Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita “Muza dhe modele” në një kryqëzim të artit evropian

БНР Новини
3
Piktor: Masha Zhivkova
Foto: nationalartgallerybg.org

Në galerinë Kombëtare “Kuadrat 500” është hapur ekspozita “Muza dhe modele”, e cila i kushtohet trupit lakuriq të gruas. Një temë e përjetshme në art, por e cila i frymëzon krijuesit që nga periudha e Antikitetit deri më sot. Pas Çlirimit nga sundimi osman, kur ndërtohet shtetformimi i ri bullgar, në Sofje është krijuar një shkollë për Pikturë, e cila më vonë do të rritet në Akademinë e sotme Kombëtare Artistike. Me ndërtimin e këtyre dy institucioneve fillon dhe përgatitja akademike e piktorëve bullgar. Kuratore e ekspozitës është Iskra Trajanova. Ajo ka zgjedhur krijime të mjeshtërve të penës bullgar dhe të huaj nga gjysma e parë të shekullit të 20,krijimet e të cilëve të pikturimit janë një pjesë nga fondi i galerisë.

Në seleksionimin bullgar janë të njohur emra si Nikolla Tanev, Kirill Conev, Deçko Uzunov, Masha Zhivkova, Boris Ivanov, Sulltana Suruzhon, Vera Nedkova...”Por në fakt fillohet me pikturën e Ivan Mërkviçka “Grua e cila lahet”-ve në dukje Iskra Trajanova. Ai ka lindur në Çeki, por ka marrë shtetësi bullgare dhe e konsideron veten si një piktor bullgar. Kështu që ky punim i tij, i cili është i krijuar rreth vitit 1900, shënon fillimin e bisedës sa i përket “Muzave dhe modeleve”.

Zgjedhja e krijimeve, të pikturuara prej piktorëve të huaj, po kështu përfshin artist të njohur: Maurice Brianchon, Maurice Loutreuil, André Favory, Jules Cavaillès, Rollan Udo, Filip Maljavin...

“I gjithë interesi i kuratorëve është i lidhur me 10 piktorë bullgar dhe 10 evropianë, me qenë se krijimet e tyre janë pjesë nga fondi i muzeut-ve në dukje zonja Trajanova. Në fakt, kjo është ekspozita e parë nga vargu i nismave të ngjashme , të cilat do të përfshihen në kuadrin e projektit të ri “Pika e kryqëzimit”, e filluar nga galeria Kombëtare.”

Piktor André Favory
Qëllimi i këtij projekti është të dallohen bashkëveprimet kulturore gjatë takimit të artit të ri bullgar me përvojën artistike evropiane. Dhe gjatë këtij takimi të mund të gjendet me anën e kritikëve të artit pika ndërprerëse aty, ku njihen dhe janë absolutisht të barabartë si piktorët evropian ashtu dhe ata bullgarë, të cilët në fakt janë po kështu evropianë.

“Trupi lakuriq është vetëm shkak për demonstrimin e një pranie të barabartë të piktorëve bullgar në kontekstin evropian, më në veçanti në 40 vjetët nga fillimi i shekullit të 20, kur  piktori tonë tanimë është me një vetëdije mjaft të paraqitur. Ai ka fituar dhe një shkollim mjaft solid akademik jo kudo që të jetë, por në qendrat më të mëdha evropiane. Në fillim Parisi dhe Vjena janë prijëset, më vonë përfshihen Berlini, Firence dhe Roma. Kështu grumbullohet një përvojë mjaft e mirë akademike, e cila fillon të japë frutat e veta në vend”.

Ja sesi në forume prestigjioze evropiane autorë nga Bullgaria dhe nga vendet e tjera në kontinentin e Vjetër tregojnë krijimet e veta njëra afër tjetrës-në Sallonin e të pavarurve , në sallonin “Tjujleri” ose në sallonin e Vjeshtës në Paris. “Këto janë forume shumë të mëdha, të , të mos të flasim për dy pjesëmarrjet e piktorëve bullgar në ekspozitën e Parisit. Njëra është në vitin 1900, tjetra në vitin 1937. Si dhe në bienalen e Venecias. Kështu që piktori bullgar barazohet me kolegun e tij të huaj afirmohet në kontekstin evropian të artit të ri modern”.

Piktor: Jules Cavaillès
Në qoftë se shikojmë jetën tonë bashkëkohore-si sipas kuratores pikturohet një trup lakuriq?

“Ai pikturohet si në antikitetin e lashtë, sepse  aty krijohet i gjithë repertori i proporcioneve. Ai është ai trup ideal i shtrirë thellë tek piktori modern, drejt të cilit ai kthehet vazhdimisht” – përgjithëson Iskra Trajanova.

Ekspozita mund të shikohet deri më 30 tetor.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: nationalartgallerybg.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Zhivko Sedllarski

“Zonjat e çelikut” të skulptorit me famë botërore Zhivko Sedllarski parakalojnë edhe në Bullgari

Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..

botuar më 24-09-21 9.25.PD

Varna pret Festivalin e Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë"

Në Varna hapet Festivali i 42-të i Filmit Artistik Bullgar "Trëndafili i Artë". Në programin konkurrues do të konkurrojnë 15 filma artistikë, 20 filma të shkurtër dhe 5 filma me seri. Hapja është mbrëmjen e 19 shtatorit në Qendrën e Festivalit dhe..

botuar më 24-09-19 1.54.MD

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD