Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qyteti Bansko – magjia e së kaluarës

БНР Новини

Pavarësisht se është një qytet relativisht i vogël, Bansko është mes qyteteve tek ne, të cilët kanë kontribuar mjaft për përparimin kulturor të Bullgarisë. Dhe sot rrugët prej kalldrëmi dhe shtëpitë e ruajtura të lashta tregojnë për sipërmarrësinë dhe atdhedashësinë e banuesve të dikurshëm. Dhe akoma – për ndjenjën e tyre ndaj së bukurës.

“Në qoftë se flasim për lindjen e qytetit, deri vonë mendohej se ai është krijuar gjatë shekullit të XIV, që të tregojë rezistencë kundër sundimtarëve osmanë. Dëshmia e parë me shkrim për të është që nga viti 1567 – në një regjistër turk të blegtorëve. Dhe aty për herë të parë përmendet Banskoja si një qytezë me një popullsi krejtësisht të krishterë në luginën e Razllogut” – kështu e fillon tregimin e vet Svetlla Barjakova, drejtoreshë e kompleksit të muzeut të qytetit Bansko. Por studimet arkeologjike në këtë rajon, ve në dukje ajo, zbulojnë vendbanime nga epokat e ndryshme, duke filluar nga epoka e bronzit, të hekurt, nga antikiteti, mesjeta e kështu me radhë.


“Kompleksi i muzeve është i përbërë prej 8 objekteve, të cilat prezantojnë të kaluarën e qytetit Bansko, trashëgiminë e tij të pasur kulturore dhe historike dhe personat e njohur, të cilët kanë lindur këtu. Bansko është mes qyteteve, të cilët kanë dhënë personalitete të njohura, më në veçanti në epokën e Rilindjes. Dua të përmend fjalët e profesorit Ilia Konev, një historian i njohur i letërsisë në Bullgari. Ai thotë se Bansko është qyteti i vetëm në Bullgari, i cili gjatë 3 shekujve të fundit jep nga një personalitet të lartë. Shekulli i XVIII i jep Bullgarisë Paisij Hilendarskin, shekulli i XIX Neofit Rillskin, kurse shekulli i XX poetin e madh Vapcarov.”

Me librin e vet “Istoria sllavjanobërgarska”, të shkruar në Malin e Shenjtë, murgu Paisij vë fillimin e Rilindjes bullgare në vitet e sundimit osman. Duke treguar për të kaluarën e lavdishme të shtetit tonë, ai u imponon besim paraardhësve tanë për një vetëdije kombëtare. Murgu Neofit Rillski ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e arsimit bullgar gjatë shekullit të XIX. Kurse krijimet e poetit të talentuar dhe të dashur Nikolla Vapcarov, i vrarë në vitet e Luftës së Dytë Botërore, janë përkthyer në më shumë se 90 gjuhë. Ai është bullgari i vetëm i dalluar me dekoratë ndërkombëtare për paqe.


“Qyteti Bansko është unikal dhe me faktin se njerëzit këtu, në rrëzat e malit Pirin, gjithmonë kanë synuar drejt së resë, drejt përvetësimit të së paarritshmes. Dhe me qenë se toka përreth nuk është pjellore, njerëzit këtu janë mbajtur kryesisht me artizanat dhe qiraxhisllëk. Qiraxhitë kanë transportuar mallra me kervane nga Trakia Veriore përmes maleve për në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Me kalimin e kohës shumë familje nga qyteti pasurohen dhe krijojnë kantorat e veta tregtare. Dhe gjatë shekullit të XVIII këtu ngrihen fise të fuqishme ekonomikisht. Të fuqishme deri në shkallë të tillë, saqë Haxhi Vëllçoja për shembull, i cili është vëlla i Paisij Hilendarskit, me mjete të veta ndërton të gjithë krahun lindor në Manastirin e Hilendarit dhe krahun jugor në Manastirin e Zografit, që dhe deri më sot quhet Mëhalla e Banskos. Përveç kësaj, ai ka ndërtuar ura nëpër rrugën e karvanëve, hane, ku karvanxhinjtë të mund të pushojnë. Ka dhuruar mjete për kisha, manastire, për çdo gjë lidhur me Bullgarinë dhe frymën bullgare. Njerëzit modernë mund të mëskohen nga dhuruesit gjatë periudhës së Rilindjes.”

Sot për Rilindjen bullgare në qytetin Bansko tregon qendra shpirtërore-historike “Shën Paisij Hilendarski”. Ajo është e ndërtuar në vendin ku ka qenë shtëpia e lindjes e Paisijit dhe të dy vëllezërve të tij – Lavrentij, igumen i Manastirit të Hilendarit dhe Haxhi Vëllço. Në të mund të shikohet kopja e saktë e qelisë së Paisijt në Manastirin e Hilendarit, si dhe rivendosja e kishës “Shën Ivan Rillski” në të cilën murgu ka komunikuar me Zotin. Qendra ka dhe sallë për ekspozita të përkohshme, konferenca, xhirime të filmave, lojëra interaktive për fëmijët.

Mes monumenteve të lashta të kulturës në qytet është dhe shtëpia e lindjes e Neofit Rillskit e cila është kthyer në muze. Në të është vendosur një ekspozitë me letra, fotografi, libra. Shumë mirë e fortifikuar me mure të trasha prej guri dhe vende sekrete është shtëpia e Veljanit. Ajo është dhe shumë e bukur - pronari i saj Veljan Ognev e ka zografuar dhe nga brenda dhe nga jashtë me mbishkrime dhe piktura të bukura. Krijime të shkollës artistike të Banskos mund të vihen re në godinën e metohut të dikurshëm të Rilës. Dy përmbledhje historike-etnografike – në Bansko dhe në qytetin e afërt Dobrinishte, i janë të përkushtuar së kaluarës dhe jetës së njerëzve në këtë krahinë të Bullgarisë. Kuptohet, se jashtë Kompleksit të Muzeut ka shumë se çfarë të shikohet. Është e mjaftueshme të futeni në një nga rrugicat e qytetit të lashtë, që të ndieni magjinë e së kaluarës.


Dhe akoma një gjë tjetër. Kohët e fundit, gjatë përcaktimit të Dekoratave Ballkanike për një industri turistike, bashkia relativisht e vogël Bansko, me rreth 13 mijë banues dhe e shpallur për Kryeqytet Dimëror në Ballkan, mori dekoratë për një destinacion më të mirë të festivaleve. Mbi 50 janë ngjarjet e festivaleve në kalendarin kulturor të bashkisë. Mes tyre janë Xhaz Festi, Bansko Film Fest, Festivali i Muzikës Ballkanike “Bohemi”, “Bansko bijt”, Festivali i Baletit...

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Bashkia e Banskos dhe Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD