Përjetimet e tua mund të bëhen subjekt i dramaturgjisë. Dhe kjo ndodh në skenë tashmë 40 vjet. Historia e playback teatrit në Bullgari është më e shkurtër – vetëm para tri vjetëve u krijua formacioni i parë i tillë “Këtu dhe Tani”. Emri i tij vjen nga anglishtja: “to play it back” (ta luash atë prapë) – ky është teatër i improvizimit, skenari i të cilit janë historitë e njerëzve nga publiku. Këtu vlerësohet lartë kujtimi personal, përjetimi personal. Fokusi është mbi publikun, mbi njeriun në përgjithësi.
“Cveta Balijska-Sokollova është themeluesja e playback teatrit “Këtu dhe Tani”. Ajo është dirigjentja e tij dhe bullgarja e vetme, që ka studiuar tek krijuesi i këtij lloji të teatrit – Jonathan Fox. Çdo vit ajo shkon në seminare dhe trajnime suplementare – tregon Konstantin Kuçev , muzikanti i formacionit. – Ne jemi të vetmit në Bullgari, të cilët merremi profesionalisht me playback, organizojmë gjithashtu trajnime për njerëzit, të cilët dëshirojnë të krijojnë trupa të tyre.”
Në fillim të një shfaqjeje të tillë ka prezantim të aktorëve në stilin karakteristik për këtë teatër – secili në skenë tregon diçka personale, të tjerët luajnë historinë e tij. Roli i dirigjentit është shimë i rëndësishëm – ai drejton shfaqen, e vë atë në forma të caktuara dramatike. Njerëzit nga publiku fillojnë të tregojnë nga vendet e tyre ngjarje të shkurtra, artistët japin interpretimet e tyre. Pjesa më e rëndësishme është ajo, kur dirigjenti fton në skenë dikë nga publiku për të treguar një histori të vet, duke i ndihmuar atij me pyetje. Disa sekonda pasi njeriu e ka zbuluar para të tjerëve kujtimin e tij, ai vet përcakton rolet dhe artistët e shndërrojnë atë në teatër. Mirëpo qëllimi është që historia të marrë një interpretim të ri, metaforik, të prezantohet nga të paktën një pikëpamje tjetër e re. Kështu treguesi i historisë shikon brenda saj gjëra, të cilat nuk i ka shikuar më parë. Dhe këtu është provokimi kryesor. Efekti për të mund të jetë purifikues nga pikëpamja emocionale, ai mund të përjetojnë një katarsis. Në këtë kuptim teatri playback mund të ketë bile një efekt terapeutik mbi njeriun që e ka përjetuar situatën, derisa për të tjerët shfaqja skenike provokon reflektim të thellë.
“Shumë reale është kjo që ndodh në skenë – vazhdon Konstantin Kuçev. – Hera e parë kur shikova playback dhe aktorët interpretuan një kujtim tim, unë shikova në këtë situatë shumë mundësi të tjera, për të cilat nuk kisha menduar. Gjithmonë mund të gjesh diçka të re për vetveten. Në fakt ky teatër i ngjan shumë dramës psikologjike, mirëpo në të ka publikë. Unë jam muzikanti, i cili krijon muzikën për këtë tregim. Gjithmonë ndiej një lidhje të ngushtë me këtë që ndodh në skenë dhe sa më shumë marr pjesë në shfaqje, kjo lidhje përforcohet. Kompozoj në vend, këtu dhe tani, për njerëzit, të cilët tregojnë kujtimet e tyre.”
Të qeshura, habi, trishtim, të qarë, mosbesim, sqarim – emocionet në çdo një shfaqje janë të shumta dhe përjetimet janë gjithmonë unike. Kurse mundësia që shkurtimisht të shikosh veten në një mënyrë të re, përmes shikimit të të tjerëve, është diçka që ia vlen ta përjetosh. Këtu nuk duhet harruar dhuratën e posaçme – një këngë krejt të re, të kompozuar vetëm për ty, këtu e tani.
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..