“Me rroba të bukura duam ta veshim zemrën dhe jo trupin, duke dhuruar paratë e ndara për veshje luksoze”. Kjo është motoja e maturantëve nga Gjimnazi i Gjuhës Angleze në Sofje “Tomas Xheferson”. Të rinjtë kanë hapur një faqe në Facebook – “Panairi i mirësisë” dhe nisma e tyre shpejt u popullarizua nga mediat. Pra, nisma e maturantëve e kundërshton opinionin e përhapur se rinia interesohet vetëm për gjërat materiale dhe jep shpresë se mirësia jeton në zemrat tona.
Iniciatoret kryesore të fushatës bamirëse janë katër vajzat e vitit të fundit në gjimnaz – Viktoria, Adriana, Gergana dhe Iskra. Në vend që të blihen rroba luksoze, paratë e mbledhura do t’u dhurohen fëmijëve, të cilët janë me sëmundjen epidermolizë bulloze. Këta fëmijë njihen si “fëmijët flutur”, sepse e kanë lëkurën e trupit shumë të prekshme siç janë krahët e fluturës. Ideja i ka ardhur Viktories, pasi ka parë në internet fëmijë me epidermolizë bulloze, për të cilët bile puthja e nënës mund të jetë e dhembshme. Në gjimnaz katër vajzat kanë vendosur të projektonin një klip 10 minutash kushtuar të sëmurëve. Pas kësaj, i gjithë gjimnazi ka përqafuar kauzën.
“Orët e fundit të mësimit në gjimnaz u kthyen në një mbrëmje të vogël maturantësh – shpjegon Adriana. – Prindërit tanë japin shumë para për rroba të shtrenjta, makijazh, seri fotografish, hotele e restorante. Kjo është kotësi.”
Rreth 100 persona në Bullgari, prej të cilave tetë fëmijë, vuajnë nga epidermoliza bulloze. Këtë e tregojnë të dhënat e Organizatës “Debra Bullgaria”, e cila organizatë mbron të drejtat e të prekurve nga kjo sëmundje gjenetike. Në mbrëmjen e maturantëve vajzat dhe djemtë do të vishen jo me rrobat e zakonshme luksoze, kurse me bluza të bardha të cilat simbolizojnë shpresën dhe mirësinë.
“Duam të tregojmë se bukuria nuk ka të bëjë vetëm me fustanet dhe makijazhin, bukuria buron nga brenda – thotë Gergana. – Që të jetë njeriu me pamje të bukur të jashtme, së pari duhet të jetë i bukur brenda vetes. Po ashtu kërkojmë të tërheqim vëmendjen e shoqërisë dhe në veçanti atë të Ministrisë së Shëndetësisë, e cila e ka detyrë kujdesin për fëmijët me epidermolizë bulloze. Në muaj të sëmurëve u nevojiten rreth 1000 euro. Shteti nuk mbulon asgjë nga çmimi i ilaçeve dhe artikujve të tjera mjekësore. Aktualisht punohet që epidermoliza bulloze të përfshihet në listën e sëmundjeve për të cilat Qendra Kombëtare e Shëndetësisë shpërndan mjete financiare. Prandaj ngutemi që ky proces të përfundojë së shpejti dhe fëmijët të marrin atë që u takon atyre.”
Fushata bamirëse e katër vajzave u përqafua nga shumë njerëz. “Po të mos na ishin përkrahur, ne nuk do të gjenim mundësi për të vazhduar më tej” – thotë Adriana. Edhe nxënës nga gjimnazet e tjera i bashkohen fushatës. “Çdokush mund të gjejë mirësinë brenda vetes – e bindur është Adriana. – Duhet të injorojë gjërat materiale dhe të kryejë ndryshimin. Ne jemi të rinj dhe pikërisht neve na takon ta nxisim këtë ndryshim.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..