Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu i përbashkët energjetik do ta bëjë ekonominë e Evropës më konkurrente

Foto: BGNES

Po rritet nevoja e BE-së për importin e gazit. Ndërkohë vërehet dhe revolucioni i gazit shist në SHBA. Këta faktorë detyruan vendet evropiane të nxitojnë në krijimin e një tregu të përbashkët energjetik. Kështu ekonomia e gjithë Evropës do të bëhet më konkurrente dhe do të kursehet nga 15 mlrd euro në vit.

Mbi këto çështje u diskutua para disa ditësh në Bruksel, ku u mbajt takimi i jashtëzakonshëm i nivelit të lartë të Këshillit të Evropës. Në takim ishte prezent dhe presidenti bullgar, z. Rosen Plevneliev. Ai deklaroi se, “tregu energjetik evropian do të integrohet krejtësisht deri në fund të 2014-ës, kurse deri në fund të 2015-ës ai do t’i lidhë të gjitha vendet evropiane.” Presidenti Plevneliev komentoi, se brenda këtij afati vendet e izoluara për nga energjetika, përfshi Bullgarinë, do të bëhen pjesë e tregut të përbashkët. Kjo do të realizohet me anë të interkonektorëve dhe rrjeteve të ndryshme energjetike. Do të unifikohen rregullat, do të fillojnë të funksionojnë bursa të përbashkëta energjetike dhe do të ketë liberalizim. Në Evropë sërish u bë fjalë për gazin shist, sidomos pasi në SHBA çmimet e energjisë elektrike u pakësuan ndjeshëm. “Gazi shist mund të bëhet pjesë e përzierjes energjetike në shumë vende evropiane”, tha kryetari i Këshillit të Evropës, z. Herman van Rompoj. Nxjerrja e gazit shist ndikon negativisht mbi mjedisin dhe çështja është shumë prekëse për evropianët. Mirëpo, analizatorët janë të mendimit se, së shpejti tema do të hapet. A do të bëhet kjo në Bullgari, vijon të shohim. Në vend u zbuluan burime të gazit shist, por shoqatat ekologjike e kundërshtuan nxjerrjen e tij. U arrit në memorandum, i cili ndalon nxjerrjen e gazit shish në Bullgari. Në një raport të posaçëm të kryetarit të Komisionit Evropian, Zhoze Barozu, thuhet se, rregullatorët e pengojnë tregun e lirë energjetik. Sepse midis vendeve të BE-së ka dallime çmimesh që nuk janë konkurrente. Nëse këto të fundit zhduken, do të kursehet 10 për qind e çmimit të përbashkët të gazit natyror me shumicë.

© Foto: EPA/BGNES


Në raport theksohet se, pjesa e madhe e burimeve ripërtëritëse energjetike shtron çështjen e përshtatshmërisë së kapaciteteve për prodhimin e energjisë. Muajit e fundit pikërisht energjia e gjelbër u bë molla e sherrit në Bullgari. “Sistemi energjetik ka qenë para falimentimit për shkak të formimit të padrejtë të çmimit. Komisioni Shtetëror i Rregullimit të Energjisë dhe Ujit ka parashikuar një blerje shumë më të dobët të energjisë së prodhuar nga burimet ripërtëritëse se sa faktikisht është prodhuar”, deklaroi para disa ditësh kryeministri i qeverisë teknike Marin Rajkov. Çmimi i korrentit u rrit me 13 për qind nga 1 korriku i 2012-ës, sepse në formimin e tij u përfshinë dhe centralet e reja të gjelbra. Megjithatë, paratë e Kompanisë Elektrike Bullgare destinuar energjisë elektrike nuk mjaftojnë. Në sistemin bullgar energjetik ka mungesë prej 110 mln eurove për shkak të përfshirjes së centraleve të reja të ajrit dhe të diellit. “Prodhuesit e korrentit nga burimet ripërtëritëse energjetike janë të përfshirë ndaj rrjetit energjetik “në hije”, deklaruan nga Komisioni Shtetëror i Rregullimit të Energjisë dhe Ujit. Brenda dy muajve ndaj sistemit u përfshinë parqe fotovoltaike 600 megavatesh. Kaq duhej të kishim deri në vitin 2020. “Askush nuk e kundërshton energjinë e gjelbër. Përse Bullgaria duhet ta ketë sistemin më të gjelbër energjetik në Evropë?” – komentuan nga Komisioni Shtetëror i Rregullimit të Energjisë dhe Ujit. Megjithëse nga 1 korriku pritet rritja e çmimit të korrentit në vend, ekspertët bëjnë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur atë, duke përdorur rezervat në sektor.

Raporti i KE-së paralajmëron se, varësia e BE-së nga gazi mund të arrijë 80 për qind. Disa vende evropiane mbështeten vetëm në një furnizues rus dhe një gazsjellës. “Ka vende, të cilat nuk janë të lidhura me sistemet e vendeve të tjera të BE-së. Kryesisht këto janë nga Evropa Veriore e Lindore”, thuhet në dokument. Nga Brukseli komentojnë se, problem kanë vendet e Evropës Lindore, të cilat mbështeten në gjigantin rus “Gazprom”. I vetmi furnizues i gazit në Bullgari gjithashtu është monopolisti rus. “Gazprom”-i disponon 90 për qind të tregut vendas. Bullgaria ka për qëllim rritjen e nxjerrjes së gazit në bregdet. Po ashtu punohet aktivisht që të lidhemi me rrjetet e gazsjellësit të Greqisë, Turqisë, Serbisë, Maqedonisë dhe të Rumanisë. Kështu Bullgaria do të ketë alternativë gazi. Në fazë të përparuar është dhe projekti i gazsjellësit “Nabuko”, i cili do ta furnizojë regjionin me gaz nga Azerbajxhani dhe tuba e tij do të arrijë deri në Austri. Derisa të realizohen planet e Evropës, politika e Rusisë do të bëhet gjithnjë e më agresive ndaj sistemit energjetik evropian. Aktualisht Evropa importon rreth 60 për qind të gazit nga vendet e tjera.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i еnergjisë mësoi nga mediat për shitjen e “Lukoil Neftohim Burgas” nga kompania ruse

Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..

botuar më 24-11-06 5.37.MD