Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Smartfoni i ri bullgar me markën “Pravec” garanton karakteristika të mira me çmime të leverdishme

БНР Новини
Foto: pravetz.bg

Pasi në tregun bullgarë u rikthyen kompjuterët me markën e njohur “Pravec”, të rinjtë e firmës prapë provokuan interesin e konsumatorëve me produktin e tyre më të ri – smartfonin. Edhe të tingëllojë në mënyrë të çuditshme interesi ndaj këtij telefoni të urtë është i madh. Menaxheri i shitjeve në Firmën “Pravec” shpjegon se ky telefon është i vetmi i këtij lloji në raportin parametra dhe çmim. Telefoni shitet në treg që prej dy javëve dhe i gëzohet interesit të madh si të bullgarëve, ashtu edhe të huajve. Ai avancon konkurruesit edhe për nga pesha – peshon vetëm 100 gramë. Bateria e tij në rast shfrytëzimi të matur të internetit mund të punojë 2 ditë. Sistemi i operacionit është “Android”. Ekrani është me rezolucion të lartë (HD). Ka mundësi për dy karta SIM dhe një kartë të kujtesës. Smartfoni disponon edhe dy kamera – e përparme me 2 megapixel dhe e prapme me 8 megapixel.

СнимкаGeorgi Barov shpjegon, se shpesh ndodh, që firma t’i përgjigjet pyetjes: “Çfarë është bullgare në këtë telefon “Praveç?”, dhe vazhdon:

“Dizajni është i Firmës, njerëzit, që punojnë në montimin e smarfonit janë bullgarë, rrogat, sigurimet, tatimet dhe fitimet. Pllakat dhe ekrani nuk janë të punuara në Bullgari, sepse tek ne nuk ka një uzinë të tillë. Bëjmë porosi për punimin e tyre sipas dizajnit tonë. Pjesa dërmuese e punimeve kryhet këtu.”

Bateria, ekrani dhe pllakat punohen në Kinë ose në Tajvan.

Megjithëqë shitja e smartfonit filloi para dy javëve, ekipi i Firmës “Pravec” i gëzon interesit të konsumatorëve, gjë që provokon lindjen e një problemi të paparashikuar. Për të zoti Barov shpjegon:

“Problemi më i madh, të cilin e kemi, është se nuk mund t’u kënaqim të gjithë konsumatorëve. Ata dëshirojnë të blejnë smartfonin menjëherë, por tani është e domosdoshme të presin nja një – dy javë. Planifikuam prodhimin e mjaftë copave, por doli që interesi është më i madh, se sa parashikuam.”

Një nga pajisjet e smartfonit është edhe mini-llaptopi/tablet shkollor me markën “Pravec”, i cili është menduar posaçërisht për nxënësit. Ai përbën një llaptop, tastiera e të cilit vihet mbrapa dhe kështu ai duket si tablet. Në të njëjtën kohë është më i lehtë, mezi 800 gramë. Në të ka softuer, i cili lidhet me dërrasat portative shkollore. Kështu atë, që shkruhet në dërrasë mund të shihet në ekranin e tabletit. Për fat të keq në Bullgari ato dërrasa akoma hasen rrallë.

Ekipi që prodhon smartfonin “Pravec” nuk ka ndërmend të konkurrohet me telefonat e tjerë, që shiten në treg. Ai iu shpreson emrit të tij, cilësisë së mirë dhe çmimit të përshtatshëm. Firma bëri propozim, që administrata shtetërore bullgare të pajiset me kompjuterë dhe smartfonë nga kjo markë.

Në kohë të afërte entuziastët e firmës planifikojnë tabletë dhe llaptopë, në të cilët do të luhen lojëra kompjuterike, do të  instalohen softuer suplementarë dhe do të ketë një kujtesë më të gjerë RAM, se sa llaptopët e zakonshëm.

СнимкаPër idetë më të mira, që linden në ekip, Georgi Barovi shpjegon: “Punën e nisëm si një shaka. Menaxheri dhe disa miq të tij vendosën të bëjmë ndonjë produkt bullgar. Pasi ai zbuloi, se marka “Pravec” është e lirë, ai e regjistroi. Përsa iu përket ideve, ato linden rastësisht, ngandonjëherë edhe në një bisedë të zakonshme jashtë zyrës së punës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Luiza Llazarova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD

Helikopteri Mi-2 është "heroi" kryesor i Muzeut të Aviacionit në Burgas në shtator

Muzeu i Aviacionit në Burgas ia kushton muajin shtator një prej ekspozitave të tij të veçanta - helikopterit Mi-2, fluturimi i parë i të cilit ishte më 22 shtator 1961. Të apasionuarit pas aviacionit, banorët dhe turistët e qytetit tonë bregdetar..

botuar më 24-09-15 8.10.PD