Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Udhëtarja e pare bullgare Ljuba Kutinçeva ka fotografi me mbretër, sulltanë dhe maharaxha

БНР Новини

Një bullgare e re ndërmerrte udhëtime deri te vende të largëta në fillim të shekullit të kaluar. “Në vazhdim të disa viteve pata mundësi të udhëtoj në ato vende të largëta, te të cilat synova. Por kësaj here ky udhëtim nuk ishte në krahët e fantazisë së pasur, pornë realitetin më të ashpër – me kërcënime për jetën, me përjetime të rrezikshme, me vuajtje të shumta, me kanosje dhe me shumë lot”, shkruan më vonë udhëtarja. Sot personaliteti i saj nuk është mjaft i njohur dhe është fshehur në mister. Vetëm fotografia e saj bardh e zi zbulon fytyrën e saj të bukur plotë joshje.

EgjiptLjuba Kutinçeva kaloi një rrugë gjembake e shkëmbore deri te bota përrallore të Sirisë, Palestinës, Egjiptit, Abisinit, Irakut, Persisë, Afganistanit, Indisë, Cejlonit, Borneos, Filipineve, Kinës, Japonisë dhe shumë vendeve të tjera të Lindjes së Largët, të mbuluara me mister, misticizëm dhe sekrete të shumta. Ajo filloi të udhëtojë në vitin 1929, por një dekadë më vonë shpirti i saj aventuresk u zbut.

“Ajo nisi të udhëtojë mezi 19 vjeçare, të shoqëruar nga bashkëshorti, dhe bëri përpjekje të dokumentojë të gjitha vendet, përmes të cilëve kalonte – tregon Mihaill Gruev, kryetar i Arkivave Shtetërore. – Ljuba Kutinçeva bënte fotografi dhe i renditi në një leksikon, në të cilin lexohen përkushtime në gjuhën arabe, hindi, pushtu, arameje, japoneze, kineze e kështu me radhë. Sot ato tekste mund të trajtohen edhe si libra shkollorë të gjuhëve të huaja.”

Bullgarja e re brodhi shumë troje dhe dete – të cilët ishin vetëm një ëndërr për shpirtin aventureskë të shumë bashkatdhetarëve të saj. Ajo pati fatin të zbulojë anën e dyfishtë të botës. Si rezultat përjetoi vuajtje të shumta shpirtërore dhe fizike. “Pash realitetin më të ashpër të jetës dhe zbulova akte të ndryshme negative të kryera prej njeriu. Shikova deri ku mund të arrijë keqdashja, lakmia, urrejtja, pasionet më të ulëta”, shkruan ajo në përshkrimin i kushtua Japonisë.

“Ajo u tërhoq nga karizma e prijësve të mëdhenj antikolonialist të asaj epoke – mendon Mihaill Gruev. – Ka fotografi me Mahatma Gandin dhe motrën e tij, me Xhavaharllall Neru. Krahas kësaj ajo ishte feministë, e cila simpatizonte luftën për të drejtat e grave në Botën e Tretë dhe përpiqej që të ndihmonte, duke shkruar për botimet e mëdha perëndimore. Kështu që Ljuba Kutinçeva ishte një grua moderne në kuptimin e sotëm të fjalës.”

Mirëpo, mbetet sekret si Ljuba Kutinçeva arriti të takohet me zyrtarë të lartë, në kompaninë e të cilëve fotografohet si për shembull mbreti i Irakut Fejsal ibn Husajin, sulltanin e Maskatit dhe Omanit Tejmur ibn Fajsall ibn Turki, maharaxhain e Barodës Sajxhirao Gaekvad III dhe shumë të tjerë. Ajo arriti të kalojë pragun e haremeve të paarritshme për njerëz me fe jo myslimane dhe kështu të njihet me fatin e rëndë të grave myslimane. Kudo që të ndodhej ajo u tregonte bashkëbiseduesve për Bullgarinë, për kulturën e saj, interpretonte këngë bullgare. Ajo gjithmonë udhëtonte me një kapelë mbi të cilën shihej trengjyrëshi bullgar.

BisedaLjuba Kutinçeva lindi në qytetin Veliko Tërnovo në vitin 1910. Për fat të keq kjo udhëtare e etshme mbeti e panjohur për shoqërinë. Mezi sot historianët përpiqen të mësojnë më shumë për fatin e saj të pazakonshëm. Atë që dihet është, se e ka prejardhjen nga një farefisi i intelektualëve dhe se mbaroi gjimnazin në qytetin Silistra, i cili në atë kohë ishte nën pushtetin rumun. Më vonë ajo qëndroi për një kohë te xhaxhai në Turqi, ku mbante leksione për Bullgarinë. Ajo zotëronte frëngjishten, rumanishten, turqishten, rusishten. Gjatë një nga udhëtimet mësoi gjuhën arabe dhe atë esperanto. Në vitin 1935 shkoi në Paris që të mësonte gazetari dhe punonte si korrespondente në Le Matin. Në prag të Luftës së Dytë Botërore – me shëndet të prishur dhe pas një mungese dhjetëvjeçare, ajo u kthye në Bullgari. U nda nga jeta në vitin 1998. Nuk ka të dhëna për jetën e saj në kohën e regjimit komunist. Ky është misteri i radhës, të cilën historianët duhet të zbulojnë.

“Nuk ishte persekutuar, sepse patosi i saj deri në luftë ishte prej antikolonialiste, prej feministe, pra në kuptimin e gjerë të fjalës – e majtë, por jo komunist. Kjo në një farë mënyre i jepte privilegji para pushtetit të ri dhe ndoshta u bë shkak që ajo të mos kthehet në një subjekt të reprezaljeve të drejtpërdrejta. Në fakt ajo u zhduk në harresë deri në fund të jetës” – rrëfen Mihaill Gruev.

Në vitin 1968 Ljuba Kutinçeva i dorëzoi arkivin e vet shtetit dhe sot mund të shihet në ekspozitën “Misioni i udhëtarit” e cila u hap në Natën e Muzeve në Agjencinë Shtetërore “Arkiva”.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi nga ekspozita: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD