Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Incidente skulpturore në galerinë “Vaska Emanuillova”

БНР Новини
3
Foto: Veneta Pavllova

Në galerinë e Sofjes “Vaska Emanuillova”, e cila mban emrin e skulptores së njohur, deri në 21 maj mund të shihen vepra të autorit të ri Stefan Ivanov. Ai merr pjesë në ekspozitë në përgjigje të pyetjes “Si mund të duket skulptura moderne?”. E ka quajtur ekspozitën “Rrethana të paparashikuara”. Atje ai ka bashkuar subjekte të ndryshme, duke kërkuar incidente skulpturore – çdo një prej veprave ka të bëjë me ndonjë veprim – prerje, derdhje etj. Pa dyshim të gjitha veprat bëjnë përshtypje të madhe: shafran i argjendtë, i shtypur me një mengene, petulla prej metali të vendosura para një televizori me ngjyrë trëndafili, tryezë e bukur, që vjen nga muri, një foshnjë e shtrirë ndër kuti konservash në një karrocë pazari... Stefan Ivanov mbështetet te përvoja e stileve më të ndryshme të artit – pop-art, hiper-realizëm etj., që të tregojë se sa të pavarura nga njeriu janë sendet në botën e sotme.

Është kureshtare se ku pas kësaj do të përdoren veprat e ekspozitës...

“Veprat e mia ishin destinuar konkretisht për hapësirën e galerisë “Vaska Emanuillova” – tregon Stefan. – Një pjesë e veprave janë derdhur në dysheme, janë ngjitur në mur, ose kalojnë përmes murit të galerisë. Veprat mund të ekspozohen edhe diku tjetër, por vendi duhet të zgjidhet me vëmendje të madhe. Në rastin konkret unë i krijova veprat, kështu qe ato t’i përshtaten hapësirës në fjalë.”

“Në ekspozitë ne shohim metoda më të ndryshme, shumë përshtypje, të cilat piktori, si një DJ, i përzien duke i shndërruar në objekte, – na tregon kujdestarja e ekspozitës Vlladia Mihajllova. – Ekspozita ka të bëjë me pop-artin, por kjo në fakt nuk është pop-art, bëhet fjalë për të ashtuquajturin “ready made”, që do të thotë objekte të mjedisit të zakonshëm, të cilat nuk janë ndryshuar. Në veprat e Stefanit ka edhe dizjan, sepse skulpturat nuk janë vendosur në postamente, por në mobilie, të cilat janë pjesë e vetë skulpturës. Kjo është një gjuhë e vështirë vizuale, një gjuhë, e cila është njëkohësisht skulpturore dhe piktoreske, një gjuhë dizajneri dhe e artit të lartë.”

Stefan Ivanov merret gjithashtu me skenografi reklamash. Sipas tij, kjo është një punë, që ngjan shumë me atë të skulptorit, sepse në shumicën e rasteve bëhet fjalë për instalime në hapësirë. Ai punon gjithashtu edhe mbi projekte për monedha jubilare numizmatike në Bankën Popullore Bullgare. Tashmë ka krijuar disa monedha të argjendta dhe të arta.

“Vitin e kaluar u pre një monedhë e krijuar nga unë – kjo është një monedhë e artë për Profetin e Shenjtë Ilia, mendoj se ato janë gjithsej 1000 – vë në dukje ai. – Ato janë grupuar në koleksione dhe në këtë seri unë fitova konkursin. Ndërsa në koleksionin për manastiret fitova projektin për Manastirin e Trojanit. Kam krijuar gjithashtu një monedhë prej argjendi, kushtuar përvjetorit të 100-të të ndërtimit të avionëve në Bullgari. E gjithë kjo është shumë e vlershme për mua. Teknika e krijimit të tyre është klasike dhe kjo është njëfarë prove e zotërimit të këtij zanati. Puna me monedhat me vlerë koleksionuese është shumë e vlershme.”

СнимкаLe të shtojmë se Stefan Ivanov ka mbaruar në degën e “Skulpturës” në Akademinë Kombëtare të Arteve Figurative. Ka specializuar në kuadrin e programit “Erazëm” në Poloni, ka marrë pjesë në ekspozita, simpoziume dhe work shope në Bullgari, Greqi, Suedi dhe Turqi.

“Në qoftë se mendojmë për situatën e sotme, do të konstatojmë se të gjithë ne ekzistojmë në një botë, e cila vazhdimisht prodhon imazhe dhe objekte – vë në dukje Vlladia Mihajllova. – Çdo ditë në treg përhapen produkte të reja. Çdo ditë në rrjetet virtuale ka imazhe të reja dhe ato janë kaq shumë se ne nuk mund të orientohemi në këtë botë. Shpejtësia e reflektimit tonë është më e ngadaltë sesa mënyra e riprodhimit të pandërprerë të botës. Dhe pikërisht kjo pozitë më modeste, kur njeriu tashmë nuk është zoti i botës, i cili prodhon, por është pjesë e botës, e cila e rrethon, mund të ndihet në veprat e Stefanit. Ato janë vërtetë unikale në sfondin e ditës së sotme, të sendeve që përdorim, të gjërave që na bëjnë përshtypje. Detyra e artit është që t’i ndajë nga jeta e përditshme dhe t’i tregojë në një mënyrë më të ndryshme. Dhe pikërisht kjo ndodh në galeri.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Veneta Pavllova dhe veg.sghg.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD