Nga data 3 deri më 9 nëntor në qytetin Pomorie zhvillohet edicioni i 10 i Salloneve kulturore për artin bashkëkohor “Grand Hotel Pomorie”. Radioja Kombëtare Bullgare po kështu merr pjesë në të.
“Kemi edicion pranveror dhe të vjeshtës – tregon drejtori artistik i aktivitetit, Stojko Peev. – Ideologët dhe frymëzuesit kryesorë të salloneve janë znj. Biserka Hënkova – Drejtore ekzekutive e Grand Hotel “Pomorie” dhe z. Rumen Draganov – Kryetar i Këshillit të drejtorëve të hotelit. Atyre u detyrojmë gjithçka. Vitet e fundit për ne, krijuesit e Bullgarisë, janë të vështira, sepse shteti sikur abdikoi në angazhimet saj ndaj nesh. Dhe ne gëzohemi, se ka njerëz, se ka shoqëri private, të cilat mendojnë për artin dhe na zgjatin dorë.”
Në fillim sallonet organizoheshin si plenër për artin bashkëkohor, por shumë shpejtë u shndërruan në një qendër tërheqëse për krijuesit nga sferat e ndryshme të artit. Në to kanë marrë pjesë emra të njohur nga fusha e kulturës si regjisori Rangel Vëllçanov, aktorët Naum Shopov, Cvetana Maneva, Vlladimir Penev, skulptori Georgi Çapkënov, virtuozi i violinës Vasko Vasillev dhe shumë të tjerë. Tani edicioni i tyre i dhjetë jubile do të mbledh të gjithë që kanë marrë pjesë në to gjatë viteve. Ja dhe disa detaje për programin:
“Sot fillojmë me mbrëmje kushtuar Radios Kombëtare Bullgare, më saktë 80 vjetorit të medias – thekson z. Peev. – Drejtpërsëdrejti në eterin e programeve “Horizont” dhe “Hristo Botev” do të shpallen çmimet nga art-projekti i Radios Kombëtare “Radioja dhe komunikimet në shekullin e XXI – ura drejt së ardhmes” nga Drejtori i Përgjithshëm z. Radosllav Jankullov dhe nga akademik Svetlin Rusev, piktor i njohur bullgar. Pas kësaj do të ketë koncert të “Teodosij Spasov Trio”-së. Ky është gjesti ynë ndaj përvjetorit të Radios Kombëtare Bullgare, e cila është partner mediatik i aktivitetit dhe unë mendoj se bashkëpunojmë shumë mirë. Ditën tjetër hapet ekspozita multimediatike “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri – dritë dhe shpirt” – një përulje ndaj piktorit tonë të madh. Ajo është vepër e Fondit Kombëtar të Dhurimit “13 shekuj Bullgaria”. Do të prezantohet nga prof. Gredi Assa, Drejtor ekzekutiv i Fondit. Po këtë ditë do të organizojmë debate me pjesëmarrjen e historianit prof. Bozhidar Dimitrov mbi temën “Turizmi kulturor, mit apo realitet.”
Banorët dhe mysafirët e qytetit Pomorie do të kenë mundësinë të shohin filmin “Khan Asparuh”, kushtuar themeluesit të Bullgarisë buzë lumit Danub, të bisedojnë me regjisorin e tij akad. Ljudmill Stajkov. Në këtë film ai rikrijon personazhin e sundimtarit të madh. Në program është përfshirë edhe mbrëmja poetike e Ljubomir Levçevit, mbajtës i çmimeve prestigjioze ndërkombëtare. Në të do të interpretohen edhe këngë sipas vjershave të tij, do të ketë fjalim edhe një kritik letrar. “Unë gjithashtu do të marrë pjesë, sepse personalisht z. Levçev më ftoi të lexojë vjersha të tij”, vë në dukje Peevi.
Të ftuarit në Sallonet e artit bashkëkohor janë muzikantët spanjoll Lucas Masciano dhe Paco Zarate. Përpara koncertit do të shfaqet filmi i Televizionit Kombëtar Bullgar “Midis qiellit dhe tokës”, kushtuar muzikantit Masciano. Aktiviteti përmbyllës është vernisazhi i piktorëve të njohur bullgarë. Pas mbylljes së Salloneve të artit bashkëkohor ekspozita do të udhëtojë për në qytetin Burgas, ku do të jetë e hapur deri më 15 dhjetor në Galerinë e arteve në qytet.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e..