“Duke pirë çaj në Marok në një kafene në mes të shkretëtirës, flisnim sa mirë do të ishte po të kishte ndonjë vend në Sofje ku të mblidhen aventuristët e ethur për udhëtime”, kujtojnë Margi dhe Sasho. Nisur nga ideja për një vend të veçantë ku udhëtarët rreth e rrotull botës të ndajnë informacione me njëri-tjetrin, Margi dhe Sasho së bashku me mikeshën e tyre Nadja kanë themeluar para një viti e gjysmë Klubin e Udhëtarit. Ky i fundit gjendet në rrugicën “Viktor Ygo” në qendër të Sofjes.
“Kemi për qëllim të nxisim njerëzit që të bëjnë udhëtime dhe t’i bindim ata se nuk është aspak vështirë – sqaron Margi. – Duam të lindim respektin për malin te njerëzit, po ashtu të japim informacione të plota. Klubi i Udhëtarit disponon një bibliotekë shumë të pasur falë librave nga mbarë bota të cilët na sjellin miqtë tanë. Kur ndonjë kureshtar na bën pyetje për vend ku nuk kemi qenë, ne i caktojmë atij takim me njeri i cili ka udhëtuar për në këtë vend. Kështu shkëmbehen informacionet.”
Logoja e Klubit të Udhëtarit është një gomar. Interieri i hapësirës së brendshme është shumë interesant. Në vend të karrigeve të zakonshme ka thes të mbushur me kashtë. Tavolinat janë të vogla prej druri. Në Klubin e Udhëtarit organizohen aktivitete të ndryshme.
“Prezantojmë kryesisht udhëtimet që kanë bërë miqtë tanë. Ndonjëherë i ftojmë vetë udhëtarët për të rrëfyer për aventurat që kanë përjetuar – thotë Margi. – Bisedat janë tepër interesante. Në klubin mund të mblidhen 34 veta. Pra, hapësira nuk është shumë e madhe dhe atmosfera bëhet intime, pimë nga një gotë çaj ose verë. Ne organizojmë dhe kurse të ndihmës së parë gjatë udhëtimeve. Pothuajse çdo muaj zhvillojmë kurse të tilla. Interesi është i madh. Është me rëndësi të dimë se si reagohet në situata ekstreme, p.sh. çfarë duhet të bëhet kur ka ortek, se si duhet të veprohet në kushte të këqija meteorologjike si gjatë dimrit, ashtu dhe gjatë verës.”
Fansat e Klubit të Udhëtarit janë shumë, të moshës së ndryshme dhe me profesione të ndryshme. Ivan dhe Tatjana rrëfejnë për muajin e tyre të mjaltit. Në vazhdim të katër muajve ata kanë bërë udhëtim autostop në Amerikën Latine. Për sa i takon Margit, ajo e ka lënë profesionin e llogaritares për t’u bërë udhërrëfyese në mal dhe trajnuese në ski. Çdo dimër së bashku me Sashon punojnë si instruktorë të skive në Alpet Austriake.
Margi dhe Sasho kanë udhëtuar kryesisht autostop, duke u strehuar në vende të parezervuara paraprakisht. Kanë qenë në Turqi, Gjibraltar, Portugali dhe në Spanjë. Në këto vende të dy të rinj kanë qëndruar edhe me qëllim pune. Po ashtu kanë bërë udhëtim në vendet e Ballkanit, sepse siç pohojnë vetë ata Ballkani ende është një vend i egër që tërheq vëmendje.
Cilat janë vendet në Bullgari që Margi i parapëlqen për turizëm?
“Liqeni Beglika në malet Rodope është një vend të cilin e preferoj. Çdo vit shkoj aty, duke marrë pjesë në kampet verore për fëmijët, të organizuara nga organizata joqeveritare “Bajkaria”. Një vend tjetër i preferuar për mua është maja Maljovica në malin Rila. Aty shkoj për të ushtruar sportin e skive, t’i ngjitem malit ose thjesht për t’u çlodhur, duke më shoqëruar miqtë e mi.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism..