Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për ndryshimet në Evropën Juglindore – me optimizëm dhe njëkohësisht me nostalgji

БНР Новини
Foto: BGNES

Më 12 e13 qershor në Qendrën Amerikane të Shkencave në Sofje zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare kushtuar përvjetorit të 25-të të rënies së komunizmit. Tema e konferencës është “Jeta pas rënies: në të kaluarën dhe sot në Evropën Juglindore”. Në aktivitet marrin pjesë shkencëtarë nga 10 vende të ndryshme, si nga Ballkani, ashtu dhe nga Gjermania dhe SHBA-ja. Profesoresha Iskra Baeva nga Universiteti i Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” dhe pjesëmarrëse e konferencës sjell më shumë hollësira.

A është e përshtatshme për t’u studiuar periudha e 25 vjetëve të ndryshimeve në Evropën Juglindore?

“Po, është e përshtatshme – deklaroi znj. Baeva. – Unë merrem me histori bashkëkohore dhe jam e mendimit se historianët e kanë të drejtën, bile e kanë për detyrë të analizojnë ngjarjet e jetës bashkëkohore. Një shembull shumë të mirë na ka dhënë historiani Tukidid, i cili në librin “Historia i Luftës së Peloponezit” ka përshkruar ngjarjet ku ka qenë i pranishëm. Ai bile nuk ishte ndarë nga jeta para përfundimit të luftës por ka sjellë analizën më të detajuar për të. Kështu që 25 vjet është një periudhë mjaft e përshtatshme për t’u analizuar. Sepse kumtesat, diskutimet dhe përpjekjet për t’u nxjerrë përfundime për gjendjen aktuale të shoqërisë bullgare me kujtimet para 25 vjetëve do t’i drejtohen realitetit dhe jo të kaluarës.”

Si sot konsiderohet periudha pas komunizmit: si hap drejt lirisë dhe prosperitetit apo si nostalgji për të kaluarën e socializmit?

“Në të dyja variantet. Dhe kjo është krejt normale. Nuk është e rastit se Qendra Amerikane e Shkencave, e cila organizon konferencën, i kushton vëmendje kësaj problematike, sepse ne jetojmë në këtë realitet dhe e kemi vështirë t’i vlerësojmë dy epokat nga distanca. Unë duke qenë shkencëtare do të arrija në këtë përfundim: në shumë drejtime realiteti i sotëm është më i mirë se koha e socializmit. Dhe kjo se ka nostalgji për atë kohë nuk do të thotë se njerëzit duan që socializmi të rikthehet. Ndoshta ka një pjesë të vogël të të moshuarve të cilët e duan atë. Por sepse theksi i studimeve të mia bie mbi brezin e ri unë nuk mendoj se ka të rinj të cilët e duan rikthimin e socializmit. Sot rinia do të përmirësojë realitetin, duke u mbështetur në disa prej dobive të socializmit. P.sh., siguria sociale, punësimi për të gjithë dhe njëkohësisht rinia do të përfitojë nga prosperiteti i demokracisë, i botës së globalizuar.

Cilat janë problemet kryesore në shoqërinë bullgare gjatë kësaj kohe?

“Pa dyshim ndryshimi më pozitiv ka të bëjë me pluralizmin politik, me mundësinë ne t’i zgjedhim pushtetarët. E dimë se në këtë lidhje ka zhgënjim të madh por sigurisht ky është varianti më i mirë se pushteti vetëm i një partie. Ndryshimet e tjera të mëdha janë në fushën e ekonomisë si aplikimi i mekanizmave tregtarë që e bëri tregun bullgar të pasur. Ndërkohë në vitet e tranzicionit u bë deindustrializimi dhe ekonomia bujqësore u copëtua. Tani në treg mund të gjendet çdo gjë por shumë njerëz nuk disponojnë të holla të mjaftueshme. Por sigurisht mundësia për udhëtim dhe arsim kudo në botë është në dobi të të rinjve dhe kjo është pozitivja e tranzicionit.”

Cilat janë shqetësimet tuaja dhe shpresat tuaja lidhur me Bullgarinë?

“Shqetësimet janë shumë. Ata kanë të bëjnë me krizën e rëndë politike ku po gjendemi tashmë një vit e gjysmë. Problemet ekonomike po ashtu lidhur me krizën globale e cila krizë nisi në SHBA dhe preku Bullgarinë. Problemet e lartpërmendura kanë të bëjnë me të gjitha vendet e Evropës Lindore – ringjallja e popullizmit, nacionalizmit dhe të pyetjeve nëse komunitetet etnike në Evropë janë përparësi ose dobësi të vendeve kombëtare. Përparësitë sapo do të shfaqen. Sigurisht duhet të theksojmë se rruga gjatë 25 vjetëve të fundit na e solli lirinë e veprimtarisë politike. Së paku nga pikëpamja ime – ajo e historianes. Në të kaluarën nuk kishim mundësi të bëjmë studime lirisht dhe të nxjerrim përfundime të drejta. Nuk kishim akses tek arkivat. Për ne ky është një hap i madh. Të gjithë ne duam ta përmirësojmë mënyrën tonë të jetesës si në fushën e ekonomisë ashtu dhe në fushën e politikës, pra t’ia rikthejmë Evropës imazhin e vendit më të mirë të jetesës.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD