Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Shën Gjergjit është Ditë e Trimërisë

Foto: BGNES
Më 6 maj në Bullgari ka dy festa. Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shën Gjergjin, kurse Ushtria Bullgare shënon Ditën e Trimërisë. Kjo e fundit u vendos së festuari që më 1880, pasi princi Aleksandër Batenberg lëshoi një dekret special. Në këtë datë përkujtohen dëshmorët e luftërave, në të cilat është përfshirë Bullgaria. Më 6 maj Forcat Ushtarake e Bullgarisë kanë festë. Paralelisht me Ditën e Trimërisë u miratua dhe urdhri ushtarak “Për trimërinë”. Me këtë u dekoruan mijëra heronj të cilët ia kanë përkushtuar jetën e tyre në mbrojtjen e atdheut.

Siç shumë gjera të tjera në Bullgari, dhe Dita e Trimërisë ka të bëjë me disa peripeci historike. Fillimisht data u vendos së festuari si përkujtim i paraardhësve tanë të cilët kanë luftuar për të drejtën e identitetit kombëtar, të bashkimit kombëtar dhe të zhvillimit të shtetit bullgar. Më pas, në fillim të regjimit komunist më 1946 Dita e Trimërisë u zëvendësua me Ditën e Bariut.

Në fillim të 1993-ës kur u bë tranzicioni ndaj qeverisjes demokratike, Dita e Trimërisë rifilloi së festuari. Atëherë qëllimet e dikurshme heroike mbetën në të kaluarën. Bullgaria ishte bërë pjesë e familjes euroatlantike dhe një kërcënim i menjëhershëm ushtarak nuk e priste. Ja pse ushtria e saj nuk duhej të numëronte aq shumë se sa ka numëruar në të kaluarën. Prioritet kyç i forcave ushtarake vazhdon të jetë mbrojtja e sovranitetit të republikës por në sfondin e një sistemi të përbashkët të sigurisë. Sepse në pajtim me Marrëveshjen Veri-atlantike çdo kërcënim ndaj Bullgarisë do të thotë se rrezikon dhe aleatet e saj. Anëtarësimi në familjen euroatlantike ka çmimin e vet. Bullgaria është e detyruar të marrë pjesë në misione ushtarake ndërkombëtare, duke kontribuuar në mbrojtjen e paqes dhe të sigurisë në botë. Sot prioritetet e Ushtrisë Bullgare janë mbrojtja e vlerave demokratike në botë dhe neutralizimi i terrorizmit ndërkombëtar. Me rastin e 9-përvjetorit të anëtarësisë së Bullgarisë në NATO, drejtori i përgjithshëm përshëndeti rolin e vendit tonë si garantuese e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan, po ashtu dhe pjesëmarrjen e saj në misionet në Afganistan.

Në Ditën e Trimërisë përkujtohet heroizmi dhe shqyrtohet roli dhe problemet e forcave ushtarake. Sot këto të fundit kontribuojnë shumë në mbrojtjen e popullsisë në raste avarie e fatkeqësish. Ja pse populli ka besim më tepër tek ushtria se sa tek institucionet e tjera, siç janë Kuvendi, qeveria, gjykata, Prokuroria, bile Kisha Ortodokse.

Raporti midis ushtrisë dhe shoqërisë civile duket në pasojat e përbashkëta që vijnë si rrjedhojë e krizës ekonomike e financiare. Vështirësitë sociale në shoqëri vlejnë dhe për ushtrinë e cila kohën e fundit gjithashtu përballet me mungesën e kuadrove. Rritja e vogël ekonomike e cila e pengon zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë, kërcënon dhe atë të ushtrisë. Buxheti i ushtrisë është 1.5% e PBB-së. Këto para nuk mjaftojnë për modernizimin e forcave ushtarake dhe shfrytëzohen vetëm për pagat e personelit. Mungesë parash ka më së shumti në aviacion, ku ndihet nevoja urgjente për pajisje të reja të fluturimit.

Pra, mungesat nuk përbëjnë vetëm sfida, por dhe parakusht për forcimin e lidhjes midis forcave ushtarake dhe shoqërisë. Sot këto të dyja punojnë së bashku me këmbëngulje, aftësi dhe guxim që të jetë e ardhmja më e mirë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD