Duke ndodhur në një udhëkryq të rëndësishëm evropian Bullgaria është ndër shtetet me trashëgim më të pasur arkeologjik në kontinentin e vjetër. Shumë qytetërime kanë lënë gjurmë nga kultura e tyre në trojet e sotme bullgare. Me këtë vendi përbën një interes të veçantë për arkeologët e huaj dhe një dëshmi e kësaj janë gërmimet e shumta të përbashkëta. Një prej projekteve me përmasa më të gjëra ka të bëjë me rrjedhën e poshtme të Danubit, ku dikur ka kaluar kufiri i Perandorisë Romake. Në këtë projekt marrin pjesë shkencëtarë nga Bullgaria, Austria, Italia, Rumania, Serbia dhe Kroacia.
“Me këtë projekt kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm – propozuam që kështjellat dhe fortifikatat ushtarake nga koha e Perandorisë Romake, të ruajtura shumë mirë më sektorin bullgar të lumit Danub të shpallen trashëgim i kulturës dhe i historisë botërore” – tregon docent Ludmil Vagalinski, drejtor i Institutit dhe Muzeut kombëtar arkeologjik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.
Ndër kuriozitetet më interesante në rrjedhën e poshtme të Danubit është Kampi i legjionarëve romakë në qytetin Nove, nga epoka e Bizantit të hershëm, pranë qytetit të sotëm Svishtov. Ai eksplorohet nga viti 1960 nga arkeologë bullgarë dhe polakë. “Dua të theksojë, se pikërisht në saj të bashkëpunimit tonë Nove është një prej kampeve ushtarake të eksploruara më mirë në të gjithë ish kufijtë e Perandorisë romake, që shtrohej dikur në tre kontinente”, thekson docent Vagalinski.
Nga fund i viteve 80 zhvillohen gërmimet e pazarit të madh antik Pistiros, që ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit Marica. Në këto gërmime arkeologët bullgarë punojnë në partneritet me Universitetin e Karlit në Pragë dhe me Universitetin e Livërpullit. Kurse perla antike e bregdetit jugor Apolonia tërheq interesin e arkeologëve francezë.
© Foto: arkiv
Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..
E quajnë Nikopollin "qytetin e shekujve" për shkak të historisë së tij mijëravjeçare. Ai u shfaq si vendbanim qysh në vitin 169 pas Krishtit gjatë kohës së perandorit romak Mark Aureli. Në vitin 629, perandori bizantin Nikifor III Foka e riemëroi..
Gërmimet arkeologjike në lagjen Kaleto të qytetit të Danubit Llom zbuluan mbetje të strukturave mbrojtëse romake që datojnë nga shekulli I pas Krishtit. Gërmimet, të udhëhequra nga krye asistenti Dr. Vlladisllav Zhivkov nga Instituti Kombëtar..