Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Iva Collova fitoi çmimin TOYP për vullnetar më të shquar të ri

Foto: arkiv personal

Vitin e dytë me radhë u zgjodhën dhjetë personalitetet më të shquara në Bullgari. Ideja e formatit me famë botërore The Outstanding Young Persons është që të dekorohen të rinjtë, të cilët dallohen për vetitë e tyre dhe jepen si shembull. Fituesit në shtetet e veçanta do të garojnë edhe në nivel ndërkombëtar bashkë me personalitete të tjera të tilla nga mbarë bota.

John Kennedy, Henry Kissinger, Elvis Presley, Jackie Chan janë vetëm disa prej personaliteteve të mëdha, të dekoruara me këtë çmim TOYP. Pranë tyre tani radhitet një vajzë 25 vjeçare bullgare, e cila kujdeset për njerëzit nevojtarë te ne. Iva Collova u dekorua në kategorinë “Liderë humanitarë dhe vullnetarë”.

“Isha 17 vjeçare, nxënëse në Gjimnazin e gjuhës gjermane, dhe bashkë me disa shoqe të mia gjatë pushimit të madh në shkollë grumbullonin rroba dhe lodra për jetimoret – na tregon ajo. –Mirëpo, duke i vizituar jetimoret dhe duke folur me fëmijët, na bëri përshtypje se ata nuk u gëzohen kaq shumë dhuratave, por më tepër takimeve dhe komunikimit me ta. Ky ishte dhe shkaku, i cili më bëri për të përkrahur kauza të ndryshme dhe të luftojë për realizimin e tyre.”

Para dy vitesh Iva kuptoi për një fushatë informative, e cila paraqet të rinj me çrregullime të të dëgjuarit, të cilët kanë arritur sukses në profesione të ndryshme, megjithë të metat e tyre. Ky ishte kontakti i saj i parë me fondacionin “Dëgjoje veten”. Vetë Iva ka një kushërirë me çrregullime të të dëgjuarit, por ky nuk ka qenë shkaku për vendimin e saj për t’u bërë vullnetare.

“Komunikimi me njerëzit e shurdhër të mbush me energji pozitive dhe tregon se megjithë të metat e tyre ata janë njerëz si të gjithë të tjerët. E vetmja gjë që u mungon këtyre njerëzve është shansi i barabartë, qasja e barabartë, që të mund të jenë personalitete me të drejta të barabarta.”

Një prej veprimtarive të ndryshme me të cilat Iva është angazhuar është krijimi i një qendre kombëtare për shërbime me gjeste në institucione, spitale, universitete, qendrat tregtare, me qëllim lehtësimin e komunikimit.

“Gjatë 50 viteve të fundit pothuaj nuk ka aktivitete në nivel kombëtar për të shurdhrit– thotë Iva Collova. – Problemi më i madh është luftimi i statukos, luftimi i stereotipave të llojit “Ti je i shurdhër” dhe përkatësisht “Ti nuk mundesh”, “Ti nuk je njeri i plotëvlefshëm” etj. Gjatë të gjitha këtyre viteve njerëzit me çrregullime të të dëgjuarit kanë qenë në hije dhe askush nuk interesohej për ta. Prandaj qëllimi ynë kryesor është që ta ndryshojmë qëndrimin e shoqërisë ndaj këtyre njerëzve dhe kemi gjithnjë e më shumë suksese në këtë drejtim. Na përkrahin aktivisht nga sektori civil, si dhe nga biznesi, gjë për të cilën jemi jashtëzakonisht të lumtur.”

Përveç se do të garojë në konkursin ndërkombëtar TOYP në Kanada, Iva Collova do të jetë edhe delegati bullgar i të rinjve, bashkë me Aleksandra Mirçevën.

“Qëllimi ynë i parë i përbashkët është që të zhvillojmë aktivisht arsimin, sepse nëpërmjet arsimit të rinjtë mund të ecin përpara, duke fituar kualifikime më të ndryshme dhe shumë dituri – na thotë Iva. – Qëllimi ynë i dytë i rëndësishëm është një temë shumë e nxehtë ndër të rinjtë – realizimi i njerëzve të shurdhër në ndërmarrjet e mesme. Jo në vend të fundit ne duam ta vazhdojmë praktikën e mirë të zhvilluar me sukses deri tani nga delegatët e tanishëm të rinj – popullarizimi i qëllimeve për zhvillimin e qëndrueshëm.”

Iva ëndërron për të udhëtuar në borë. Para pak kohe ajo fluturoi me një paraglider dhe ka dëshirë të madhe për ta parë botën përsëri nga lart. Ajo mëson arabisht dhe zhvillon një kompani të vet, e cila ka qëllim për t’i ndihmuar njerëzit me çrregullime që të zhvillohen në disa fusha si marketing, PR, reklamë, menaxhim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD