Siç ishte paralajmëruar akoma vitin e kaluar më 7 janar të vitit 2017 u zhvillua mbledhja themeluese e formacionit të ri politik “Po, Bullgaria!”, të lancuar na ish ministri i drejtësisë Hristo Ivanov (i qeverisë së kryeministrit Borisov). Qëllimet kryesore politike të projektit të ri janë garantimi i epërsisë së ligjit dhe drejtësisë efektive, përshpejtimi i ritmeve të zhvillimit të shtetit, përballimi i varfërisë së rëndë, rritja e standardit të jetesës. Këto qëllime morën përkrahje të gjerë shoqërore – për më pak se një muaj projekti tërhoqi 4500 veta anëtarë dhe 90 mijë leva (45 mijë euro) dhuratë. Në të njëjtën kohë themelimi i partisë “Po, Bullgaria” me siguri do të provokojë një ristrukturim të hapësirës së djathtë politike të shtetit. Kjo është një hapësirë që deri tani ishte zënë kryesisht nga koalicioni “Blloku i Reformatorëve”.
Dy ditë para themelimit të partisë së re, lideri i Demokratëve për Bullgarinë e Fortë Radan Kënev shpalli publikisht se formacioni i tij është gati për veprime të përbashkëta me “Po, bullgarinë!” në bazë të qëllimeve të përbashkëta për reformë në drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit. Në të njëjtën ditë, kur lideri i Demokratëve për Bullgarinë e Fortë bëri këtë deklaratë, Bashkimi i Forcave Demokratike përjashtoi nga radhët e veta liderin e organizatës së tij të kryeqytetit Ljuben Petrov për këtë se nuk është dakord me përforcimin e lidhjeve me Lëvizjen “Bullgaria e Qytetarëve” dhe kërkon afrim me Demokratët për Bullgarinë e Fortë. Ka sinjale se Bashkimi Kombëtar Popullor i Bujqve gjithashtu është gati për veprime të përbashkëta me “Po, Bullgarinë!” (bashkimi gjithashtu është pjesë e Bllokut të Reformatorëve).
Qëndrime dhe synime të tilla ka edhe në formacione jashtë Bllokut të Reformatorëve. Partia “Të gjelbrit” nuk fsheh se është gati për një koalicion me projektin e ri të Hristo Ivanovit. Ide të tilla ka edhe Partia DEOS (Lëvizja për Bashkim Evropian dhe Solidaritet).
Për vetë “Po, Bullgarinë!” interesi i treguar për të është diçka e mirë, jo vetëm për shkak të dëshirës për punë të përbashkët në lidhje me zbatimin e qëllimeve të saj. Deri në zgjedhjet parlamentare mbeten më pak se dy muaj dhe për një kohë aq të shkurtër formacioni i ri nuk do të arrijë të krijojë mjaftë struktura të veta. Në këtë kuptim bashkimi me struktura, të cilat tashmë ekzistojnë, do të kompensojë këtë prapambetje.
Mirëpo me shfaqjen e partisë “Po Bullgaria” mundësitë për ristrukturimin e hapësirës politike nuk mbarojnë. Ka komente të lidhura me një bashkëpunim eventual të saj me partinë e afaristit Veselin Mareshki. Në se ky bashkim nuk realizohet sociologët parashikojnë, se partia e Mareshkit do të marrë 5.2% të votave në zgjedhjet e parakohshme. Analizat paraprake të sociologëve tregojnë se një formacion politik i showman-it Sllavi Trifonov mund të marrë 12% të votave.
Studimet e fundit sociologjike nga viti 2016 tregojnë se diferenca elektrorale midis forcave më të mëdha politike – partisë GERB dhe Partisë Socialiste Bullgare ka rënë nën 2%. Për të parën do të votojnë 20.3% të votuesve, për të dytën 18.4%. Patriotët e Bashkuar do të marrin 10.1%, kurse Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë - 6,3%. Ristrukturimi i hapësirës politike që po zhvillohet mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme këto përqindje.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Turqit dhe grekët duan më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër në Qipro Partitë politike greke qipriote dhe turke qipriote u kanë bërë thirrje liderëve të tyre që të hapin më shumë pika kalimi përgjatë Vijës së Gjelbër që ndan Qipron për..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..