marrin ndihmë në vlerë deri 1000 euro. Bëhet fjalë për pajiset teknike. P.sh., kemi ndihmuar disa firma në sektorin e pylltarisë, duke i pajisur ato me makinat dhe instrumentet e duhura. Po ashtu kemi pajisur firma të cilat punojnë në fushën e mjekësisë veterinare. Disa nga studentët janë të regjistruar si prodhues bujqësorë. P.sh., njëri nga ata merret me bletari.”
“Studentët e Universitetit të Pylltarisë dhe Teknikës në Sofje janë të parët të cilët regjistruan kompaninë e tyre në Junior Achievement (Organizata Rinore Ndërkombëtare e Ndërmarrësisë)” – tha prof. Vlladimir Pirallkov, drejtori i Qendrës së Ndërmarrësisë. Kompania quhet Vip Gardens dhe punon mbi projektin e një kopshti të fëmijëve në afërsi të Zooparkut të Sofjes. Ideja e tyre financohet nga një firmë private e cila siguron 10 mijë euro. “Kemi për qëllim që kompanitë e studentëve të realizojnë projekte në dobi të biznesit dhe të strukturave shtetërore e bashkiake”, sqaroi prof. Pirallkov. Disa nga kompanitë e studentëve kanë patentuar shpikjet e tyre. Njëra nga ato është Life Design. Një kompani tjetër përpiloi projektin e rivendosjes së nënkalimit në rajonin “Pоdujane” në Sofje. Kjo kompani fitoi “Çmimin e risive sociale” të konkursit kombëtar të kompanive të studentëve. Bashkia e Sofjes financoi të gjitha punët e ndërtimit sipas një projekti të kompanisë I like design. Nënkalimi i rivendosur u hap në fillim të vitit nga kryebashkiakja Jordanka Fandëkova dhe nga Ministri i Ekonomisë, Deljan Dobrev.
“Ideja ishte jo vetëm ta rivendosim atë, por të bëjmë njerëzit që të mendojnë për natyrën”, tha inxhinierja Maria Stojkova. Kolegu i saj, inxhinier Todor Todorov shtoi: “Nënkalimi është bërë në ngjyrën e gjelbër sepse duam ta drejtojmë vëmendjen e njerëzve ndaj natyrës. Nënkalimi është i shtruar me bar artificial. Dizajni i ndriçimit është shumë interesant. Në fakt, llambat i kemi fshehur që të mos ketë vjedhje. Në mure kemi vendosur tabela të posaçme të cilat janë me formën e pemës. Njëra anë e pemës është me degë të gjelbra, kurse tjetra – është e asgjësuar. Tabelat shfletohen si faqet e librit. Nëpërmjet atyre mund të fshehim anën e pajetë të pemës, duke zgjedhur se në çfarë mënyrë të kujdesim për natyrën.”
Inxhinieri Aleksandër Kukov, i cili është anëtar i ekipit, pohoi se në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë sipas projekteve të rivendosjes së nënkalimeve në kryeqytet. Ata kanë ndërmend të tërheqin edhe studentë të tjerë nga Universiteti i Pylltarisë dhe Teknikës në Sofje dhe të ndajnë përvojën e vet me ta.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: Universiteti i Pylltarisë dhe Teknikës në Sofje
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..