Zëri i 52 zileve prej bakri dhe 7 gajdeve do të përhapet në vendbanimin piktoresk Pçelina të Bullgarisë Veriperëndimore. Valltarë nga 130 grupe folklorike nga mbarë Bullgaria do të grumbullohen aty. Mysafirët do të kthehen mbrapa në kohë kur Bullgaria ka qenë nën zgjedhje osmane, duke ndjekur ritin e dasmës nga filmi “Koha e ndarjes”. E gjitha kjo do të ndodhë nga data 5 korrik deri më 6 korrik kur afër qytetit Razgrad do të mbahet Tubimi Kombëtar “Ludogorie”. Sivjet është edicioni i tij i tretë. Ideja për këtë aktivitet i përket valltarit Valentin Dimov dhe kolegëve të tij të cilët ia kanë vënë vetes qëllimin të ruajnë traditat bullgare për brezin e ri.
“Ky tubim është i kohës, traditave dhe folklorit – thotë z. Valentin Dimov. – Në dy edicionet e para mysafirët mësuan më shumë rreth riteve të dasmës te bullgarët. Sivjet do të rikrijojmë dasmën e filmit “Koha e ndarjes” dhe mysafirët do të “zhyten” në atmosferën e asaj kohe, do të dëgjojnë zërin e gajdeve dhe zileve dhe do të ndjejnë shijen e qengjit të pjekur.”
Organizatorët do të shtrojnë pesë tryeza, secila me gjatësi nga 80 metra. Në to do të ulen 1000 veta të veshur me kostume popullore nga të gjitha krahinat e Bullgarisë. “Në tryezën e shtruar për dasmën çifti i parë, Viktoria dhe Denisllav do të lidhen në martesë. Vajza merret me gdhendje dhe ka merituar çmimin “Mbrojtësja e traditave bullgare”, kurse djali është gëzoftar dhe po ashtu punon thika. “Kemi porositur 1000 kupa prej balte, 1500 luga prej druri dhe 300 pogaçe. Po ashtu 200 kg djathë dhe gjysmë litër verë – thotë z. Dimov. – Çdo gjë është falas.”
Dasma do të xhirohet nga Televizioni Kombëtar Bullgar. Gjatë aktivitetit do të bëhet provë për rekord – tryezën më të gjatë dasmore në Ballkan. Në tubim do të interpretojnë disa nga këngëtarët tanë më të njohur popullorë dhe do të prezantohen më se 20 artzanate. Mes aktiviteteve të tjera do të ketë shëtitje me fajton, garë kalërimi dhe qitje me hark. Fëmijët do të garojnë në aktivitetin e pikturimit “Vendlindja ime”. Ia vlen të vizitohet Tubimi Kombëtar “Ludogorie”.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..
Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..
Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..