Pasi javën e parë të muajit mars drejtori i FBI Xhejms Komi e vizitoi Bullgarinë, kurse më vonë Kryeministrja Meglena Kuneva bëri një vizitë në SHBA, bisedime në Uashington zhvilloi edhe Ministrja e Punëve të Brendshme e Bullgarisë Rumjana Bëçvarova. Vizita e parë përtej kufirit e Rumjana Bëçvarovës si ministre e brendshme justifikoi një prognozë të Radio Bullgarisë në fillim të marsit, se priten zhvillime të reja në lidhjet dypalëshe të sigurimit.
Megjithëse Bëçvarova është ministre vetëm nga disa ditë, ajo u prit nga disa figura kyçe si Sekretari amerikan i Sigurisë së Brendshme Xhej Xhonsën, nga akuzuesi kryesor federal Lesli Kolduel, nga ndihmës sekretari shtetëror i Zyrës së Sigurisë Diplomatike Gregëri Star, nga ndihmës sekretarja për Evropën dhe Euroazinë Viktoria Njuland, nga koordinatorja i Departamentit Shtetëror të Çështjeve të kundërterrorizmit Tina Kajdanau. Padyshim bashkëpunimi në fushën e sigurisë zhvillohet me tempe shumë të shpejta. Siç duket midis dy vendeve ka një besim shumë të madh sa u përket disa prioriteteve, si luftimi kundër terrorizmit, sigurimi kufitar dhe kiber-sigurimi. Bullgaria dhe SHBA-ja janë shumë larg nga pikëpamja gjeografike, por sigurimi kufitar po fiton një rëndësi gjithnjë e më të madhe në bashkëpunimin e tyre. Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në botë, kjo do të thotë se interesi reciprok, i cili e dikton këtë bashkëpunim, është lidhur me prevencën e trafikimit të luftëtarëve të huaj nga dhe drejt rajoneve të konflikteve, me trafikimin e njerëzve dhe me luftimin e formave të ndryshme të kriminalitetit transkufitar. Me interes të madh për Bullgarinë është që ajo të mund të përdorë të dhënat e Qendrës Kombëtare Kundërterroriste, të Qendrës për Skrining të Terroristëve dhe të akoma një qendre pranë Departamentit të Sigurisë së Brendshme. Lidhur me këtë gjatë vizitës u lidh një marrëveshje speciale.
Nga SHBA-ja Ministrja Bëçvarova u nis për në Kanada. Atje pala bullgare shfaqi një interes të posaçëm ndaj përvojës kanadeze në integrimin e imigrantëve, por iu kushtua një vëmendje speciale, si edhe në SHBA, çështjeve të kontrollit kufitar dhe të parandalimit të trafikimit të luftëtarëve të huaj nga dhe për rajonet e konflikteve. A mund të themi se po formohet diçka më tepër se një bashkëpunim dypalësh mbi këto çështje me shtetet jashtë Atlantikut? Duket logjikshëm, sepse duke pasur parasysh sfidat e reja në botë, bashkëpunimi shumëpalësh në sferën e sigurimit po thellohet gjithnjë e më shumë.Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..