Filloi fushata për zgjedhjet e ardhshme parlamentare përpara afatit në Bullgari, të cilat do të zhvillohen më 5 tetor 2014. Deri tek to u arrit për shkak të mos-rezistencës dhe të shpërbërjes së shumicës drejtuese në parlamentin paraprak Partia Socialiste Bullgare-Lëvizja për të drejtat dhe Liritë-“Ataka” si rezultat të protestave njëvjeçare antiqeveritare dhe besimi i ulët në të ashtuquajturin kabinet-ekspert të Pllamen Oresharskit.
Sipas statutit Zgjedhor, fushata paraelektorale zgjat tamam një muaj përpara datës së votimit dhe përfundon një ditë përpara zhvillimit, sepse atëherë është dita për tu menduar dhe është ndaluar çdo lloj propagande. Të drejtë të marrin pjesë në betejën për pushtet në zgjedhjet e ardhshme morën përgjithësisht 18 parti dhe 7 koalicione, të cilat përbëjnë të gjithë spektrin politik në vend, nga më e majta deri tek më e djathta. Rezultatet nga studimet e agjencive të ndryshme sociologjike në prag të fushatës parazgjedhore tregojnë se, një ndryshim të madh në statukuo nuk pritet. Si tërësi shpërndarja e forcave bazë politike nga vitet e fundit ruhet. Partia e djathtë centriste GERB mbetet prijëse me një përparësi të konsiderueshme përpara koalicionit të majtë që e ndjek rreth Partisë Socialiste bullgare dhe balancuesit të përhershëm deri tani-partia liberale Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e turqve dhe e myslimanëve në Bullgari. Sipas prognozave sociologjike ata me siguri hyjnë në Kuvendin e Ardhshëm Popullor të 43. Nga partitë në parlamentin e mëparshëm, barrierën prej 4% për hyrje në Kuvendin Popullor mbase nuk do të mund ta kaloj vetëm partia nacionaliste “Ataka”. Të dhënat tregojnë se, në parlamentin e ardhshëm mund të hyjnë midis 4 dhe 7-8 parti. Mes tyre përveç 3 partitë drejtuese, do të jenë akoma blloku i djathtë Reformator dhe koalicioni “lara-lara” rreth partisë “Bullgaria pa censurë”, të cilët morën rezultate të mira në zgjedhjet për një Parlament Evropian gjatë muajit maj të këtij viti. Mundësi të kapërcejnë barrierën kanë po kështu partia e re e majtë ABV /Alternativë për rilindjen bullgare/ dhe bashkimi patriotik NFSB-VMRO. Por, nga kjo nuk ndryshon në mënyrë të rëndësishme pamja politike tek ne, mendojnë ekspertët ndaj këtij momenti. Por vizatohet një kundërvënie më e qartë e majtë-e djathtë, si dhe provë për ndryshim të të ashtuquajturit model etnik bullgar përmes përfshirjes së më shumë kandidat-deputetëve mysliman në listat e partive të tjera bullgare jashtë përfaqësuesit të tyre tradicional Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Por, fjalën e fundit për përbërjen e parlamentit të ardhshëm do ta japin më 5 tetor zgjedhësit bullgar.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..