Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Bellçev: Kënga në Bullgari është e gjallë!

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Poeti i madh dhe këngëtar Mihaill Bellçev kohët e fundit shënoi me një koncert të madh ditëlindjen e vet të 70 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje. Në të ai mblodhi shokët e miqtë e vet, interpretues dhe adhurues, që të festojnë bashkë një mbrëmje të shkëlqyer, të përmbushur me poezi të bukur dhe muzikë. Tingëlluan këngët më të mira bullgare në bazë të vjershave të tij, të dashura prej disa brezave. Në krye me Bellçevin nën projektorët qe e gjithë shoqëria e artistëve, të cilët kanë interpretuar krijimet e tij të shkëlqyera gjatë viteve të fundit. Këngë të cilat janë bërë legjenda si “Me ty do të mbetemi të njohur të mirë”, “Mirupafshim, o mik”, “Një varkë në shi”, “Bulevardi”, “Rinia po ikën”, “Mos u vjetërso moj dashuri” dhe shumë të tjera.

Këngët e paharruara në bazë të vjershave të tij kanë kënduar këngëtarët Bogdana Karadoçeva, Jordanka Hristova, Vasill Najdenov, Valldi Totev, grupi “Sinjal”, Ilia Angjellov, Margarita Hranova, Neli Rangjellova, dueti “Riton”, Stefan Dimitrov, “Familia Tonika”, Hajgashod Agasjan e shumë të tjerë.

Suksesi i parë i Mihaill Bellçevit është gjatë vitit 1968 në Festivalin botëror të rinisë dhe të studentëve në Sofje. Ai është mbajtës i nëntë dekoratave nga festivali “Orfeu i artë” ku statujëza e tij e fundit është për një krijimtari të plotë gjatë vitit 1996. Ai është dhe regjisor i spektakleve televizive, është autor i muzikës për shfaqje teatrale dhe filma. Ka shumë përmbledhje vjershash të botuara, mes tyre janë: “Në kohën e gjelave”, “Njeriu për t’u përqafuar”, “Jo çdo gjë është para, o mik” si dhe albumet: “Ku jeni shokë”, “Homologu”, “Një dashuri e vonë”, “E dashura ime” e të tjera. Në fillim të karrierës së vet ai shkruan tekstet dhe muzikën, dhe vet i këndon këngët e tij. Gjatë viteve punon me disa nga kompozitorët më të mirë, kurse gjatë 20 vjetëve të fundit krijon bashkë me bashkëshorten e tij dhe me djalin – Kristina dhe Konstantin Bellçevi.

Për përgatitjet dhe emocionet rreth koncertit si dhe për këngët e veta, të cilat kanë arritur pjekurinë e vet bashkë me të, Mihaill Belçevi tregon:

Koncerti kaloi shkëlqyeshëm. Me ndihmën e kolegëve të mi, miqtë e shokët, të testuar gjatë viteve, mundëm të bëjmë kështu, që njerëzit të harrojnë për pak problemet e veta dhe të ndiejnë veten në mënyrë pak më festive. Afërsish një vit të tërë u përgatitëm për këtë ngjarje dhe tanimë mund të hedh një vështrim drejt festave në lidhje me Krishtlindjen.

Për dashurinë e njerëzve ndaj këngëve të tij, Bellçev shton: “Nga kjo nuk ka më mirë. Recetë për këtë nuk ka . Është e rëndësishme të jesh i sinqertë me njerëzit, të jesh i ndershëm. Spektakli vazhdon dhe pas moshës 70. U kënduan këngë, të cilat kanë përjetuar gjatë viteve. Disa janë të paktën 40 vjeçare, të tjera janë më të reja. Por, pavarësisht nga të gjitha me poezinë dhe me këngën, munda të ekzistoj në jetën e bashkëqytetarëve të mi – në ndarjet e tyre, në dashuritë. Ata më nderuan dhe dëshmuan , se kënga në Bullgari është e gjallë! Kënga e vërtetë. Ajo për kokën.

Krijuesi është ai, i cili është diku lart – vazhdon Mihaill Bellçev. – Unë vetëm e kryej punën time. Mbase jam i përcaktuar të zhvillojë pikërisht këtë veprimtari. E kuptoj, se nuk ka asgjë me porosi dhe asgjë të menduar paraprakisht.

Kur i vjen frymëzimi poetit Bellçev?

Kur të dojë. Nganjëherë nuk vjen, por pavarësisht nga të gjitha mund të kryej punën time. Unë jam një njeri normal dhe çdo një ngjarje jetike më ndikon në ndonjë mënyrë. Mbështetem tek ajo e cila më ka mbajtur gjallë – miqësia, dashuria dhe familja. “Orfeu i artë” qe një festë e madhe për këngën bullgare dhe më vjen keq se nuk ka më një forum kaq të madh e të njohur për këngë. Ne qemë në klasifikimet evropiane në vend të dytë pas “San Remosë”. Ai shkëlqente me floririn e vet. Kodo nëpër botë muzikantët marrin përkrahjen nga shteti. Këtu nocioni për këngën u shtrembërua. Çfarë do të bëj që këtu e tutje? Unë e kam shkruar: “Do të vazhdoj të këndoj deri në momentin tim të fundit të sinqertë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kottarashky prezanton filmin "Kutia e zezë ballkanike" në Berlin

Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..

botuar më 24-11-05 6.10.PD
Pllamena Mangova dhe Rainer Honeck

Një surprizë për publikun bullgar – koncerti i parë i përbashkët i violinistit austriak Rainer Honeck dhe pianistes Pllamena Mangova

Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..

botuar më 24-11-04 7.15.PD

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD