Në një takim të ministrave të sportit të shteteve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (OBEDZ), i cili u zhvillua në qytetin bullgar Varna pranë Detit të Zi, me iniciativë të Bullgarisë, tematika rinore dhe sporti u bënë për herë të parë politika me prioritet e organizatës.
Pjesëmarrësit diskutuan se si të inkurajohet bashkëpunimi regjional në fushën e politikave rinore dhe si sporti të kontribuojë për rritjen ekonomike dhe punësimin. U shqyrtuan gjithashtu iniciativa për një politikë të përbashkët rinore, duke e vërë theksin te vullnetarizmi, si dhe te iniciativat për ngjarje të përbashkëta sportive në rajon.
Gjatë periudhës së re programore të BE-së /2014-2020/ për programet “Rinia” dhe “Sporti” është parashikuar një rritje e konsiderueshme e buxhetit. Në këtë kontekst përhapja e bashkëpunimit ekonomik të vendeve nga rajoni i Detit të Zi drejt këtyre sektorëve mund të shqyrtohet edhe si themeli i një lidhjeje aktive midis politikës së BE-së dhe politikës regjionale, e cila zhvillohet nga vendet e OBEDZ-së. Qeveria bullgare shpalli që në vetë fillimin e mandatit të saj se është për afrimin e prioriteteve të OBEDZ-së me ato të BE-së.
Takimi i ministrave të sportit në Varna ishte pjesë e programit të kryesisë bullgare sipas parimit të rotacionit të OBEDZ-së dhe koincidoi me një moment të rritjes së tensionit politik në regjion për shkak të krizës ukrainase. Në këtë kontekst takimi është i rëndësishëm jo vetëm për sektorët “Rinia” dhe “Sporti” dhe mund të shqyrtohet edhe si një element prej përpjekjeve për përmirësimin e një situate tepër të tensionuar në regjion. Një pjesë e vendeve, që morën pjesë në takimin e Varnës, kanë pozita krejt të ndryshme sa i përket konfliktit në Ukrainë. Mirëpo kjo i pengoi që ato të hyjnë në një dialog dhe të zënë pozita të të përbashkëta sa i përket politikës për rininë dhe sportin. Pra, ka mundësi për dialog midis tyre, po të ketë vullnet politik për këtë.
Në OBEDZ marrin pjesë Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukraina. Takimi tjetër i ministrave, i cili parashikohet në kuadrin e kryesisë së rotacionit të Bullgarisë, do të mbahet në Bukuresht në nivelin e ministrave të punëve të brendshme.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..