Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Magjistari nga Ozi” në Teatrin Muzikor – një përrallë moderne për rrugën drejt lumturisë

БНР Новини
Foto: Elena Cvetkova

Premiera e fundit përpara pushimeve të verës të Teatrit Muzikor në Sofje është një titull i shumëpritur – “Magjistari nga Ozi” të Harolld Arllën në bazë të përrallës si Liman Frank Baum. Regjisor i shfaqjes është Nina Najdenova, një profesionaliste me një vizion të qartë për mesazhin drejt spektatorëve të vegjël, të mahnitur nga ky art. Ajo pohoj, se më vështirë bëhet teatër për fëmijët. Një sfidë është të vihet krijim i cili ka kaq shumë sqarime të ndryshme dhe interpretime. Kurse varianti filmues është kthyer në etalon, i përcaktuar dhe nga kritikët dhe nga publiku si një nga 10 filmat më të mirë për të gjitha kohërat. Pavarësisht nga kjo, regjisorja pa luhatje është zhytur në mikroklimën e “Magjistarit nga Ozi”, ka grumbulluar energjitë krijuese të kolegëve të vet në një ekip dhe tanimë është fakt një spektakël i mirë.

Снимка“Shpresoj që në të, të tregojmë estetikën dhe stilin, adekuat për fëmijët, të cilët jetojnë në një botë me shumë pajisje digjitale – shpjegon Nina Najdenova. – Vet autori Baum thotë: “ Doja të bëj një përrallë moderne, në të cilën fëmijët të ndihen të lumtur”. Dhe unë i pranova gjërat shumë përzemërsisht – kam djalë i cili është 6 vjeç, por nuk kam kohën e duhur për të. Vështirë i kushtoj vëmendje, sepse punoj në disa vende. I jap llogari vetes, se shumë nga prindërit janë në këtë pozitë. Dua të mund të kthej momentet e lëshuara, por çfarë mënyre më të mirë për këtë nga përralla. Ka gjëra të cilat nuk ka sesi të thuhen – duhet të tregohen. Si fëmijët të kenë kuraje, si të komunikojnë, të duan, si të ndihen gjithmonë në shtëpi. I gjithë mesazhi u formua rreth Baumit dhe heroinës së tij – magjistrica Glinda. Ajo thotë në pijes: “Shtëpia nuk është vendi ku jeton, fle ose ha, por ku ndihesh i sigurt, ke zemër dhe e njeh veten tënde. Në qoftë se e njohim veten, ne gjithmonë jemi në shtëpi, kudo që të jemi!”

Sandra PetrovaSandra Petrova luan rolin e Dorotit. Ajo ka mbaruar mjeshtëri aktori për teatrin e kukullave në Akademinë Kombëtare për Art Teatral dhe Filmor tek profesoresha Dora Ruskova, ajo tanimë ka përvojë në këtë skenë – ka marrë pjesë në 3 premiera. Luan dhe në Teatrin e Kukullave. Sandra është dhe lokaliste e rok grupit “Pi es es”. Babai i saj është këngëtari i operës Nikollaj Petrov, i njohur nga rolet e tij në Teatrin Muzikor dhe në Operën e Sofjes. Me të artistja e re punon mbi interpretimin vokal.

“E thënë sinqerisht gjithmonë kam ëndërruar të luaj Doroti, akoma që në momentin në të cilin fillova të merrem me të kënduar – pohon Sandra Petrova. – Derisa hyja në rol kalova përmes peripecive të ndryshme dhe momenteve interesante. Një prej tyre qe kërkesa e regjisores Doroti të mos të jetë e vogël dhe naive, por të jetë si vajzat e sotme moderne. Ato janë kërkuese, dinë... Donte që ajo të ec jo drejt ëndrrës së vet por drejt qëllimit. Dhe me të vërtetë ja arriti. Shfaqja është një përrallë, e bërë si film3D. Ka multimedie, kostume të mira dhe dekore – çdo një aktor do që të mund të bjerë në këtë botë.”

Снимка“Magjistari nga Ozi” – një spektakël i bukur kanë krijuar në skenën e Teatrit Muzikor në Sofje. Re romantike ndryshojnë me pikturat e fëmijëve, me fushat dhe lulëkuqe. Multimedie ka dhe në fund të skenës, dhe në një dekor transparent me ngjyra përpara aktorëve. Ideja është e skenografit Sallvatore Lijstro nga Italia. Dirigjent i shfaqjes është Igor Bogdanov. Ai tha se, për herë të parë punon me Nina Najdenovën dhe e përcaktoi si regjisore, e cila në mënyrë delikate, por me mjaft guxim hyn në temën muzikore. “Vet ajo është muzikante, prandaj lidhja me prezantimin skenik të krijimit është e mirë”, tha Igor Bogdanov dhe e prezantoi grupin në orkestrinën si simfo-xhaz orkestër. Rreth 50 numra muzikore ka në këtë fantazi, siç e quajti ai.

Kurse heronjtë në skenë ecin në rrugën drejt Magjistarit nga Ozi. Në sallon, djali afër meje pyet – “A janë të vërtetë ata?” Po, e vërtetë është dëshira për çudira, të vërteta janë ëndrrat e ne të gjithëve për një botë më të mirë, të bukur, të shkëlqyer. Botë, në të cilën “Nuk ka asgjë më të tmerrshme nga optimizmi pa kufi,” kjo është një thënie të cilën mund ta shpreh vetëm Magjistarja e keqe nga përralla. “Ata do të nisen bashkërisht” – thotë djali me sy të hapura gjerësisht, sepse beson se, fjala “bashkë” është magjike.

“Për një zemër nuk gjykohet për nga fakti sesa do, por nga kjo sesa e duan të tjerët” – përgjigjen aktorët nga skena.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Elena Cvetkova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një koncert i daulleve japoneze tajko do të kënaqë dashamirësit e muzikës në Sofje

Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..

botuar më 24-11-05 9.10.PD

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD