Kur ta kthejnë përsëri në klasën e parë për prapësi kjo është dramë për prindërit e tu. Por kur e kthejnë një skuadre futbollistike të rangut si CSKA-ja në klasën e parë, kjo tashmë është dramë jo vetëm për fansat, por për tërë shoqërinë sportive. Skuadra e kuqe nuk qetësohet nga fakti, se edhe një ekipi tjetër të Sofjes – Lokomotivë i është hequr licenca.
Çfarë është situata – për shkak të borxheve në masë prej 30 mln levash, pjesa më e madhe ndaj Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve, CSKA-ja nuk arriti të marrë licencën, ndërsa UEFA i shpalli idetë për shpëtimin e saj nëpërmjet bashkimeve me Lokomotivë Sofje apo Liteks etj. si të parealizueshme. Këto ide në fakt i ndanë fansat e skuadrës ne dy pjesë.
U gjetën dy shpëtimtarë dhe emrat e tyre janë të njohur – biznesmenët Grisha Gançev dhe Vasill Bozhkov. Por lajmi i fundit “i nxehtë” është se, Vasill Bozhkovi hoqi dorë zyrtarisht nga synimi i vet të marrë përsipër mirëmbajtjen e skuadrës CSKA. Dëshira e pronarit të “Nove Holdingut” ishte që “futbollistët e kuqë” të fillojnë nga e para si një shoqëri sportive e re në grupin provincial “A”, në se ajo ekzistuese do të shpallet në falimentim. Pikërisht për këtë arsye ishte bërë regjistrimi i shoqërisë së re CSKA Sofja, por pasi doli në pah ideja tjetër për shërimin e shoqërisë ekzistuese nga biznesmeni Grisha Gançev dhe regjistrimin e saj në grupin “C”, Bozhkovi mori vendimin që të mos startojë projektin e vet. Kështu situata “skizofrenike” disi u normalizua.
Tani aksionet e CSKA-s do t’i kalohen Grisha Gançevit, i cili bashkë me Julian Inxhovin do të marrë përsipër menaxhimin e shoqërisë ekzistuese. Drejtori i tanishëm ekzekutiv i klubit Aleksandër Todorov shpjegoi, se pasi Grisha Gançevi do të angazhohet me tërë punën e klubit nuk ka si ai të mos jetë pronar mazhoritar. Ndërsa në drejtim të rrezikut që vjen nga veprimet e Agjencisë Kombëtare të të Ardhurve, e cila shpalli tender për shitjen e markës “CSKA”, Todorovi shpjegoi, se në qoftë se mbulohet pjesë prej detyrimeve të klubit ndaj Agjencisë, procedura do të ndërpritet. “Për fat të keq kjo procedurë mund të çojë në shfaqjen e 3-4-5 skuadrave me emrin CSKA. Secili do të mund të bëjë një klub me këtë emër. Prandaj jemi të vendosur të rimëkëmbim këtë shoqëri”, tha Todorovi.
CSKA-ja tashmë po bën një seleksionim të zhurmshëm për pjesëmarrjen e saj në grupin “C”. Ish golashënuesi më i mirë i ekipit Hristo Jane , i cili do të jetë trajneri i vjetër i ri, tashmë po zhvillon bisedime për tërheqjen e një sërë futbollistësh, mes të cilëve ka emra të njohur dhe interesant. Ka të ngjarë që CSKA-ja të formojë një ekip për eshalonin e tretë, i cili të jetë shumë më i fortë se ekipet e tjera që do të luajnë në grupin elitar. Kalimi i futbollistëve “të kuq” përmes divizionit të tretë dhe të dytë të futbollit bullgar do të jetë vetëm një formalitet. Për drejtor ekzekutiv të klubit do të emërohet Pllamen Markovi, i cili tashmë ka pasur takim mbi këtë çështje me Grisha Gançevin. Kështu saga rreth “grandit të kuq” gjen një përfundim shpresëdhënës. Me gjithë atë mbetet një shije e hidhur rreth pyetjes – kush, si dhe pse e bëri këtë. Me siguri me kalimin e kohës e vërteta do të dalë në pah, por dhimbja për fansat nuk do të bëhet më e vogël.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..
Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..