“Big Banda” bashkon energjinë dhe kreativitetin e muzikantëve dhe të artistëve vizualë, të cilët kanë vendosur të krijojnë një art të tyre në një mënyrë të pavarur dhe të lirë. Ndër detyrat e tyre janë: organizimi i koncerteve, realizimi i incizimeve të ndryshme, kërkimi i krijuesve të rinj etj.
Dy vjet pas krijimit të vet “Big Banda” tashmë është e njohur për provokacionet e saj të ndryshme. Tashmë janë të gatshme dy kompilimet e saj të para “People of Bigbanda”. Promovimi zyrtar ishte më 30 janar në “Sofia Live Club”. Në të ashtuquajturën “Release Party” u paraqitën dy prej grupeve më të mëdha të organizatës: “Popara” dhe “Space Dub Jammers”. Me një interpretim live mori pjesë edhe kampioni botëror i beatbox SkilleR. Një mik i posaçëm ishte DJ Ramzi Herkules.
Dy disqet e para të “Big Bandës” janë mundësia e vetme të dëgjojmë muzikantë të rinj dhe të panjohur nga lejbëli. Organizata është e hapur dhe është duke kërkuar artistë të rinj, që e duan eksperimentin. Në të bëjnë pjesë 36 veta. Ndër ta ka DJ, piktorë etj. Si bashkëpunojnë kaq shumë njerëz? E mësuam këtë nga Stefan Hristov – Mr Smiff:
“Big Banda” është një organizatë e madhe. Nuk kemi udhëheqës, funksionojmë sipas parimit të demokracisë – i marrim vendimet së bashku, duke votuar. Është mirë se ndër ne ka dy veta, që kanë përvojë në lojërat sociale dhe në udhëheqjen e organizatave joqeveritare. Ata na ndihmojnë për t’i koordinuar takimet tona. Të gjithë jemi bashkuar nga një ide dhe pikërisht – të realizojmë muzikë cilësore dhe në të njëjtën kohë të jemi të lirë. Punojmë, që të bëhemi gjithnjë e më shumë, që t’i përkrahim artistët e rinj, që ta zgjerojmë skenën tonë dhe të marrim pjesë në festivale të ndryshme. Në programin tonë është parashikuar krijimi i një albumi më vete nga çdo një pjesëmarrës. Do të vazhdojmë edhe me kompilimet. Nuk është i lehtë krijimi i një disku të tillë. Disa pjesëmarrës punojnë në kushte shtëpiake, por kjo nuk i vështirëson për të shfaqur talentin e tyre. “Big Banda” disponon një studio të madhe, ku çdonjëri ka mundësi të incizojë. E vëmë theksin tek improvizimi. Është diçka e zakonshme që në koncertet tona të dalin 4-5 veta, të cilët nuk kanë pasur repeticione para kësaj, dhe të improvizojnë. I përdorim të gjitha mjetet e stileve të njohura. Na ndihmon përvoja jonë shumëvjeçare në skenën muzikore.”
Disqet e saj të para “Big Banda” i përhapi në koncertet e saj dhe në Djukjan Meloman, kurse në variantin digjital – në internet. Muzikantët kanë pjesëmarrje jo vetëm në kryeqytet, por edhe në Plovdiv, Varna, Burgas, Stara Zagora dhe Veliko Tërnovo. “Dalim edhe jashtë shtetit” – shton Mr Smiff. Para pak kohe ai ishte edhe në Lajpcig dhe Drezden dhe na tha se atje çdo lloj muzike pranohet shumë mirë. “Kur të interpretohet live dhe improvizohet, krijohet një atmosferë speciale dhe vërtetë është shumë e këndshme” – na shpjegon muzikanti. Koncertet e “Big Bandës” nuk kanë skenarë, nuk kanë kufizime të stilit dhe interpretuesit disponojnë një liri të plotë krijuese. “Çdo një herë befasohemi ku na çon muzika dhe shpirti i publikut” – na thotë Mr Smiff.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..