Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Martin Angellov: “Më pëlqen të kaloj shtigje të pashkelura”

БНР Новини

I riu Martin Angellov ka mbaruar në degën e arkitekturës. I pëlqen të eksperimentoj me gjëra jo të zakonte. “Më bëhet qejfi të kaloj shtigje të pashkelura, të sfidojë jetën – thotë Martin. – Jam i përkushtuar idesë të përmirësoj mjedisin urban. Para disa vitesh ndërmora nismën “biçikleta fluturuese”. Bëhet fjalë për vija ajrore për biçikleta. Para pak kohësh në Kopshtin e Borisit në kryeqytet ngritëm një vijë litari 4 metra larg tokës dhe me gjatësi 40 metrash. Në këtë sport “ajror” biçikletistët përdorin pajisje të posaçme.”Снимка

Aktualisht i riu novator është përqendruar mbi një projekt të ri – gjysmë-biçikletën. Në këtë ide Martin punon së bashku me arkitektin Mihaill Klenov. Tashmë prototipi i gjysmë-biçikletës është gati dhe është punuar prej alumini dhe druri. Peshon mezi 8 kg. Ngitet në pozitë të drejtë dhe jo ulur. Kjo gjysmë-biçikletë është e përshtatshëm më tepër për mjedis urban me infrastrukturë të mirë. Ka vetëm një shpejtësi dhe i ngjan sportit të skive, sepse kthesa merret kur e lëviz trupin në njërin drejtim dhe jo me anë të timonit.

“Është mirë sepse gjysmë-biçikleta mund të ngarkohet në transportin urban dhe të vendoset në dollapin e shtëpisë sqaron i riu Martin. – Kemi ndërmend ta përshtatim atë në bagazhin e automjetit.”Снимка

Shpikja e dy djemve tërhoqi interesin e të huajve dhe ata u xhiruan nga Agjencia “Reuters”. “Discovery” gjithashtu ka treguar interes për këtë projekt. Përmes internetit janë mbledhur 60% nga paratë e nevojshme për prodhimin e serisë së parë të gjysmë-biçikletës. Dy djemtë shpresojnë se deri në fund të verës do të lëshohen në qarkullim modelet e para. Po ashtu kanë dëshirë që gjysmë-biçikleta të jetë prodhim vendas.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD