Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kërkesat evropiane për lëndët djegëse kanë çmimin e vet social

Foto: BGNES
Miratimi i ligjit për ndryshimin e klimës do të jetë prioriteti bazë ligjvënës i qeverisë së re bullgare në fushën e mjedisit rrethues për vitin e tanishëm. Do të bëhen ndryshime të rëndësishme dhe në dy ligje të tjerë – për menaxhimin e mbeturinave dhe për pastërtinë e ajrit në atmosferë. Që të tria iniciativat ligjvënëse kanë për qëllim aplikimin më të plotë të direktivave përkatëse evropiane në këto fusha, sqaroi ministrja e mjedisit dhe e ujërave Iskra Mihajllova. Mirëpo realizimi i disa nga kriteret evropiane do të ketë dhe çmimin e vet social, nënvizoi ajo. I tillë është rasti me kërkesën për përdorimin e lëndëve djegëse të ngurta për ngrohje, të cilat do të pakësojnë ndotjen e ajrit me grimca fine pluhuri. Bullgaria është mes 17 shteteve evropiane të cilat në fillim të vitit morën nga Komisioni Evropian letra lajmëruese për këtë se, sistematikisht nuk i kryejnë kriteret e eurodirektivës vepruese për pastërti të ajrit. Në listën e atyre të cilët kanë marrë një paralajmërim të fundit janë si vendet veterane në Bashkimin Evropian si Franca, Gjermania ose Suedia, ashtu dhe pjesa më e madhe nga anëtaret e reja nga Lindja.

Për Bullgarinë fëlliqja me grimca fine pluhuri vjen kryesisht nga përdorimi masiv të druve dhe të qymyrgurit për ngrohje në fshatra dhe në një pjesë të madhe nga qytetet. Kurse qymyrguret vendase dhe briketat, kryesisht lignit, janë me përmbajtje të lartë të squfurit dhe të hirit, sipas ekspertëve të Ministrisë së Mjedisit dhe të Ujërave. Prandaj një ndotje të fortë të ajrit vihet re te ne jo vetëm gjatë verës, por pikërisht gjatë muajve të ftohta. Por çështja është delikate. Aplikimi i kufizimeve të rrepta sa u përket përbërëseve të dëmshme në qymyrgurit për ngrohje shtëpiake do të godasë fortë industrinë vendase të minierave dhe do të çojë deri në humbjen e vendeve të punës, komentojnë specialistët nga dega. Lëndët më të pastra të ngurta do të kenë një çmim më të lartë, i cili mund të dalë se është i paarritshëm për një pjesë të madhe nga bullgarët, të ardhurat e të cilëve janë më të ulëtat në Bashkimin Evropian.

“Ne duhet të respektojmë direktivat evropiane, por gjithmonë duhet të ndjekim për çmimin social të masave, të cilat i ndërmarrim – deklaroi në lidhje me këtë ministrja Iskra Mihajllova. – Projekti për ndryshim dhe shtim të ligjit për pastërtinë e ajrit në atmosferë është tanimë gati. Por unë angazhohem posaçërisht të kërkojë analizë për këtë sesi do të ndikojnë ndryshimet mbi çmimet e lëndëve të ngurta për familjet.”

Mbase do të nevojitet të jepen ndihma shtresave të dobëta sociale për blerjen e lëndëve të ngurta. Në ngjashmëri me ndihmat, të cilat në Bullgari jepen prej kohe për energjinë e shtrenjtë elektrike. Që ku do të gjenden para edhe për lëndët më të shtrenjta? Përgjigja akoma po kërkohet. Një nga burimet e mundshme janë të hyrat e shtetit nga shitja e kuotave “të kursyera” të emisioneve të gazrave të serës. Por dhe kjo skemë e aplikuar nga Komisioni Evropian për tregti po përjeton një moment kritik – çmimi i emisioneve të shitura CO2 vazhdimisht bie. Në këtë moment është stabilizuar në rreth 4 euro në ton, pohon zëvendëskryetari i Asociacionit të Kompanive për Ngrohje Qendrore në Bullgari, Valentin Terzijski. Komisioni Evropian parashikon përkohësisht të tërheq nga tregu 900 milionë kuota me shpresën se, kështu çmimi i tyre do të rritet. Për periudhën e tretë nga skema evropiane për tregti me emisionet ESTE, e cila fillon gjatë këtij viti, Bullgarisë i bien të tregtojë 2,7 për qind nga sasia e përgjithshme të emisioneve për Evropën. Deri në fund të muajit qershor 2014, vendi pret që të marrë nga këto operacione midis 150 dhe 250 milionë euro në varësi nga çmimi i një toni CO2.

“Në qoftë se çmimi i 1 ton emisioni ruhet i tillë, siç është me datë të sotme, të hyrat në fund të vitit do të jenë rreth 85 milionë euro – parashikon ministrja e mjedisit. – Në qoftë se masat të cilat ndërmerren nga Komisioni Evropian, japin efekt dhe çmimi i 1 ton emisioni ritet, pasojnë prognoza në varësi nga kjo sesa pikërisht do të arrijë ky çmim. Ai mund të ritet deri më 6 euro për ton, deri më 9, euro deri më 12 euro ose bile të bjerë pavarësisht nga përpjekjet e Bashkimit Evropian.”

Sipas legjislacionit evropian, 71 për qind nga të hyrat nga tregtia me gazra të serës shteti përkatës është i detyruar ta përdor për qëllime “të gjelbra” energjetike të cilat t’i pakësojnë këto gazra të dëmshme për atmosferën. 28 për qind të tjerat mund të shkojnë për gjë tjetër, për shembull për nevojat sociale të shtetit. Në ecurinë e debateve rreth aktualizimit të buxhetit të shtetit tanimë u vunë re mjaft apetite ndaj të hyrave nga shitja e emisioneve të “kursyera” të CO2. Një nga idetë ishte, që ato të shkojnë për rritjen e pensioneve. Këto para mund të shfrytëzohen dhe për ndihma “energjetike” të njerëzve me të ardhura më të ulëta, të cilët ngrohen me lëndë të ngurta pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të ardhshme në ligjin për ajrin atmosferik. Por në të gjitha rastet për qëllime sociale ose të tjera jo “të gjelbra” energjetike nuk mund të përdoren më shumë nga 29 për qind prej të lejuarve,paralajmëron Iskra Mihajllova.

“Ka tanimë një vend anëtar të Bashkimit Evropian, i cili i ka lejuar vetes këtë, mendoj se – Hungaria. Dhe reagimi i Bashkimit Evropian ka qenë momental dhe mjaft i ashpër. Mendoj se, nuk ka nevojë ne të përsërisim ushtrime të ngjashme”, është e mendimit ministrja e mjedisit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Maria Dimitrova-Pisho


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD