Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov vazhdon përpara në ranglistën botërore. Në Australi tenisti ynë arriti çerekfinalet, duke mundur Roberto Bautista-Agut nga Spanja me 6-3, 3-6, 6-2 sete. Në raundin tjetër Dimitrov do të ndeshet me liderin botëror Rafael Nedal nga Spanja.
Tenistja numër 1 e Bullgarisë Cvetana Pironkova u deklasifikua nga turneu në Australi. Bullgarja pësoi humbje nga kampionia e US Open Samantha Stosur. Pironkova shtoi edhe 70 pikë të tjera në ranglistën botërore.
Petja Nedellçeva arriti gjysmëfinalet e Turneut Ndërkombëtar të Badmintonit në Uppsala të Suedisë, duke fituar medaljen e bronztë. Bullgarja humbi nga e para në skemë Kirsty Gilmour nga Skocia me 16:21, 21:14, 10:21. Motrat Stefani dhe Gabriella Stoeva ia sollën Bullgarisë edhe një medalje tjetër të bronztë, pasi arritën gjysmëfinalet për çifte. Ato pësuan humbje nga L. Kruse-M. Roepke nga Danimarka me 15:21, 19:21.
Krasimir Anev përfundoi në vendin e shtatë në biatlonin 12.5 kilometra në qendrën e dimrit Antholc-Anterselva të Italisë, duke treguar se është gati për Lojërat Olimpike në Soçi. Bullgari përfundoi pa gabim në qitjet brenda 31 minutave e 38.7 sekondave. Vlladimir Iliev përfundoi në vendin e pesëmbëdhjetë, gjithashtu pa gabim në katër qitjet. Garën e fitoi Simon Shemp nga Gjermania me kohë 31 minuta e 20.6 sekonda, Jean-Guillaume Beatrix nga Franca u rendit në vendin e dytë, ndërsa i treti u bë Henrik L’Abee-Lund nga Norvegjia.
Bullgari Aleksandër Konstadinov fitoi medaljen e bronztë në turneun e mundjes klasike “Ivan Podbuni” në Tymen të Rusisë. Në kategorinë deri 59 kg stil të lirë ai pati 6 ndeshje. Në gjysmëfinalet bullgari pësoi humbje nga Ivan Kujljakov nga Rusia, i cili fitoi arin në këtë kategori.
Bullgari Kalojan Mahljanov-Kotooshu arriti fitoren në raundin e tetë të turneut të sumos në Tokio. Deri tani ai ka pesë fitore dhe tri humbje. Sportisti tjetër bullgar i sumos Daniell Ivanov-Aoiama është me tri fitore dhe pesë humbje. Të dy bullgarët u ndeshën në raundin e mëparshëm ku fitues u bë Kalojan Mahljanov- Kotooshu.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Bullgaria do të jetë vend mikpritës i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive – “Giro d’Italia” (Gara Çiklistike e Italisë) në vitin 2026. Këtë e njoftoi ministri i turizmit, Mirosllav Borshosh, gjatë një deklarate për shtyp në Këshillin e Ministrave,..
Bullgaria fitoi medalje të argjendtë në disiplinën 25 metra pistoletë – trio për vajza në Kampionatin Evropian të Qitjes Sportive me armë me kalibër të vogël, që po zhvillohet në Shatoru, Francë. Bullgaret – Pamella Popova, Maria Atanasova dhe..
Bullgaria fitoi medaljen e artë në garën e pistoletës me tre ekipe për femra në Kampionatin Evropian të Qitjes me Armët e Vogla në Châteauroux të Francës. Antoaneta Kostadinova, Mirosllava Minçeva dhe Lidija Nençeva mposhtën Gjermaninë në finale me..
17-vjeçari Kristijan Kasabov fitoi medaljen e argjendtë në garën 110 metra me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës për sportistë deri në 20..
Denica Manollova mori vlerësim të merituar për performancën e saj të fortë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Femra të moshës nën 20 vjeç,..