Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë mund të presim nga vizita e Xhon Kerit në Bullgari tani

Foto: EPA/BGNES
Befasisht në Sofje u njoftuara, jo zyrtarisht, por pa përgënjeshtrim zyrtar, se Sekretari Amerikan i Shteti Xhon Keri do të vizitojë Bullgarinë më 15 janar. Në momentin e shpalljes së vizitës në sajtin e Departamentit të Shtetit të SHBA njoftim për ngjarje të tillë gjatë janarit nuk kishte. Vizita e Xhon Kerit në Sofje pritej, por me siguri diçka e ka përshpejtuar. Duke u mbështetur mbi rendin e ditës të marrëdhënieve të dyanshme, vëzhguesit politikë  mendojnë, se temat më të mundshme të bisedimeve do të jenë kriza në Ukraine, pavarësia energjetike dhe diversifikimi i furnizimeve të gazit për Bullgarinë pas pezullimit të projektit “Rryma Jugore” nga ana e Rusisë. Në këtë kontekst me siguri do të aktualizohet dhe debati për nxjerrjen e gazit shist argjilor në Bullgari, i cili aktualisht është “tabu”. Xhon Keri do të bisedojë në Sofje me Kryeministrin Bojko Borisov dhe me Ministrin e Jashtëm Daniell Mitov. Takimi i tij me Mitovin nuk do të jetë i pari, sepse të dytë biseduan gjatë muajit dhjetor në Bruksel me kërkesë të palës amerikane, atëherë vëzhguesit supozuan, se me siguri është bërë fjala për blerjen e ardhshme të gjuajtësve për nevojat e Ushtrisë Bullgare. Për vizitën e ardhshme të Sekretarit  të Shtetit në Bullgari u bë fjalë që atëherë, por askush nuk mendonte se ajo do të realizohet kaq shpejtë. Vallë, a mos e ka përshpejtuar në ndonjë mënyre atentati tragjik në Paris? Me siguri do të kuptojmë ditën e enjte, më 15 janar – ditë para takimeve të ministrave të jashtëm dhe të brendshëm të BE, në të cilat do të diskutohet kjo temë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD