Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Valeri Petrov – punëtori i shprehjes dhe i ndjenjave njerëzore

БНР Новини
Foto: arkiv

Më 22 prill u mbushën 95 vjet nga lindja e Valeri Petrovit. Ai është njëri nga mjeshtrit më të mëdhenjtë të shprehjes bullgare. Pena e Valeri Petrovit ka sjellë shumë përmbledhje me poezi, pjesë për fëmijë dhe për të rritur, skenarë filmash dhe tregimesh. Ky shkrimtar i madhërishëm bullgar u nda nga jeta gjatë verës së 2014-ës, duke lënë pas vetes së tij një pasuri të madhe letrare. Me rastin e përvjetorit të tij në shtypshkronjën “Zahari Stojanov” u botua libri “Vjershat 2007-2013”. Premiera u dha në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në botim janë shkruar mendimet e poetit për kohën ku po jetojmë, duke ironizuar me urtësi të veçantë veten e tij dhe të tjerët. Botimi na shpie në atë lojë fjalësh, shumë karakteristike për poetin, të cilën lojë kritikët e quajnë loja e fjalëve të Valerit. “Kjo është një familje e tërë e qasjeve tek jeta, ku njeriu bën sikur s’ka ndodhur asgjë, sikur nuk i percepton seriozisht gjërat, sepse ndryshe do të bëhet e vështirë. Çfarë thoni ju?” – ka komentuar poeti dikur në intervistat e tij. – Por gjithsesi shkrimi shoqërohet me shumë vështirësi, në kuptimin se kjo është një punë e cila sjell kënaqësi. Në krahasim me disa autorë të tjerë, penën e kam mbajtur kohë të gjatë. Dhe kur njeriut ia del puna, mbushet me gëzim.”

“Valeri Petrovi është njëra nga shtyllat e poezisë bashkëkohore bullgare, dramaturg kinematografik, autor i pjesëve të shkëlqyera, i përrallave për fëmijë, vë në dukje z. Ivan Granitski, shef i shtypshkronjës. – Përkthimet që ka bërë Valeri Petrovi janë të papara. Përkthyesi i Shekspirit nga anglishtja Aleksandër Shurbanov ka shprehur përgëzimin e madh për përkthimet e poetit. Nuk e di a ka njeri tjetër në botë i cili ka sjellë aq shumë përkthime të përkryera. Bile, pas moshës 85-vjeçare Valeri Petrov përktheu dramën “Faust” të Gëtes”.

Në premierën e librit miku i Valerit – Anzhel Vagenshtajn, skenarist dhe shkrimtar tha: “Më e rëndësishmja që Valeri na la trashëgim është mirësia e tij e veçantë, ndjenjat e mira për njeriun në përgjithësi, besimin karakteristik për natyrën e tij, ndonjëherë naiv. Është mirë që njeriu të ketë shpresë se çdo gjë do të shkojë në rregull pavarësisht gjendjes së vështirë në një moment të dhënë. Me Valerin kemi pasur shumë dilema, me përjashtim të një gjëje: nuk kemi dyshuar kurrë as gjatë fashizmit, as gjatë socializmit se fati dhe ëndrrat janë në drejtim të majtë. Takimi me Valerin për mua është më i paharrueshmi në jetë”.

Regjisori Ivan Pavllov, i cili ka xhiruar filma sipas skenarit të Valeri Petrovit komentoi: “Valeri Petrovi është simbol i kulturës, i artit të shekullit të XX-të. Nuk e di a e ka perceptuar atë Valeri, por jam i bindur se krijimtaria e tij do të mbetet dhe në shekullin e XXI-rë”.

Aktori Veli Çaushev, i cili solli recitale sipas veprave të Valeri Petrovit, theksoi:

“Në çdo rresht të tijin, në çdo fjalë të penës së tij, ka dashuri për njeriun, ka urtësi. Dinjiteti më i madh i poezisë së Valeri Petrovit janë ndjenjat njerëzore”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD