Gjatë mandatit dymujor qeveria teknike e Bullgarisë ka kryer afro 50 për qind ose 30 nga 66 prioritetet dhe detyrat e vëna. Këtë e tha Kryeministri Prof. Georgi Bliznashki në fund të muajit të parë nga caktimi i tij në post. Krahas prioritetit kryesor të qeverisë teknike, pra të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 tetor të këtij viti, kryeministri theksoi nevojën për stabilizimin e sistemeve publike dhe të qeverisjes së vendit. Për këtë qëllim, sipas fjalëve të tij, është bërë revizion i sferave kryesore të qeverisjes, ku janë konstatuar probleme të mëdha. Kryesori ka të bëjë me mungesën e mjeteve për shkak të krizës së rëndë financiare në vend.
Qeveria teknike bën përpjekje për të siguruar pagesat sipas programeve të pezulluara të BE-së në periudhën 2007-2013 përmes dialogut të rifilluar me Komisionin Evropian. Deri më 11 tetor të këtij viti pritet koordinimi përfundimtar me Brukselin në lidhje me programet e reja të BE-së 2014-2020. Pas kryerjes së detyrave, Kryeministri Bliznashki raportoi për Bordin Energjetik. Po ashtu ai u shpreh i bindur se viti i ri shkollor në Bullgari do të fillojë normalisht më 15 shtator megjithë situatën e komplikuar për shkak të përmbytjeve në vend. Për këtë qëllim qeveria ka dhënë 8 mln euro në rajonet e prekura. Për dy nga këto rajone, të prekura nga përmbytja gjatë qershorit, në Bruksel është dërguar formulari për dhënien e ndihmës financiare. Bulgaria ia ka kërkuar BE-së gjithsej 300 mln euro.
Për sa i përket detyrës kuçe të qeverisë teknike Kryeministri Bliznashki nënvizoi se bëhen përpjekje për ditë për përgatitjen normale të procesit zgjedhor në vend. Në këtë lidhje kryeministri theksoi Bordin Qytetar, i cili u krijua posaçërisht për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike dhe transparente. Z. Bliznashki ishte kategorik se listat zgjedhore janë të aktualizuara. Kështu që ka përputhje të plotë midis kartave personale të identitetit dhe pasaportave të lëshuara në Bullgari me listat e votuesve sipas adresës së tyre të përhershme. Kryeministri teknik vuri në dukje se qeveria bën të gjitha përpjekjet e nevojshme për mos blerjen e votave dhe se ka ndërmarrë masa të rrepta për shtypjen e buletineve për zgjedhjet e 5 tetorit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..
Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..