Shtëpi të vjetra, oborre plot barë të këqija, sheshi i fshatit i privuar nga qeshja e fëmijëve, aty-këtu ndonjë plak që ka mbetur vetëm me kujtimet e veta për rininë dhe me mall për fëmijët që janë larguar... Një tablo të tillë mund të gjejnë në shumë vendbanime në cilin do qoftë kënd të Bullgarisë. Madje edhe në një kënd të tillë të bekuar nga Zoti siç është mali Rodope. Pikërisht këtu në zemrën e këtij mali afër kufirit me Greqinë dhe burimeve të lumit Arda, ndodhet fshati i vogël Gudevica e cila është në rrugë të ringjallet për jetë të re. Forcat vitale vijnë nga një grup të rinjsh të cilët të tërhequr nga magjia e tij fillojnë të njohin si shtëpi të tyre.
“Nuk e kemi zgjedhur. Këto vende ta zgjedhin vet”. Shpjegon Teodor Vasilevi vendimin e vet që të vendosen për banim këtu. Teodori është nga Lugina e Trëndafilave (në mes të Bullgarisë), por para 12 vjetëve rastësisht ka ardhur këtu në fshatin Gudevica. E ka parë godinën e braktisur dhe po thuaj të shembur të shkollës dhe ka vendosur që të ringjall. E ka rinovuar me ndihmën e vullnetarëve dhe në vitin 2006 themelon vatrën popullore “E ardhme – tani”. Ajo kthehet në qendër përmes së cilës burri i ri realizon idenë e tij për arsim jo formal afër natyrës. Vazhdimisht kjo ide tërheq edhe shumë entuziastë të tjerë dhe kështu në Grudevica përsëri vlon jeta.
“Akoma asnjëri prej nesh nuk jeton në Grudevica vazhdimisht 365 ditë gjatë vitit – thotë Teodori. – Njerëzit me mënyrën tonë të jetës nuk mund të qëndrojnë në një vend gjatë tërë vitit. Interesante është që dikur në fshatin kanë jetuar ustallarë – muratorë, që kanë punuar në vende të ndryshme. Për ne kjo mënyrë e jetës është e natyrshme. Për afro 30 veta ky fshat është shtëpia e tyre në të cilën vazhdimisht po kthehemi, po ndërtojmë shtëpi të reja. Siç kuptoni jeta jonë është lidhur me shumë udhëtime si në Bullgari, kështu edhe jashtë shtetit. Ka nevojë që të përmirësohen akoma kushtet për jetë në fshatin tonë. Akoma nuk kemi infrastrukturën e nevojshme, kështu që të mund të jetojmë këtu me fëmijët e vet.”
Ne përpiqemi, që të gjitha plehrat dhe barin e kositur të kthejmë në plehra. Vitin e kaluar provuam edhe me blegtorinë. Kemi kuaj që i rritim me ndihmën e një njeriu vendas, sepse kafshët kërkojnë shumë kohë dhe kujdese.
Grudevica është kthyer në vend tërheqës për të huaj. “Një rumun i cili jeton në Itali erdhi tek ne në vitin 2011. Jetoi dy muaj në kuadrin e programit Shërbimi Vullnetar Evropian. Pastaj shkoi, por u kthye dhe mbeti një vit e gjysmë. Njerëzit e pranuan si pjesë të komunitetit. U jepnin ushqim shtëpiak ai u ndihmonte njerëzve të moshuar. Vazhdimisht ka të huaj që vijnë për 2-3 javë. Gjatë dimrit kishim miq dy italianë. Ata jetojnë në fshat dhe gjatë dimrit kur nuk ka punë udhëtojnë nëpër botë. I duan shumë vendbanime të tilla të vogla. Me banorët vendas bisedonin për teknikat e vjetra bujqësore që tashmë janë humbur në shtetet perëndimore.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: arkiv personal
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..