Nuk ishte ndonjë befasi e madhekur në fillim të javës së kaluar Bullgaria emitoi një borxh të ri prej afro 2 mlrd eurosh. Për taksapaguesit e zakonshëm ky është thjesht lajm. Ekspertët sikur nuk mbetën të befasuar, sepse Ministri i Financave Vlladisllav Goranov me urtësi e urdhëroi aksionin katër ditë pasi Banka Qendrore Evropiane uli normën e interesit kryesor të refinancimit deri në 0% dhe shpalli një paketë të re të masave stimuluese. Kështu u arrit një fitim i mirë për letrat me vlerë. Totali i borxhit të ri arrin në 1.994 mlrd euro dhe ky është transaksioni më i madh në euro në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, në LM dhe Afrikë deri tani brenda këtij viti – theksojnë nga Ministria e Financave, pa saktësuar a është ky hap i mirë ose i keq.
Me siguri për investitorët është mirë, sepse kërkesat kanë qenë për 3,6 mlrd euro, jo për 2 miliardë të shpallur paraprakisht, që ka çuar në uljen e interesit. Kjo nga ana e tij është mirë për borxhliun d.m.th. për shtetin bullgar dhe taksapaguesit e tij. Me këtë operacion të ri në fakt Ministria e Financave e mbaroi limitin e lejuar nga ligji për borxh në tregjet e jashtme për këtë vit. Tani ka edhe një moment tjetër siç shpjegoi Ministri Goranov – përveç në tregjet ndërkombëtare Ministria e Financave ka parashikuar të marrë borxh në rreth 500 mln euro nga bankat bullgare. Kështu mund të krijohet një fond rezervë i cili të përdoret eventualisht në mbështetje të sektorit financiar i cili aktualisht u është nënshtruar stres testeve.
Siç është shënuar në librat, borxhi nuk është gjithmonë diçka e keqe dhe fatale. Kjo është kështu, kur ai nuk do të përdoret për “mbushjen e gropave” në buxhet apo në sektorë të pa reformuar. Borxhi është një gjë e mirë, kur sjell vlerë të shtuar. Atëherë borxhi shlyhet me mjete të veta dhe jo me borxhe të reja. Kjo ndodhet kur paratë investohen në ekonominë dhe në rritjen e saj. Por, tek ne rasti nuk është i tillë. Na qetësojnë si taksapagues, se kundrejt Produktit të Brendshëm Bruto borxhi bullgar është i ulët. Sivjet ai do të rritet nga 10 në 33 % prej PBB, niveli i lejuar sipas kritereve të BE është 60%.
Por, sipas prognozave të fundit të Drejtorisë së përgjithshme të çështjeve ekonomike dhe financiare pranë Komisionit Evropian, në qoftë se Bullgaria vazhdon me po këtë politikë të deficiteve dhe shlyerjen e tyre me borxhe, ai gjatë 10 vjetëve të ardhshëm do të tejkalojë 40% prej PBB. Ky kërcenim quhet spirali i borxhit. Le të shpresojmë, se ngadalë borxhi bullgar nga barrë do të kthehet në vlerë të shtuar. Për të arritur këtë janë të nevojshme strategji dhe politika të reja.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..