Sipas legjendave, një nga vendet e shenjta të zotit të lashtë Asklepij gjendet në Bullgarinë Jugore, në Patalenica, në afërsi të qytetit Pazarxhik. Gjatë vitit 1955, dy fshatra fqinje – Batkun dhe Patalenica bashkohen dhe kështu lind fshati i sotëm relativisht i madh bullgar me 1284 banues të përhershëm i cili ka dhe një histori të lashtë dhe të pasur. Gjatë pranverës së herët, mes gjelbërimit të butë dhe bardhësisë të pemëve të çelura, ai duket si një fole zogjsh, në fushën e gjerë, në rrëzat e malit enigmatik Rodopi.
Nikolla Kollev, drejtor i shkollës vendase “Konstantin Veliçkov”, sqaron se, Patalenica gjendet vetëm në 15 kilometra nga qyteti Pazarxhik dhe kjo padyshim ndikon mbi jetën e njerëzve këtu. Një pjesë nga banuesit punojnë në qytet, por të tjerë për shkak të papunësisë merren me bujqësi.
“Historia e Patalenicës është plot me shumë dëshmi për një jetë interesante akoma që nga koha trake dhe romake – tregon Nikolla Kollev. – Bile do të thosha, se toka e fshatit Batkun i cili nuk ekziston si një njësi administrative më vete është më e pasur me histori të monumenteve të lashta. Ai ka pasur qeverisje ngjashme të asaj në qytetet greke. Ka pasur faltore të zotit Apolon. Gjatë shekujve mesjetare Batkun ka qenë qyteti më i madh në këtë krahinë. Pas themelimit të Pazarxhikut gjatë vitit 1485, pak nga pak Batkun humbi lavdinë e vet dhe në fillim të shekullit të XIX tanimë ishte një fshat i vogël bullgar. Akoma ka debate rreth kësaj se që ku kanë ardhur emrat e të dyja vendeve. Për Patalenicën ka shumë supozime, por mbase supozimi më i vërtetë është se vjen nga fjala “pët, pat” ( d.m.th. rrugë). Të tjerë mendojnë se, gjatë shekujve mesjetarë ka marrë emrin e vet nga Kisha “Shën Pantelejmon”. Për emrin e fshatit Batkun supozohet se, është me një prejardhje të lashtë bullgare dhe do të thotë kënetë ose një vend i lagësht.”
Të shumta janë kureshtjet historike në Patalenica. Kisha “Shën Dhimitri” është nga shekulli i XII dhe u shpall për një monument kombëtar të kulturës. Afresket e saj, të cilat kanë një karakter të qartë rilindës, tani po restaurohen. Kisha akoma nuk është e hapur për vizita, por gjithmonë mund të hapet për turistët. Rreth Patalenicës gjendet dhe manastiri “Shenjtorë Petër dhe Pavell”, në oborrin e tij rritet një vresht 500 vjeçare. Kurse që nga manastiri deri te rrafshina pamja është magjepsëse. Në afërsi është vendi i shenjtë kushtuar zotit Asklepij, që daton nga shekujt I-IV nga epoka e re. Por dëshmitë arkeologjike janë pothuajse të padukshme, më në veçanti gjatë periudhës së verës, kur çdo gjë është mbuluar me gjelbërim. Kurse nga kalaja e madhe dhe e fortë mesjetare Batkunion ka mbetur vetëm një murr. Në fshatin fqinjë Debrashtica mund të shikohen 19 tumula të shenjta trake, rrënoja kishash dhe mure kalash. Nga Debrashtica hapet një pamje magjepsëse drejt vendpushimeve të shkëlqyera malore “Shën Konstantin” dhe “Cigov çark”. Kurse vetëm në 6 kilometra nga Patalenica është fshati Varvara, i njohur me ujërat e veta shëruese minerale.
Për ditët e sotme të Patalenicës Nikolla Kollev tregon: “Në fshat si kudo në Bullgari, problemi me papunësinë është i madh. Të papunët janë 14 për qind nga popullsia e Patalenicës. Në fshat, përveç shkollës dhe dyqaneve, të cilat u japin punë njerëzve, tjetër gjë nuk ka. Nuk janë pak dhe ata të cilët punojnë jashtë shtetit. Bujqësi, blegtori – me këtë jetojnë banuesit, në ngjashmëri me shumë fshatra të tjera bullgare. Këtu rriten shumë dhi, dele, në çdo një oborr ka kuaj, gomarë. Si në çdo fshat bullgar, rritet grurë, misër. Por kjo është më tepër për të kënaqur nevojat familjare të njerëzve. Më të mëdha janë sipërfaqet e mbjella me duhan, pavarësisht se kohët e fundit u pakësuan mjaft.”
Spanja dhe Britania e Madhe – këto janë dy drejtimet kryesore të zgjedhura nga banuesit e Patalenicës për kurbet. “Dhe në Spanjë dhe në Londër ka bashkësi të mëdha bullgare”, tregon Nikolla Kollev dhe nuk le pa përmendur se, pavarësisht dhe larg nga Bullgaria ata nuk i harrojnë ritet dhe traditat bullgare. Festa më e madhe për banuesit e Patalenicës është Dita e Shën Gjergjit e cila festohet detyrimisht dhe jashtë kufirit. Por, nuk mungojnë itinerare dhe në drejtimin e kundërt – një familje nga Britania e Madhe e ka pëlqyer fshatin e bukur dhe ka blerë shtëpi në të. Mundësi për gjallërimin e fshatit, sipas Nikolla Kollevit ka në zhvillimin e turizmit.
“Fshati Patalenica është një vend shumë tërheqës për turizëm, sepse klima është shumë e përshtatshme – është i mendimit z. Kollev. –Fshati gërsheton përparësitë e rrafshinës dhe të malit. Pozicioni i Patalenicës krijon kushte të shkëlqyera për zhvillimin e turizmit malor fshatar. Mjerisht, në rajon akoma nuk janë krijuar itinerare turistike dhe rrugica, por banuesit vendas kanë ambicien që kjo të mund të rastisë në një kohë sa më të afërt. Në fshat ka hotel. Aktualisht po ndërtohet edhe një hotel familjar”.
Kushtet për turizëm janë shumë të përshtatshme, por dhe njerëzit janë shumë bujar dhe mikpritës. “Nuk është kthyer asnjëri, i cili ka ardhur në Patalenica”, përfundon Nikolla Kollev.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: Nikolla Kollev
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e..